“L.K.SH.M (Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë) manifestim letrar e historik kushtuar Gjergj Kastriot-Skenderbeut

Nga Pirusti News
1 211 Shikime

Mr.sc. Murat Ajvazi: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në veprën e historianit zvicran frankofan,  Simonde De Sismondi

I shpallur nga të dy qeveritë shqiptare si “Viti i Gjergj Kastriot-Skendërbeut”, viti 2018 është shoqëruar me aktivitete të shumta mbarëkombëtare si në hapësirën mbarëkombëtare shqiptare, ashtu edhe në vende të ndryshme euroatlantike. Një prej aktiviteteve më të rëndësishme u zhvillua këto ditë në qytetin Iserlohn, në Landin Nordrhein-Westfalen, Gjermani, ku historianë, shkrimtarë dhe poetë zhvilluan një manifestimin letrar e shkencor, ku në fokus ishte vepra e lavdishme e heroit tonë kombëtar. Ky aktivitet u mbajt nga “L.K.SH.M (Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë) e cila drejtohet nga aktivistë të mirnjohur të diasporës si Hasan Qyqalla, Fran Tanushi e të tjerë. Këtë aktivitet e hapi poeti dhe sekretari i kesaj shoqate, z. Fran Tanushi.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte promovimi i Antologjisë poetike “Moti i Madh” i cili ka mbledhur në një botim penda të spikatura të cilat i janë nënshtruar një konkursi serioz, ku më pas u ndanë edhe çmimet përkatëse ku më i rëndësishmi ishte  “Pena e Artë Martin Camaj”, çmim të cilin e mori poeti Musa Jupolli nga Franca.

Në fillim të këtij aktiviteti u mbajt një sesion shkencor kushtuar Gjergj Kastriot-Skenderbeut. Kumtesat i paraqitën historian nga Lezha z. Paulin Zefi, dhe Mr.sc. Murat Ajvazi, nga Zvicra.

Kumtesa e Murat Ajvazit, një studim i mirfilltë që lidhet me paraqitjen e figurës dhe aktivitetit historik të Gjergj Kastriot Skenderbeut nga historiografia zviceriane, përmes historianit të mirnjohur Simode de Sismondi, i cili ka jetuar dhe ushtruar aktivitetin e tij përgjatë viteve 1773 – 1842  në Gjenevë të Zvicrës, u prit me mjaft interes dhe u shoqërua me duartrokitje vlerësuese për punën e tij studimore.

Më poshtë paraqitja e figurës së Gjergj Kastriot-Skënderbeut nga historiani zvicerian Simonde de Sismondi, përgatitur nga studiuesi Murat Ajvazi:

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në veprën e historianit zvicran frankofan,  Simonde De Sismondi

Madhështia e Gjergj Kastriot Skendërbeut dhe e veprës së tij në mbrojtje të kombit shqiptar por edhe vetë Europës, ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e studiuesve të ndryshëm nga e gjithë bota. Kjo vëmendje ka qënë gjithnjë e madhe edhe pse mbi pesë shekuj i kanë lënë vendin nëri-tjetrit. Ajo çfar unë kam vërejtuar me kënaqësi ka të bëjë me faktin se edhe historiografia zviceriane nuk ka mbetur pas në vlerësimin dhe lartësimin e figurës së heroit të kombit të shqiptarëve.

Në këtë rast dua të veçoj historianin e mirënjohur zviceran, Zhan Charls Leonard i cili ka jetuar mes viteve 1773 dhe 1842. Përpra se të dalim te aktiviteti dhe çfar i përcjell historisë së ndritur të Kastriotit historiani Zhan Charls Leonard, le të njihemi shkurtimisht me këtë figurë kombëtare ziceriane, por edhe mik i shqiptarëve.

Simode de Sismondi lindi me 09.05.1773,  në Gjenevë të Zvicrës dhe vdiq me 25.06.1842 në Chene Burg të Gjenevës. Në vitin 1973, në Gjenevë të Zvicrës me rastin e 200 vjetorit të lindjes së tij u mbajt një simpozium kushtuar jetës dhe veprës së tij, për të cilën do të shkruajmë në një punim të rradhës.

Sipas autorit të cekur më lart,  është e njohur se Skënderbeu dhe epoka e tij qenë objekt interesimi të shumë autorëve të huaj në të gjithë botën. Edhe në historiografinë zvicrane personaliteti i Skënderbeut dhe lufta e shqiptarëve kundër sundimit osman kanë qenë dhe do të jenë edhe më tutje në atë masë të secilës historiografi evropiane dhe botrore. Përveç biografive dhe punimeve të tjera të cilën e hartuan autorët e ndryshëm evropianë, mjaft të dhëna interesante gjejmë edhe në punimin e historianit të spër përmendur.

Libri i Sismonde de Sismondi i botuar në fillim të shekullit XIX, me titull “Histoire  des Republiques Italiennes du Moyen Age „ (Historia e Republikave Italiane të mesjetës), është botim në 16 vëllime të botuara në Cyrih. Në këtë libër historiani flet pos të tjerash edhe për qëndresën e shqiptarëve kundër pushtimit osman të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në kohën kur perandoria osmane ishte në kryengritjen më të madhe pushtuese. Këtë luftë në pjesën e veprës së tij e lidh me historinë e shteteve italiane të shekullit XV, të cilat pushtimet osmane e friksuan Evropën.

Evropa sipas këtij autori ishte në gjendje të zymtë ndërsa sundimtarët evropian nuk ndërmerrnin asgjë për ti ndalur pushtimet osmane në ballkan. Ai më tutje kur flet për luftrat tregon edhe për luftrat e Alfonsit, mbret i Napolit, kundër familjes Malatestit të Riminit dhe kundër Gjenovezëve. (revolucioni i Gjenovës, kryenritja e Alfonsit kundër Doge Pierre de Campo Fregoso), e cili u bë vdekja e këtij monarku dhe e karakterit të tij. Ndër tjera shkruante:

“Nuk kishte mbetur asnjë shanc për luftërat të reja në të gjithë Italinë të cilat Alfonsi i Napolit nuk i kishte lejuar të shpërthenin nëpërmejt traktatit të Lodit, dhe nëpërmjet marrëveshjës së firmosur vitin vijues. Ky traktat  parashikonte që Zigismond Malatesti zot i Riminit, Astorre Manfredi zot i Francës dhe Gjenovezët që në atë kohë drejtoheshin nga familja Kampo  Fregozo, të mbeteshin të përjashtuar nga paqja e përgjithshme”.

Megjithatë Alfonsi nuk i sulmoi menjëherë ata të cilët mendohej t`u shpallej luftë. Ai donte t`i jepte popullit të tij një periudhë të qetë, i cili që pas vdekjes së mbretit Zhani II, kishin qenë nën kërcënimin e konflikteve civile dhe të pushtimeve të huaja.  Se sa në rrezik ishte Italia nga lufta qytetare,  për këtë Sismondi shkruante:

“Pregadi (Parlamenti i Venecias) të gjithë fisnikët antarë ishin fshehur në fshatë. Me praninë e  këtij rreziku ku të gjithë kishin frikën e një vdekjeje brutale, llogaritë për një politikë afatgjatë nuk kishin asnjë interes. Po ashtu venecianët në pamundësi për tu sjellë fiorentinasve ndihma në njerëz dhe para të cilët shpresonin për këto të fundit nuk kishin të bënin tjetër, pas pritjeve të gjata vënë të mblidhnin senatin për tu dhënë urdhërat e këtyre ambasadorëve të cilët do të vendosnin në Romë. Ambasadorët u ngarkuan me detyrën për të paralajmëruar papën mbi rrezikun që i kanosej krishterimit nga luftratë që kishin përfshirë Italinë. Ky rrezik ishte pak a shumë si rrezik i Perandorisë turke, nga të cilët mund të pritej pushtimi. Nëse papa nuk do të tërhiqej atëherë zotërit e Venecias, në dakordësi me Perandorinë dhe mbretin e Francës do të refuzonin t`i bindeshin dhe do t`i shpallnin dekretet e tij të padrejtë në një mbledhje të ardhshme të Këshillit. Akuza që i bënin për mbështetjen e projekteve të Mehmetit II, ishte shumë e rëndë. Përparimi i turqve e kishte vënë Italinë në rrezik më shumë se asnjëherë më parë. U vu në dyshim vetë ekzisteca e Venecias sa frika se ushtria e saj do i dorëzohej pa rezistencë armikut të madh të Krishterimit”.

Ky autor shkruan  gjithashtu se: “shqiptarët i bënë ballë sulmeve osmane pa ndihmën e askujt. Ai nuk la pa përmendur edhe fqinjët e parë të shqiptarëve, pra italianët, të cilët nuk luajtën ndonjë rol për t’i ndihmuar Skënderbeut. Ai ndër tjera shkruante :

“Italianët  ishin shikues pasiv të kësaj lufte të madhe i duartrokitnin heroit pa i dhënë ndihmë e cila do t`ia bënte të mundshme të përfitonte nga fitoret e tij. Ata vetë ishin zënë me luftëra të rëndësishme dhe ende nuk mendonin për rrezikun që u kërcënohej drejtëpërsëdrejt`, ( faqe 197).

Ky historian në përmbledhjen e tij sistematike të qëndresës shqiptare është përqëndruara në disa momente më të rëndësishme për fëmijërinë e Skënderbeut dhe marrjen peng të tij, flet për Janosh Huniadin, arritja e Skënderbeut  në Krujë, luftërat e Skënderbeut kundër osmanëve, por dhe identifikon faktin se këto ekspedita osmane cilat i udhëheqi vet sulltan Murati. Autori flet gjithashtu për konfliktin e Skënderbeut me Venedikun dhe për tradhëtin e bashkëpunëtorët të vet Mojsiut dhe Hamzait.

Autori më tutje trajton edhe historinë e Italisë, mardhëniet e Skënderbeut me fqinjët e tij dhe për ndihmën që i dha Skënderbeu për rivendosjen e front të Napolit Ferdinandit.

Simonde mohon ekspeditën e dytë të sulltan Mehmetit në Shqipëri dhe nuk pajtohet as me pohimin e shumë studiuesve të mëhershëm, se sulltan Murati vdiq në Krujë. Autori Simonde ka dhënë edhe një pjesë të fjalimit të Skënderbeut i cili  sillej shumë mirë me ushtarët e tij duke mos fyer asnjërin dhe gjithnjë ishte shembull për të tjerët në luftë dhe ndarjen e plaçkës së luftës etj. Simonde ishte ndër studiuesit me më autoritet të lartë në kohën kur jetoi ndërsa pas vdekjes së tij vepra që la pas vazhdoi të ushtronte ndikim të madh në ribotimet e tij.

Më tej flet për frikën e Venecianëve nga sulltan Mehmeti II, të cilët në fund të vitit 1475, i propozuan sulltanit Paqë. Sulltan Mehmeti kërkoi në shkëmbim që Kruja që bashkë me territoret e tjera që zotëronin Venecianët, ti nënshtrohen pushtetit të tij. Ai kërkoi që ti paguheshin edhe njëqind e pesëdhjet mijë monedha floriri për borxhin e marrë nga administratorët e minierës së gurëve të çmuar dhe për një vjedhje që ishte bërë me autorizimin e Republikës së Venedikut. Këto kërkesa të ashpra nuk u pranuan të gjitha, por i dhanë rrugë përmbylljes së një armpushimi prej 6 muajsh. Gjatë vitit 1476, venecianët nuk reaguan kundër turqëve. Po ashtu ishin jo pak të shqetësuar për pushtimin e turqve në Levant. Çka do të thotë se ky autor është marr edhe me territoret shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut.

Ky autor si bazë mbi të cilën ka mbështetur konstatimet e tij ka shfytëzuar dokumente të ndryshme, botime italiane, franceze dhe gjermane si dhe veprën e historianit shqiptar dhe bashkëkohës i Skënderbeut, Marin Barletin.

Në fund mund të konkuludojmë Sismondi de Sismondi me të dhënat e tij të qarta e të përshkruara me një qëndrim kritik të periudhës së Skënderbeut të bazuara në burime të ndryshme të periudhës në fjalë kanë ushtruar ndikim të pamohueshëm në ruajtjën e kujtimit, afirmimit të Skënderbeut në Zvicër e më gjërë në historinë e gjithmbarshme të Europës të shekullit XV – XVI.

Shënim: Ky punim është pjesë nga punimi i librit në dorëshkrim: Skënderbeu në historiografinë zvicerane.

 

 

 

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan