Mons. Zef Oroshi, në “Tue përkujtue Fishtën”, shuan çdo hamendësim mbi origjinën mirditase të Fishtës

Nga Pirusti News
2 162 Shikime

Kol Paci, sipas Mons. Zef Oroshit: «Fisi i im-tha-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni»

“Tue përkujtue Fishtën”, titullohet dëshmia e klerikut atdhetar, Mons. Zef Oroshi, mbi origjinën e At Gjergj Fishtës (1871-1940) nga Mirdita, dëshmi e konfirmuar nga vete At Gjergj Fishta, te miku i tij Mons. Z.Oroshi në Romë në vitin 1939. Dy vite më vonë (1941) edhe plaku fisnik Kol Paci në fshatin Domgjon i Mirditës, të cilin Z.Oroshi e quan të parin e Fishtës, në shenjë metaforike, si autokton i fisit te origjinës së Fishtës, shkrim i botuar ne revistën patriotike-kulturore, “Shejzat” 1-2 në vitin 1962, Romë, f.21., revistë e drejtuar nga Prof. Ernest Koliqi dhe Dr. Martin Camaj, që ishin miq të Mons. Zef Oroshit. Në letrën e tij , të botuar në këtë revistë, Zef Oroshi, cek kontaktin e parë me At Gjergj Fishtën dhe kur i tregon se ishte nga Mirdita. “Edhe unë nga ai vend jam, trojet e të parëve, nuk i kam shitë as falë”, i konfirmon At Gjergj Fishta, Dom Zef Oroshit, i cili dy vite më vonë shkon në Domgjon të Mirditës, së bashku me famulltarin e Kishës së Shën Markut ne Fand, Dom Nikoll Lulin, shkojne per te taku ose me u pjek (siç ceket në shkrim) me te parin e Fishtes Kol Pacin. Këtu jep edhe një përshkrim të detajuar për Kol Pacin si një burrë fisnik, të rrafshtë e të matur, të cilit kur i përmenden Fishtën, nisi me dredh mustakët në shenjë krenarie të meritueshme. Ai dëshmon para Zef Oroshit, de fisi i tij në Fishtë u themelua nga dy djem të shtëpisë së ver, të cilet ranë fillimisht në atë vend, duke kërkuar vrri për gjënë e gjallë(e ka fjalën për gjyshin e Fishtës, Simonin e Ndoc Pacit dhe kushëririn e tij Lleshin, te cilët ranë nga Domgjoni në Fishtë rreth viteve 1800 për fushim dhe ushqim për bagëtinë). Kol Paci cek në dëshminë e tij se familjarët e ramë në Fishtë, disa vera erdhen për verime(në Domgjon), por më vone u shkëputën(shkaku i vështirësive dhe problematikave të kohës), e Kol Paci vazhdon:… “e pra ktu i kane trojet e vjetra (ne Domgjon) asni send nuk kanë shit, as te egër e as te bute, vetem aso kohe e me sot, kemi mbete te ndame pa pleq e pa pleqni (nuk kanë ndarë asgjë midis tyre, vetëm se i ndau largësia dhe vështirësitë e kohës). Kol Paci ka ndërruar jetë në vitin 1951, i njohur në Domgjon dhe në krahinën e Fanit, si patriot e përkrahës i lëvizjeve të Fan S. Nolit. Pikërisht për këtë arsye ai u arrestua dhe u burgos nga xhandarmëria e A.Zogut në qytetin e Shkodës dhe fotot e historiku i veprimtarisë së Kol Pacit kanë qenë të ekspozuara për disa vite në Muzeun e qytetit të Lezhës dhe në Muzeun e Domgjonit në Mirditë. Ndërsa Mons. Zef Oroshi, i arratisur nga Shqipëria, u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndërroj jetë në vitin 1989. Ishte një atdhetar i kulluar dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare, nuk reshti kurrë duke shkruar e promovuar figurën emblematike të At Gjergj Fishtën, dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij, ka drejtuar revisten “Jeta Katolike” etj.


*Më poshtë vijon shkrimi i Mons. Zef Oroshit, në revistën “Shejzat, 1-2, Romë, 1962, f.21
.

“Tue përkujtue Fishtën”, nga Mons. Zef Oroshi.

Të dashtunit Prof. Ernest Koliqi, P. Danjel Gjeçaj e Dr. Martin Camaj.

“Dishroj të ju falnderoj për grishjen dhe për shënimin e emnit tim në Komitetin e nderit me rasën e «Perkujtimit» të Poetit tanë Kombtar, At Gjergj Fishtës, në nandëdhetëvjetoren e lindjes së Ti. Më vjen keq që, marrë me udhtimet e misjonit tim, herë me fryt e herë pa fryt, nuk paçë mundësijë m’U a ndihmue nji fyshek në këte punë kaq shëjte, patriotike e, ma së forti, kaq antikomuniste. At Fishten e kam njoftë qyshë i vogel, por me komunikue shpirt-nisht me të më ra, shpesh, vetem në vjetin 1939 kur u gjet per do kohë në Kolegjen e Shën Antonit, në via Merulana, në Romë. Ishe edhe un student në Romë e shkoshe shpesh m’e pa. Aty më dhuroi të gjitha vepra e tija çka kishte me vedi, me autografe. Nder tjerat ed’ne «Gomari i Babatasit», pjesë II, botue nder ato ditë, ku shtoi me dorë të vet vjerrshat qe, per rrethana të ndryshme, botuesat i kishin lanë jashtë, me rreshta pikash. Tue shkrue, më kujtohet se tregoi njifarë shqetsimi kundra sish sepse nuk e kishin lanë si ishte dorëshkrimi. Kur i tregova se ishe nga Mirdita: «Edhe un nga ai vend jam — tha — e trojet e të parëve nuk i kam shitë as falë». Dy vjet ma vonë më ra me shkue në Domgjon (Fand) për çashtje apostullimi e, bashkë me famullitarin e vendit, atëherë D. Nikoll Luli, shkuem me u pjekë me të parin e fisit t’At Fishtës.

Quhej Kol Paci. Nji burr shtat mesatar, gjoksin e gjanë ‘e shllung me lesh, vetulla të mdhaja, ballin e naltë, me ’i kuvend rrashtë e të matun, kund, nja gjashtëdhetë vjeç. Kur i permendme At Gjergjin, nisi disi me dredhë mustakët si në shej krenijet të meritueshme. «Fisi i im-tha-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni». Nga fiset të tjera të Fandit mbahej fis autokton. Shtëpijë bujare besnike e e urtë”.

Nga: Paulin Zefi

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan