Për herë të parë një shteg malor i sigurtë për turistë. Mariane Graf realizon 7 km km hiking në zonën e Rubikut

Nga Pirusti News
1 326 Shikime

Fotot nga Gjergj Marku

Turizmi në Mirditë prej ditës së sotme ka njohur një dimension të ri falë idesë dhe mbështetjes së humanistes së mirënjohur në këto zona, Mariane Graf. Pikërisht sot u bë udhëtimi i parë i markuar me elementë të sigurisë më të lartë, në terrene malore ku ka patur shtigje vetëm për kafshë të egra. Tashmë një turist vendas apo i huaj, mund të marrë malet e Velës me një siguri brenda standarteve ndërkombëtare të sigurisë, jo vetëm nga rrëshqitja e mundshme nëpër gremina, por edhe nga rrufetë apo agjentët atmosferikë të ndryshëm. Shtigjet e rrezikshme janë veshur me gardhe mbrojtës metalikë, vendpushime në ndërtesa të vogla me elemetë izolues etj. Kjo rrugë është e markuar dhe e njohur në sistemin dhe mundësitë që ofron google earth, hartat e tjera turistike të cilat do të jenë të acesueshme nga të interesuarit.

Pikërisht sot në ambientet e Info-Kulla në Rubik është bërë ceremonia e përurimit të shtegut të parë për ecjen në këmbë, në Mirditë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ka qenë kryetari i bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj dhe Mariane Graf. Në prani edhe të skuadrës së hiking Mirdita etj, përgjegjësi i turizmit në bashkinë Mirditë, Nik Nikolli, ka bërë një përshkrim në detaje të këtij shtegu, që nis me Eko Marub-Piktogramet-kalanë antike- Marianne Graf Point- Bulshizë-Kisha e Rubikut, për të përmbyllur rreth 7 km shtegtim në një terren të moderuar, por tejet të pasur në anën panoramike dhe atë trashëgimore në histori dhe kulturë.

Kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj, në përshëndetjes së tij tha se një investim i tillë i parë të këtij lloji, vjen në përputhje të plotë me strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm të Bashkisë Mirditë. Ai tha se tashmë, nëse e kemi të pamundur të kthejmë krenarinë e industrisë së bakrit, kemi mundësinë tjetër të shfrytëzojmë potencialin e jashtëzakonshëm turistik që kemi. Ndaj këtë po bëjmë. E për këtë na është gjendur mikja jonë humaniste Marianne Graf, e cila me projektin e mrekullueshëm të InfoKullës, po na mundëson dhe një qasje të re, praktike dhe konkrete rreth zhvillimit turistik në territor. Ai tha se bashkia ka fituar dhe projektin për avancimin e markimit të shtigjeve me rreth 400 km nga RDPA, ndaj po synojmë inspirimin e atyre banorëve në fshatra, të cilët posedojnë kulla që t’i kthejnë në bujtina turistike, çka do të thotë më shumë prodhim vendas, më shumë vende pune me vetsipërrmarrje.

Edhe Humanistja Graf, tha se ndihet me zemër në këtë projekt, jo thjeshtë si qëllim në vetvete për turizmin, por për t’i bërë të ndërgjegjshëm njerëzit e këtyre zonave me aq shumë probleme ekonomike dhe jetësore, që në këtë vend me mrekulli natyrore e historike, resurse turistike dhe prodhimi, mund të jetohet shumë mirë. Kemi për qëllim që të ndikojmë në komunitete për zhvillimin social të tyre, uljen e papunësisë dhe rritjen e nivelit të jetesës. Të gjithë bashkë mund ta bëjmë këtë gjë, ishte apeli i fortë i Zonjës Graf.

Pra vizitorët dhe të apasionuarit pas ecjes në këmbë në terrene të vështira, por edhe të apasionuarit pas historisë së kësaj treve dhe turizmit mirditas, do të kenë një mundësi më shumë dhe një siguri të lartë në kësi lloj udhëtimesh.

Të gjithë të pranishmit të prirë nga Mariane Graf dhe kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj, kanë udhëtuar rreth 7 km në këto terrene malore, nga të cilat mund të shikohet nga lart një pjesë e Mirditës.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan