Premiera “Shtëpia e Vjetër” realizuar në Përlat nga regjizori Genti Kame, vlerësim nga spektatori mirditas

Nga Pirusti News
1 502 Shikime

Sajmir Strati, Fituesi 11 herë “Guinness”: “Jemi me fat si shqiptarë, që e kemi Mirditën. Kjo ka një arsye që përveç mikpritjes ka një kulturë shumë, shumë të veçantë..”

Regjizori Genti Kame: “Të jesh mirditor ke një mister brenda vetes, ke një histori brenda vehtes, pra ke një mbushje brenda vetes, që pak krahina e kanë.

Ndrec Dedaj: kjo premierë që sapo pamë, vepër e regjizorit me shumë talent Genti Kame, djali i regjizorit të madh Gëzim Kame, njëkohësisht edhe nipi jonë, na u përcollën traditat më të mrekullueshme të popullit shqiptar.

Për disa orë me rradhë në qytetin e Rrëshenit kanë qëndruar në një aktivitet kulturor emra të njohur të artit si fituesi 11 herë i çmimit “Guinness” Saimir Strati, regjizori i mirënjohur i kinematografisë shqitare Genti Kame, piktori nga Rahoveci Fehmi Hoxha, etj. Aktiviteti i sotëm ka nisur me një vizitë në hollin e Qendres Kulturore Mirditë, ku ra në sy një punim në skulpturë, bashkepunim  mes Xhovalin Kaçorri, mjeshtër i dizanjit dhe në pikture me skulptorin e ri Bledar Doda. Në atë instalacion kuruar me element artistikë, është punuar stema e vjetër e Arbrit, e cila është gjetur në Gëziq të Mirditës.

Më pas është kaluar në ndjekjen premierës së filmit “Shtëpia e Vjetër” me regjisor Genti Kame, një film triller, që merret me një lloj qasje të veçantë që u bëhet dokeve dhe zakoneve të mikpritjes malësore, luajtur nga një klas i lartë aktorësh maqedonas dhe shqiptarë. Duhet theksuar fakti se filmi me metrazh të shkurtër në pjesën më të madhe të tij është xhiruar në një kullë të hershme mirditase,të  Fran Dodës nga Përlati, ku 85 vjeçari ishte pjesë e panelit në skenë.

Në fillim Gjergj Marku, moderator i këtij eventi vuri në dukje faktin se Fran Doda megjithëse në kushte jo të mira shëndetësore, vendosi në dispozicion të regjizorit Kame kullën e tij.

Pas ndjekjes me mjaft interes që ju bë kësaj premiere u realizua një bashkbisedim intereant me artistët e ardhur nga Tirana dhe Rahoveci. Në fillim kryetari i bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj, ndër të tjera tha se kjo premierë që sapo pamë, vepër e regjizorit me shumë talent Genti Kame, djali i regjizorit të madh Gëzim Kame, njëkohësisht edhe nipi jonë, na u përcollën traditat më të mrekullueshme të popullit shqiptar. Z. Dedaj ka falenderuar për pjesmarrjen e artistit të madh, z. Sajmir Strati, fitues 11 herë i “Guinness” për mozaikët, Fehmi Hoxhën, piktor nga Rahoveci, duke theksuar se me pjesmarrjen e artistëve të tillë, për ne është një ditë ndryshe.

Regjizori Genti Kame tha se falenderoj për ndihmën e pacmuar të gjthë mirditorët e veçantërisht ata që u impenjuan në mënyrë të drejtpërdrejtë sit ë zotin e shpisë Fran Dodaj e shumë të tjerë. Duke vijuar më tej, Genti Kame tha se Mirdita është frymë, pra mua më ndoqi më tepër sepse kam rrënjë mirditore. Të jesh mirditor ke një mister brenda vetes, ke një histori brenda vehtes, pra ke një mbushje brenda vetes, që pak krahina e kanë. Historia e këtij filmi është shumë e thjeshtë. Kjo e merr spunton nga një legjendë që e kanë ballkanasit në përgjthësi e shqiptarët në veçanti. Është fjala për mikpritjen, pra shkohet deri aty sa ngrihet nga varri për të pritur mikun. Dhe më mirë se në Mirditë nuk kisha se ku ta gjeja.

Ndërsa artisti i mirnjohur i mozaikut, Saimir Strati në përshëndetjen e tij tha se ne jemi me fat si shqiptarë, që e kemi Mirditën. Kjo ka një arsye që përveç mikpritjes ka një kulturë shumë, shumë të veçantë, duke pasur parasysh historinë e Shqipërisë të cilën e kam ndjek, e kam përcjellë prej kohësh.

Ndjehem i privilegjuar se jam këtu në këtë festë, me emër të madh “Festa e Arbrit”

Mjeshtri Strati, fitues i 11 Guinness për mozaikë ka sjellë dhe një punim të tij dhuratë për bashkinë, ndërkohë që stema e bashkisë e punuar ne filigram i është dhuruar nga ana keryebashkiakut Dedaj, ashtu si dhe regjisorit të filmit Kame.

Më pas piktori Fehmi Hoxha ka punuar në mjedise të hapura në akrilik, një punim i cili do t’i dhurohet bashkisë së Mirditës, ashtu siç një punim të tillë, që shton fondin e veprave të artit figurativ në Mirditë.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan