Nga: Gjet Ndoj/Europa dhe ballafaqimi me qyteterimin Orjental ne faza dramatike

Nga Pirusti News

Grafiku që shpreh gjendjen aktuale dhe projeksioni I rritjes së popullsisë (kolonëve) muhamedane në Europë.

Në qoftë se Europa deri më sot i ka mbijetuar “dyndjes së popujve” që ju vërsulën asaj me të gjithë forcën e shkatërrimit të tyre, sot emigracioni nga vendet e vendet Arabo- Aziatike, të diktuar nga rreziku i luftërave dhe varfëria e tejskajshme, po shihet gjithnjë e më tepër si “pushtimi i butë”. Sikurse e dimë, pas Rilindjes kulturore e dhe ekonomike e politike të Europës gjatë shekujve XVI-XIX, ndodhën ngjarje transformues e revolucionare të jashtëzakonshme, pikërisht gjatë kësaj periudhe ndodhën revolucionet që transformuan dhe emancipuan shoqëritë e këtyre vendeve, ndodhën zbulimet e mëdha gjeografike, u vendos sistemi demokratik, lulëzoi kultura e shkenca, (Revolucioni industrial) u rrit ekonomia, u fuqizuan shtetet…, si përfundim rilindi një Europë e cila u bë dukshëm kontinenti më i zhvilluar në çdo pikëpamje.

Pas zbulimeve gjeografike u zgjerua dukshëm harta e marrëdhënieve të vendeve europiane me vendet e tjera si me ato aziatike, afrikane, amerikane (u formuan kolonitë që më vonë bëhen shtete) e deri në Australinë e largët. Marrëdhëniet e shteteve europiane (koha e kolonializmit (shek. XVIII- XX) me vendet e lartpërmendura dukej e shfaqej qartë diferenca ne aspektin e zhvillimit ekonomik, kulturor, politik e social, diferenca që reflektonin pabarazinë dhe shpesh edhe konflikte e luftë mes tyre, duke krijuar marrdhënie vasaliteti Metropol-Koloni.

Grafiku i perberjes se Europes ne vitin 2050

Gjatë kësaj marrdhënie të gjatë jo rrallë popullsia e vendeve kolonjale merrej për punë edhe në vendet europiane. Kështu vepruan Anglezët, Francezët, Spanjollët, Holandezët e Belgët, Gjermanët, nordikët etj.Kjo popullsi vinte kryesisht nga vendet arabe, afrikane etj. Ndonëse në fillimet e këtij procesi, kjo popullsi kryesisht e besimit muhamedan, ishte e diskriminuar në raport me europianët vendas, gradualisht me demokratizimin e Europës në tërësi, filluan të fitoheshin shumë të drejta që e bënin statusin e popullsisë së ardhur nga larg shumë më të privilegjuar se popullsia e vendeve te tyre të origjinës.

Kjo ndodhi në shek XX, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, kur Europa njohu zhvillim e demokratizim të panjohur më parë në historinë e njerëzimit. Gjatë kësaj periudhe kur hapësira e lirisë dhe mundësisë për të bërë një jetë të mirë, ritmet e emigrimit nga Lindja drejt Europës u rritën dhe vazhdojnë edhe në ditët tona të jenë gjithnjë e më të larta. Nga ana tjetër, njëherësh në këtë fenomen ndikojnë edhe prapambetja e vendeve nga vijnë, luftërat dhe konfliktet, varfëria etj. Në këtë kuptim vendet europiane dhe amerikano- veriore përbëjnë destinacionin e parajsës së këtyre popujve. Në vitin 2016 shifrat flasin për rreth 37 ose 4,9% milionë muhamedanë në vendet anëtare të BE, ndërkohë që projeksioni i rritjes mbi bazën e ritmit aktual, në vitin 2015 parashikohet të jetë 71 mil = 10%..

-Ndërsa në SHBA sot popullsia myslimane është rreth 3 mln banorë, afërsisht 1%, në 2050 parashikohet të dyfishohet në afro 3 milion banorë, afro 2,1% e popullsisë.

Po cfarë ndodh pasi emigrantët mbërrijnë dhe akomodohen në vendet europiane e amerikano- veriore?

Pasi mbërrijnë dhe akomodohen dhe pasi plotësojnë nevojat bazike e biologjike duke u ushqyer, duke garantuar shërbimet sociale, shëndetësore, arsimore etj, fillojnë e mendojnë edhe për të plotësuar edhe nevojat e tyre shpirtërore, fetare e kulturore artistike. Natyrisht kërkojnë të kenë objektet e tyre të kultit (xhami). Edhe kjo u realizohet, sepse sistemi dhe hapësirat që ai ka në Europë ua garanton këtë, një gjë që në vendet nga kanë ardhur as nuk mund ti shkojë kujt ndërmend që të ndërtojë kisha, sinagoga etj (jo për fajin e tyre, por për shkak të mungesës së demokracisë dhe të sundimit të juntave e diktaturave në ato vende). Për të ruajtur idenditetin e tyre kjo popullsi kryesisht islame, u pëlqen dhe preferojnë të jetojnë e grupohen në lagje qytetesh (geto) –koloni. Në fakt në këto lagje-geto, ruhet fryma etniko- fetare e tyre duke krijuar realitete të ngjashme me vendet e origjinës, çka sipas mendimit tonë e izolojnë me realitetin shumë civil e të përparua në vendet ku janë akomoduar. Gjithësesi edhe kjo është njerëzore dhe e kuptueshme; Por kjo nuk i pengon për të patur të drejtën për tu integruar plotësisht në shoqërinë europiane duke patur të drejta të barabarta për edukim, punësim shëndetësi, të drejta politike për tu zgjedhur e për tu zgjedhur, deri në majat më të larta të politikës e administratës së këtyre vendeve (Obama arriti të zgjidhej Presidenti i shtetit më të madh të botës, apo Kryebashkiaku i Londrës është përkatësi muhamedane); Edhe kjo është normale për një realitet të jashtëzakonshëm qytetërues që ka Amerika dhe Europa sot;

Po çfarë është e vështirë të kuptojmë?

Përtej sa thamë shkurtimisht, pavarësisht nga parajsa që gjejnë në Europë në raport me kushtet e jetesës që ju ofrojnë shtetet e tyre të origjinës, në fund të herës myslimanët që vijnë nga vendet arabo-afrikane nuk ndjehen mirë, janë të autocensuruar, janë të vetë diskriminuar…nuk ju pëlqen kultura europiane dhe ndoshta nuk u pëlqen besimi i krishterë që kanë popujt e vendeve ku mbërrijnë. Shumë individë nga këto lagje- geto, duke mos u ndjerë rehat në ambientet e tyre përballë qytetarëve dhe shteteve europiane e gjejnë kurajon të provojnë të kundërvihen deri edhe duke përdoru dhunë, jo rrallë duke shantazhuar e bërë dhe akte terroriste…, në shumicën e rasteve duke u vetëflijuar. Ka raste që aktet të tilla kryhen edhe nga persona që janë brez i tretë apo dhe i katërt që nga koha e shpërnguljes së gjyshërve të tyre nga vendi i origjinë. Nga ana tjetër në shumë raste militantët frymëzohen ose drejtohen e suportohen nga klikat dhe “aristokracia” e vendeve të origjinës. Po ç’faj kanë qytetarët e Europës para akteve të tilla të njerëzve që prishin sigurinë, duke tronditur sistemin e vlerave qytetërimore dhe jetën e qytetarëve europianë? Çfarë duhet të bëjnë ata përballë këtij kërcënimi? Mos vallë duhet që europianët të konvertohen në myslimanë që të mos goditen?Apo duhet të heqin dorë nga sistemi demokratik që me kaq mundë e gjak kombet europiane e kanë fituar? Pra të ndryshojnë përfundimisht mënyrën europiane të jetesës, ndërsa popujt arabo-aziatikë të bëhen zotër të Europës?

2-Aktet e terrorit dhe reagimi i SHBA dhe shteteve europiane ndaj tyre.

Ky konflikt në thelbin e tij është ballafaqimi mes qytetërimit Europian, në themel të të cilit është besimi dhe doktrina e krishterë, me atë Arabo- Aziatik, në themel të të cilit është doktrina dhe besimi islam. Deri në fundin e shek.XX , kërcënimet dhe aktet e dhunës dhe të terrorit ishin shumë sporadike në Amerikë e në Europë. Por sulmi i 11 shtatorit i vitit 2001 mbi “Kullat Binjake” në New York dhe mbi Pentagon (Uashington) në emër të islamit, solli bashkë me pasojat tragjike (mbi 3 mijë qytetarë të pafajshëm të vrarë) edhe alarmin e të gjithë Botës Perëndimore mbi kërcënimet që cenonin lirinë dhe sigurinë e popujve të tyre.

Më vonë aktet e terrorit filluan të kryhen më shpesh në Amerikë (SHBA dhe Kanada), por veçanërisht në Europë, si psh: Në Francë (Paris, Nice), në Angli, në Bruksel, Gjermani.

-Autorët dhe arsenali i“Ushtrisë së Lindjes”në sulm kundër vendeve Euroatlantike.

Autorët janë njerëz të indoktrinuar dhe të verbuar nga urrejtja, militant që nuk e durojnë e pranojnë realitetin europia, në shumicën e rasteve të stërvitur në kampe stërvitore të ngritura për këtë qëllim. Ndërsa autorët e vërtetë janë klane pushteti dhe grupe pasanikësh, madje dhe qeveri që ekzistojnë në hapësirat e Azisë Perendimore e Afrikën Veriore. Këto klane e grupe e shtete, kanë pasuri të pafundme, për shkak të grabitjes së pasurive të natyrës së vendeve tyre. Nga ana tjetër kjo pasuri përdorët në mënyrë banditeske duke e ndarë me shtete të fuqishme edhe perëndimore, në dobi të pushtetit të tyre. Nga ana tjetër sundimi i këtyre klikave diktatoriale nuk lejon që kjo pasuri të ndahet dhe të përdoret për popullin e tyre, çdo tentativë e popullit për të ngritur krye shtypet me zjarr e me hekur, jo rrallë duke përdorur edhe helme e lëndë kimike ndaj tyre. Varfëria e tejskajshme dhe shtypja e këtyre popujve e bën ekstremisht të vështirë jetën në këto vende të Lindjes së Mesme dhe veri-afrikane. Në këto kushte emigrimi drejt Perëndimit është një fenomen i pandalshëm,

Përveç kësaj, këto shtete e junta një pjesë të pasurisë së tyre e përdorin edhe për të përgatitur njerëz që do të kryejnë akte terroriste në qendra e qytete në Europë e Amerikë. Këto janë konditat që sjellin njëfarë intervenimi nga Lindja drejt Perëndimit. Ka dhe një investim prej disa shteteve nëpërmjet aktiviteteve e veprimtarisë filantropike, si dhe ato të edukimit, ndërtimit të objekteve të kultit muhamedan, tregtisë e shërbimeve në Europën Lindore por dhe në Perëndim. Në tërësi kjo është logjistika dhe strategjia e qarqeve politike me frymë islamike për të intervenuar drejt Europës.

Finalizimi dhe veprimet më efikase mbeten sulmet terroriste.

-Goditjet dhe sulmet kryhen aty ku ka më shumë grumbullime publike si në stadiume, metro, sheshe e bulevarde, salla (kinema, teatro e galeri arti). Mjetet e përdorura të çdollojshme…

– Qëllimi është: Nëpërmjet frikës të nxitet pasiguria e paniku I popullsisë së këtyre vendeve, destabiliteti i rendit e sigurisë publike dhe së fundmi objektivi lidhet me nënshtrimin e gjunjëzimin shteteve Europiane e amerikane prej klaneve e grupeve terroriste.

Si konkluzion mund të themi se në “sulmin e lindjes ndaj Perendimit” bëjnë pjesë: “Ushtria”& emigrantët, militantët, logjistika (Paratë, kamper stërvitore ushtarake). Investimet në kulturë (në arsim, në fe), bamirësi etj.

-Reagimi i shteteve Europiane dhe i SHBA ka qenë i menjëhershëm ndaj akteve teroriste sipas rastit. Janë goditur autorët, madje janë goditur edhe bazat ushtarake të shteteve që mendohet se kanë qenë baza të prapavijavës së sulmeve në Amerikë e Europë. Kështu u sulmua ushtarakisht Avganistani, e Iraku (2001), më vonë u sulmuan bazat ushtarake të Libisë, Sirisë, Egjiptit, duke krijuar njëherësh dhe kushtet për një lëvizje popullore që synonin rrëzimin e diktaturave në vendet e tyre, lëvizje që u pagëzua me emrin “Pranvera Arabe”, etj. Rezultatet në dukje ishin pozitive, por në fakt sa më shumë kalon koha mendojmë se këto goditje sollën më shume pasoja negative. Pasoja më e rëndë konsiston në faktin se me rënien e diktaturave u struktura shtetërore dhe bashkë me të strukturat e sigurisë publike e kombëtare të këtyre vendeve, e themi këtë se pas dobësimit dhe në disa vende edhe të rënies së shteteve, u prishën shumë ekuilibra që është vështirë të rivendosen në atë stad që ishin. U prishën ekuilibra social, fetarë e politikë Brenda këtyre vendeve dhe bashkë me to edhe ekuilibrat gjeopolitike rajonale dhe më gjerë. As qëllimi i dobësimit të sulmeve të militantëve në vendet europiane nuk ndodhi, madje sulmet u shtuan dhe pasiguria në shoqëritë euroatlantike u rrit. Ndoshta reagimi me mjete luftarake I SHBA dhe i shteteve europiane nuk ishte i mjaftueshëm. Prishja e mëtejshme e ekuilibrave mes shoqërisë gjithnjë e më plurale në Europë e Amerikë, po vazhdon në përmasa edhe më shqetësuese.

Bashkëjetesa e popujve të Europës me ato të komunitete të besimit muhamedan (arabe, aziatike dhe afrikane), sot është më në rrezik se asnjëherë më parë.

3-Rishfaqja e Nacionalizmit në Europë dhe dëmtimi e dobësimi I politikave liberale e social-demokrate.

-Perceptimi dhe përjetimi I këtij procesi shqetësues e tronditës po sjell përditë e më shumë rritjen e reagimit të popujve të Europës dhe të Amerikës së Veriut për të shpëtuar nga kjo frikë e ky ankth, që po konsiderohet prej tyre si “Pushtim i Butë”.

Pakënaqësia e popujve ndaj reagimit të pamjaftueshëm të shteteve të tyre për shkak edhe të mundësisë së limituar që kanë qeveritë e këtyre vendeve për shkak të Sistemit shumë demokratik të tyre (Hapsirat e lirisë në Europë e Amerikë po shfrytëzohen nga terroristët , duke cenuar rëndë lirinë e popujve europianë), i ka vënë në lëvizje këta popuj për ta korrigjuar “sistemin politiko-shoqëror”, deri në masën që qeveritë e tyre të jenë me efikase në zmbrapsen dhe frenimin e situatës së krijuar nga “Lagjet-geto” të emigrantëve nga Lindja.

Natyrshëm kjo situatë (me tendencë të përkeqësuar), që ka cënuar rëndë rendin dhe mënyrën europiane të jetesës, po përcakton vendin historik të reagimit dhe të rikthimit të politikave nacionaliste dhe të së “Djathtës” në vendet Europiane.

Në SHBA populli vendosi të shkundë mirë politikën tradicionale të vendit më të fuqishëm në botë, duke zgjedhur Presidentin Donald Tramp. Mesazhet me frymë të theksuar nacionaliste Trampit, si ato të politikave anti emigracion, apo mesazhet politikës së jashtme ku “Amerika do të jetë e para”, duke bërë qoftë edhe hapa mbrapa ndaj konventave që vetë SHBA I kishte nënshkruar, tërhoqën vëmendjen e atij populli për ta mbështetur kandidaturën e tij të pazakontë. Kështu në vend të politikave të ekuilibrit e tolerancës liberale, vetë populli amerikan zgjodhi të ndryshonte duke zgjedhur politikan nacionalist, në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit që nuk ishin më sikurse kishin qenë më parë.

Po kështu ndodhi në Angli ku më parë “Laboristët” e Toni Bler u zëvendësuan nga Konservatorët. Në Francë vitin e kaluar humbën socialistët e presidentit Hland, duke u zëvendësuar nga një nacionalist siç është Makron. Edhe politika gjermanë e përfaqësuar nga Merkel, me politikat e saj ekulibruese, në zgjedhjet e fundit tregoi se po rreshqet ngadalë drejt rrymave politike radikale nacionaliste. Në Itali pranverën që shkoi solli fuqizimin e ekstremizmit të djathtë aq sa imponoi dhe formimin e një qeverie kualicioni. Më parë në Hungari ka fituar bindëshëm krahu nacionalist me qëndrime të ashpra anti- emigracion.Së fundmi kjo erë e re politikës nacionaliste po fryn edhe në vendet nordike si Suedi, Holandë e Danimarkë.Po kështu edhe në Spanjë, Portugali, Irlandë etj.

Pyetja e madhe që kërkon përgjigje është: Çfarë do të ndodhë më tej me këtë ballafaqim popujsh me kulturë, ideologji, besim e mentalitete të ndryshme?

Përgjigjja është e vështirë dhe askush nuk mund ta dijë saktësisht këtë. Megjithatë ne po abstragojmë duke patur parasysh realitetin e shfaqur me të gjithë komponentët dhe tendencat e dinamikës që njohim:

a- Së pari; Një ekstremist radikal nacionalist europian mund të thoshte se ne do ti spastrojmë myslimanët nga Europan, duke siguruar një ambient etnikisht të pastër. Ndërsa një ideolog ekstremist islamik, apo klikat konservatore në pushtet, do të dëshironte e mendonte se gjatë këtij ballafaqimi europianët të hiqnin dorë nga mënyra e tyre e jetesës, duke ju nënshtruar kulturës e besimit islam.

Mendoj e besoj se asnjëra nga këto nuk ka premise të ndodhë, sepse Bota dhe qytetërimi i saj do të kthehej qindar vjet mbrapa, ku bashkëpunimi dhe bashkëjetesa mes popujve me kulturë e qytetërime të ndryeshme do të ndërpritej , duke mbizotëruar luftrat e kaosi mes tyre….

b-Mundësia e dytë; Ka të ngjarë që Europa e Bota po e bëjnë një hap të vogël mbrapa. Shenjat janë që të rikthehet nacionalizmi në Europë si një mënyrë për të shpëtuar nga ajo që thamë më sipër, “Pushtimi I butë”. Forcimi I ndjenjave nacionaliste po dobëson e do të dobësojë akoma më shumë kohezionin mes vetë kombeve europiane, pse jo duke u rishfaqur dhe kontradiktat e konfliktet mes tyre. Ndoshta në një të ardhme të afërt, ose të largët do të dobësohet Bashkimin Europian, deri edhe në dizintegrimin e plotë të tij.

Kjo do të sillte prishjen e ekuilibrave gjeopolitike të Botës dhe prishje të rregullave dhe basshkë me to prishjen e të gjithë “Rendit Botërorë”. Në kushtet e prishjes së këtij “Rendi”, lufta mes shteteve e grup-shteteve do të ishte gati e sigurt, ndërsa shkatërrimet dhe humbjet do të ishin katastrofike.  Natyrisht edhe “Bota arabo- islamike” do të goditej e mund të ishte më e humbura në këtë situatë kaotike për dy arsye:

-E para kanë tokën e pasur me naftë e gaz, ku të gjithë shtetet e mëdha do ta kishin “prenë” e tyre më të preferuar këtë pjesë të Botës.

-E dyta vendet e Azisë Perendimore dhe ato very-afrikane nuk kanë potencial luftarak për tu përballur me Superfuqitë dhe fuqitë e mëdha ushtarake.

c-Mundësia e tretë; Ka një probabilitet tjetër. që Bashkimi Europian dhe qeveritë e vendeve të këtij Bashkimi, të gjejnë forcën e arsyes, sepse e kanë energjinë e mjaftueshme për të ruajtur kohezionin mes tyre duke garantuar vazhdimin, zgjerimin e forcimin e Bashkimit Europian si një garanci për zhvillimin e lirisë, begatisë e lulëzimin e kulturës së popujve europianë, por dhe si garanci më shumë për ruajtjen e stabilitetit dhe të “Rendit Botërorë” në tërësi.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment