“Ngjyrat e nëntorit” në Tiranë, QKF e Mirditës vlerësim maksimal për performancën “live” e cilësore

Nga Pirusti News

Ngjyrat e nëntorit” si asnjëherë tjetër në kuadër të vitit të Gjergj Kastriot-Skënderbeut kanë ndezur atmosferën e mbrëmjes e 28 nëntorit në një ambient të improvizuar, në oborrin e Pallatit të Kukullave në Tiranë. Një organizim perfekt i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, ku janë mbledhur grupet më të spikatura të fëmijëve nga i gjithë vendi.

E ndërsa nga veriu kanë qenë pjesmarrës fëmijët e QKF-së së Kurbinit dhe QKF Mirdita, aktiviteti është ndjekur nga një numër mjaft i madh qytetarësh të cilët i kanë dhënë mbështetje dhe atmosferë deputimit të fëmijve të Mirditës.

QKF Mirdita ka përformuar me dy valle nën drejtimin e koregrafit Fran Gjergji dhe me një orkestrale, të maestro Kol Picakut.

Shefi i sektorit të artit pranë QKF Mirditë z. Blert Leci, thotë se performancat e virtuozëve nën drejtimin e maestro Kol Picaku dhe kërcimtarët e koreografit Fran Gjergji, morën vlerësimin maksimal të spektatorëve të shumtë të cilët me duatrokitjet dhe lëvizjet e tyre u sintonuan totalisht me artistët e vegjël të Mirditës. Përveç cilësisë së performimit viziv dhe muzikor, spektatorë të shumtë por edhe drejtuesit e këtij organizimi vlerësuan faktin se i gjithë përformimi i QKF Mirditë, ishte Live. Pra orkestrina e fëmijëve ishte totalisht live, nën drejtimin e Kol Picakut e jo lëvizje imituse të tingujve që dalin nga kompiuteri. Gjithashtu edhe vallet e koregrafit Gjergji u shoqëruan nga muzika e drejtpërdrejtë të orkestrinës së QKF-së mbështetur nga instruktori pranë kësaj qendre, Ilir Simoni. Në fund organizatorët i kanë akorduar çmimin përkatës edhe artistëve të vegjël të QKF-Mirditë.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment