Nga Agim Picaku/Mirdita shtetformuese,nga major Preng Jaku tek gjeneral Aleksander Lleshi.

Nga Pirusti News

Problemi themelor i shtetit modern shqiptar, e këtu bëhet fjalë për periudhën 1920-2018 ka qenë dhe mbetet shtrirja e autoritetit të shtetit dhe kontrolli i teritorit në mbarë teritorin e Republikës së Shqipërisë. Në vitin 1921, kur shteti shqiptar kishte probleme të mëdha me njohjen ndërkombëtare, sigurimin e kufijve dhe shtypjen e separatizmit e të irredentizmit të bajraktarëve e krerëve të Shqipërisë nga veriu në jug, koha thirri në skenë Major Preng Jakun djaloshin trim e ushtarakun e talentuar nga Bulgëri i Mirditës.

Ai edhe pse në kushte tepër të rënda e kreu më së miri detyrën që i ishte besuar. Ai neutralizoi kryengritje e rrebelime tepër të rrezikëshme për shtetin shqiptar dhe ekzistencën e tij. Terenc Toçi na rrëfen se; në momentin që Ahmet Zogu ish kryeministër në atë kohë, sapo mori vesh për vrasjen e Majorit të shquar e të mikut të tij të ngushtë Preng Jakut, qau me dënesë e sipas zakonit shqiptar u mbyll në një dhomë duke vajtuar për humbjen e këtij Mirditori heroik i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shtetformimit shqiptar.

Sot, pas gati një shekulli, historia e ka thirrur në skenë Gjeneral Aleksandër Lleshin. Problematika e shtetit shqiptar është e rëndë dhe në dukje të parë e pa kapërcyeshme. Bandat politike e ato ordinere,droga, krimi e trafiqet lulëzojnë si të ishin të mbjella në kopshtin Eden. Aleksandër Lleshi nuk është ftuar për në dasëm. Ai është thirrur siç janë thirrur gjithmonë Mirditorët në betejat e mëdha kur atdheut i kërcënohet rreziku. Ai është thirrur për ta udhëhequr këtë betejë jo si një oficer, major apo kolonel, por si një Gjeneral gradën e të cilit e ka merituar plotësisht me punën, dijet e përkushtimin e tij. Kjo është një betejë e vështirë,si ato luftërat ku gërshetohet metoda guerile me ato betejat në fushë të hapur. Jam i bindur se Aleksandër Lleshi, Gjenerali që deri tani i ka fituar të gjitha betejat, nuk do ta njohë humbjen.

Faleminderit Mirdita ime,që i jep kombit shqiptar në momentet e tij më të vështira bijt e tu të shquar!

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment