Grupi i valleve mirditase të koreografit Fran Gjergji, përshëndetje me numra artistikë në “Takimet e Gjeçovit”.

Nga Pirusti News

Në edicionin e 47-të të manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor që njihet me emërtimin “Takimet e Gjeçovit”, i cili organizohet nga shoqata “Shtjefën Gjeçovi” ka përshëndetur edhe një grup vallesh nga Mirdita. Janë djem dhe vajza kryesisht nga Rubiku por edhe nga Rrësheni që prej vitesh trainohen mjeshtërisht nga koreografi i mirënjohur Fran Gjergji. Numrat artistikë të grupit mirditas janë ndjekur me vemendje nga dhe duartrokitur gjatë nga qindra të pranishmëm të shumtë në Zym të Hasit, në Kosovë.

 

“Takimet e Gjeçovit” kanë një traditë të gjatë plot 47 vite, takime që mbledhin personalitete të shquara kulturore, publike e fetare nga hapësirat mbarëshqiptare.

Sipas gazetaeprizreni.net këtë vit, manifestimi i është kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, duke përkujtuar 550 vjetorin e rënies së tij, ku mes tjerash kishte aktivitete të ndryshme si ekspozitë punimesh, ushqime tradicionale dhe performanca artistike.

Në sesionin kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kanë ligjëruar  Musa Ahmeti,  Etleva Lala, Anton N. Berisha, Bedri Muhadri dhe  Prend Buzhala.

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe nënkryetari i Komunës, Eshref Memaj, i cili uroi organizatorët për këtë manifestim dhe vlerësoi lartë përkushtimin e këtij edicioni për heroin kombëtar.

Gjithashtu u bë edhe hapja e muzeut të artisteve të para në Kosovë. Po ashtu hapja e shtëpisë muze te artistes së parë femër në Kosovë, Katarina Josipi, ishte një tjetër ngjarje me rëndësi në ditën e parë të  “Takimeve të Gjeqovit”.

Manifestimi do të vazhdojë edhe të shtunën me performancë të shoqërive kulturo-artistike, vënien e gurthemelit të përmendores së Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe orës letrare “Anton Pashku”.

 

Pergatiti: A. Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment