Stema e Arbërit e zbuluar në Gëziq, realizohet mjeshtërisht në skulpturë nga mjeshtri i grafikës Xhovalin Kaçorri, dhe skulptori Bledar Dodaj.

Nga Pirusti News

Kaçorri: “Gjithmonë më ka ngacmuar edhe artistikisht “Stema e Arbrit”. Rasti e solli që në “Festën e Arbrit” të paraqitesha me këtë skulpturë, falë bashkëpunimit me skulptorin e ri mirditor dhe mjaft të apasionuar, Bledar Doda

Të gjithë e dimë se ndër gjetjet më me vlerë, jo vetëm të Mirditës, është Stema e Arbërit e zbuluar në Gëziq, në rrënojat e kishës së vjetër të Ndërfanës. Stema është një shqiponjë me një kokë, me vështrimin djathtas. Së bashku me këtë, është gjetur dhe Mbishkrimi epigrafik i arkitraut të Bazilikës së Shënpremtes së Ndërfanës. Dokumentet, sëpari përmendin Progonin, i cili kishte hedhur themelet e shtetit që në fund të shekullit XII dhe kishte sunduar Arbërinë për 9 vjet, deri në vitin 1199, kur do t’ia linte drejtimin e shtetit djalit tij të madh Gjinit, i cili për gjatë 8 vjetëve sundim do t’a konsolidonte këtë shtet. Më pas është Dhimitri, që po 8 vjet do të jetë në krye të shtetit, deri në vitin 1215, në kulmin e lulëzimit të tij.

E ndërsa stema e gjetur ndodhet në ruajtje të specializuar në Muzeun Historik Kombëtar, e cila peshon 3 kg me përmasa 280 x 445 x 150 mm, shumë piktorë, kuratorë apo grafista janë përpjekur ta realizojnë atë në mënyrën më të përafërt të mundshme.

Realizimi më i fundit i cili duket ndër më cilësorët është realizuar ditët e fundit, për t’u shfaqur në hollin e pallatit të kulturës Rrëshen, në ditën e katërt të festimeve të “Arbrit 2018”. Autorë të këtij instalacioni janë Xhovalin Kaçorri në bashkëpunim me skulptorin e ri e mjaft premtues, Bledar Dodaj.

Istalacioni është ndjekur me mjaft interes nga vizitorë të shumë të ditëve të fundit. Ndër vizitorët më elitarë të mirënjohur në fushën e grafikës dhe mozaikut, fitues 11 herë i “Guinness” Saimir Strati i cili u shpreh me shumë vlerësime për punën e bërë nga dy artistët mirditas.

Vetë autori i stemës më të fundit të Arbrit, Xhovalin Kaçorri u shpreh se gjithmonë më ka ngacmuar edhe artistikisht “Stema e Arbrit”. Rasti e solli që në “Festën e Arbrit” të paraqitesha me këtë skulpture, falë bashkëpunimit me skulptorin e ri mirditor dhe mjaft të apasionuar, Bledar Doda. Ideja e simbolikës arbërore më ka tërhequr prej kohësh, ndaj me këtë simbolikë kam realizuar stemën për uniformat e ekipit të volejbollit, (F) të Minatorit.

Duke vijuar më tej, autori Kaçorri tha se  idesë time për t’u paraqitur në ditën e katërt të festës me një vepër arti, ju pergjigj me kënaqësi skulptori Dodaj i cili dizenjimin tim e trasformoi në skulpturë, ku “ARBRORJA” shfaqet e ‘vjetër’ sa vetë historia e saj historike. Skulptura mori vleresime nga vizitoret e shumtë dhe në menyrë të veçantë nga mjeshtri i madh Saimir Strati dhe piktori kosovar Feho Hoxha, të pranishëm në aktivitetin e sotshëm.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment