Mirdita, Mirditë..!, Nga Miho Gjini “Mjeshtër i Madh”

Nga Pirusti News
1 254 Shikime

(Hamendësim për disa toponime të hershme), botuar në Revista “Mirdita” nr. 20.

Kush është Miho Gjini.

“Mjeshtri i Madh” Miho Gjini ka lindur në Piqeras Himarë në vitin 1938. Pasi për shumë kohë angazhohet si amator në teatrin e Gjirokastrës, mbaron shkollën e lartë për aktor në Universitetin e Lartë të Arteve “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet si regjizor në teatrin “Skampa” në Elbasan, kryeredaktor i revistave, “Teatri ” dhe “Estrada”, e më pas për 12 vite në drejtorinë e artit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kulurës, të atyre viteve. Për pikpamje liberale, rruga e tij devijon drejt internimit në Minierën e Qymyrgurit Memaliaj” e të burgjeve të Tepelenës, Spaçit e të Ballshit, me etiketimin standart Armik i Popullit”, për agjitacion e propogandë, dhe për minimin e rrëzimin e pushtetit.  Lirohet nga burgu me amnistinë e vitit 1982, por, do të vuajë edhe 10 vjet të tjera nën presionin e luftës së klasave në punë të rënda krahu. Me të rënë rregjimi i kaluar, Miho Gjini vendoset ne Greqi ku jeton edhe sot. Edhe pse jeta e tij është ndarë mes burgut dhe emigracionit, deri më tani ai ka 30 vepra të rëndësishme letrare ku veçohet “Shtëpia në rrota” botur në Greqi ku edhe ka marrë vlerësime të shumta, por edhe disa botime te tjera. Është themelues dhe drejtues për shumë vite i Lidhjes së Shkrimtareve e Artistëve Shqiptare në Greqi (Litter-Art), ndërsa paralelisht edhe kryeredaktor i një reviste me karakter letraro-artistik (Revistën “Pegas”). Presidenti i Republikës z. Bamir Topi i ka akorduar titullin e lartë “Mjeshtër i Madh.

“MIRDITA MIRDITË” Nga Miho Gjini, -Studiues Arti, Shkrimtar e Publicist Athinë.

I nisur nga disa toponime të herëshme të fshatit tim Piqeras, në bregdetin midis Sarandës e Himarës, mendja më ka shkuar thellë në historinë e qenies të disa banorëve të vendosur këtu shekuj më parë. Lëvizje grupimesh të mëdha e të vogla, qoftë si individe, familje e fise të veçanta, në periudha të ndryshme historike, flasin për çvendosje e krijime vend-banimesh të reja, ku asimilimi në banorë të tjerë, kanë krijuar bashkësi e fshatra të tjera e janë njësuar e harmonizuar, duke ruajtur po ato emra familjarësh e toponimesh të tyre, prej vendit a fisit nga kanë ardhur, në bashkësinë ku janë vendosur me banorët e tjerë autoktonë në shekujt pararendës. Hamendësimi i këtij fenomeni të njohur, më kanë çuar në meditacionin se edhe disa toponime në fshatin Piqeras, e kanë prejardhjen nga zona e veriut të Shqipërisë dhe se, përafrojnë me ato të Mirditës , ku edhe kam shkuar disa herë e m’a kanë përforcuar e bërë me reale këtë hamendje.

Duke filluar që me mbiemrin tim, Gjini, e duke shkuar në disa mbiemra të tjerë si: Gjoni, Nikaj, Deda, Mëhilli, LLeshi, Gjivogli, Pali, Voda etj, po edhe nga disa toponime vendesh si Dedëgjoni (që presupozon një vend që duhet të ketë qenë në pronësine e dy vëllezërve Deda e Gjoni). Apo emërtimi i një burimi 450 vjeçar që edhe sot quhet “Kroi i Gjine”, në një pronësi të 4 vëlllezerve Gjini dhe të ndërtuar me një hark gurësh-Portal-, prej një ustai nga familja Nikaj. Në të njëjtën kohë, ështe fakt historik, se edhe i biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni, e gjeti mbështetjen e vet në Himarë, para se të shkonte në bregun përballë, në Itali. E gjitha kjo ka ndodhur fill pas rrethimit të tretë të Krujës dhe pushtimit Osman të shekullit 15, që do të vazhdonte nga errësira pesëshekullore.

Banorë të atyre zonave të përafërta të lira që nuk e donin dhe e urrenin këtë pushtim, kanë lëvizur pjesërisht apo më shumë, në drejtimin jugor, ku rezistenca kundër këtij pushtimi ka qenë më e madhe e ka vazhduar që të jetë e lirë apo pjeseërisht e lirë, me me pak privacione , si rezultat I rezistencës anti osmane dhe kryengritjeve te gjithëhershme që kanë vazhduar pa ndërprerje , deri në sigurimin e të drejtave e të njëfarë pavarësie….Po edhe me mbrapa, me shtimin e kësaj dhune, mjaft banorë të fshatit Piqeras, që përbënin 19 familje, emigruan në Itali, pikërisht në vitin 1743 dhe krijuan fshatin Villa Badesa, në afërsi të qytetit të lashtë Chieti, midis Romës e Peskarës, ku menjëhere nisën të ngrenë një kishe ortadokse, e cila do të “shartohej” me atë të besimit katolik.

E në të gjitha procesionet fetare e festat, do të ruhej liturgjia në gjuhën shqipe, si edhe ikona e Shën Marisë, që ata e kishin marrë më vete, së toku me Ungjillin dhe Librin e Pagëzimeve. Këto i kam parë me sytë e mi, duke shkelur edhe varrezat e këtij fshati, ku gjeta rishtazi po këto mbiemra banorësh të hershëm të fshatit të origjinës time, në Piqeras, ku edhe kam lindur në v. 1938 dhe që më vërtetojnë se prejardhjen, historikisht , duhet ta kemi nga krahina e Mirditës. Familja ime Gjini, edhe një pronësi që ka patur dikur, buzë detit e ka quajtur Mirofshat, ndërsa në afërsi të shtëpisë se prindërve të mi, e patëm dhe e kemi ende nje vend-pushimi me emërin Dedëgjon (që e kanë quajtur kështu, Deda me Gjonin, dy vellëzer që u vendosën pikërisht në fund të këtij fshati. Ndërsa sot ka mbetur vetëm shtëpia e Gjonit!)

Në vitin 1968, mu dha rasti të shkoja në Orosh të Mirditës , me cilësinë e gazetarit, për të bërë një reportazh mbi martesën e një vajze nga Përmeti, të Athina Miles me djaloshin Gjini nga Oroshi dhe pasi kaluam Kullën e Gjon Markagjonit, bujtëm në shtëpinë e çiftit të ri, për bashkimin e të cilëve flitej në atë kohë në të gjithë vëndin, si për një fenomen të ri dhe unë, sa hyra në këtë derë shtëpie të skajshme e të vetmuar të Oroshit, u shpreha kështu:“Të ka ardh, o Gjin i Mirdites , Gjini nga Piqerasi i Sarandës me ju përshëndet për krushqinë që ke bërë me ne nga Jugu, se vëllazën jemi!)

Për gjithë sa thashë, e kam ndjerë veten mirë e bukur këtyre anëve dhe një miqësi e kam krijuar këndshëm me disa mirditorë të mirë, si me Bardhok Sulejmanin, me gazetaren e shkrimtaren Albana Melyshi (Lifchin), si edhe me poetin, shkrimtarin e historianin Ndue Deda. E një dashuri e thellë më ka mbetur për këto vënde e për këta njerëz të mirë, fisnik e bujar, që s’të lëshojnë me ikë, pa u shkelë shtëpinë e pa e hangër një copë bukë me ta). Hamendja ime , përsa thashë, mund të jetë e gabuar, jo reale, po gjithsesi, e drejta për hamendësime e për tu shprehur në mbështetje me toponimet reale që kemi e që flasin vet, me shtyri që të konsultohem me ish kryetarin e akademisë tonë të shkencave, arkeologun Myzafer Korkuti, gjatë kohës që po shkruaja librin “PIQERASITET” dha ai me tha se:

“E drejta e hamendësimeve shpesh të çojnë tek të vërtetat historike!”.

Natyrisht, kur janë edhe do fakte që përmenda me sipër e që më japin të drejtën për të bërë këtë përshëndetje të përzemert: “MIRDITA MIRDITË”!

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan