SHKA-Mirdita, masivitet dhe mbështetje në takimin vjetor në Muzeun Historik Kombëtar

Nga Pirusti News

“Yjet e Arbrit” për sudiusin Nikollë Loka dhe botuesin Hajdar Fejzullahu, ndërsa “Krenari e Mirditës” për akademik Mark Tirta, prof.dr Fatmir Sulejmani (Fanda), gjeneral Ded Prenga dhe Gazetarin Frrok Çupi.

Promovimi njëherësh i dy numrave rradhasi të revistës “Mirdita” konkretisht i numrave 20 dhe 21 të saj, por edhe takimi vjetor për evidentimin bashkëpunëtorëve dhe kontribuesve më të veçuar të saj, ka bërë që salla 200 vendesh në Muzeun Historik Kombëtar të ishte e tejmbushur. Lajmi se me datë 2 nëntor Shoqëria Kulturore Artistike “Mirdita” do të kishte një aktivitet të tillë në Tiranë, kishte zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm, përtej pritshmërive të vetë organizatorëve.

Në këtë event kanë qenë pjesmarrës akademikë, profesorë, artistë të mirënjohur, studentë e aktivistë të shumtë në fusha të ndryshme të artit e kulturës. Nga Mirdita ishin të pranishëm akademik tj. Ndërsa ishtë një pjesmarrje e madhe nga Prishtina, Gjakova, Peja, Velezha, Klina, Fush-Kosova etj, por edhe nga Tetova. Të pranishëm ishin edhe artistë të njohur të arteve figurative si  Pandi Madhi, djali i Piktorit të Popullit Guri Madhi, Zef Shoshi, Piktor i Popullit, Bashkim Dervishi, Tirane, Ikbal Beli, Tirane, Fotini  Seriani,  Petro Ikomnomidhi, Ilia Rota,Vangjel Peço etj.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe presidenti i “Arkiva Shqip” Aldor Nini, djali i të mirnjohurit të muzikës shqiptare, Dorian Nini i cili për shumë vite ishte ai që i dha emër të jashtzakonshëm Ansamblit “Mirdita”. Aldori sot, sëbashku me bashkshorten e tij Anxhela Faber, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm, pasi kanali i tyre “Arkiva Shqip” në youtube është i dyti në Gjermani për nga shikueshmëria, ku janë të promovuar të gjithë artistët shqiptarë, përfshirë dhe këngëtarët në zë mirditas.

Aktiviteti ka nisur me tinguj muzikorë realizuar mjeshtërisht nga artisti Gjovalin Ndreca, ndërsa aktori i mirnjohur i teatrit shqiptar Gjergj Doçi ka recituar disa poezi të cilat janë botuar në nr 21, antologjia poetike. Pjesa artistike është mbyllur me recitime nga nxënësi Klevis Pjetri. Fillimisht e ka marrë fjalën Kryetari i SHKA Mirdita, z. Pjetër Marku i cili ka prezantuar disa nga të pranishmit, ndërsa ka falenderuar përzemërsisht të gjithë të pranishmit për mbështetjen permanente dhe për pjesmarrjen në këtë takim të zgjeruar.

Aleksandër Ndoja, në cilësinë e kryeredaktorit të revistës “Mirdita” në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera tha se për të disatën herë kjo sallë e qendrës së kryeqytetit të shqiptarëve mbledh kaq shumë artashës dhe kontributorë të kulturës, në përgjigje të ftesës së Shoqërisë Kulturore Artistike “Mirdita”.

Janë të shumtë ata që dua t’i falenderoj, të cilët kanë lënë angazhimet e tyre dhe kanë ndërmarrë rrugëtime të gjata nga Prishtina, Tetova, Klina, Peja, Prizreni Kukësi, Lezha, Tirana Vlora, pse jo dhe nga Zvicra e Gjermania. Janë intelektualë të mirnjohur në fusha e tyre, mjaft të angazhuar me revistën Mirdita, mbështetës të pa lëkundur të saj, dhe të angazhimit tonë të përbashkët. Falenderim dhe mirënjohje dhe për të gjithë ata mirditas me banim si në Mirditë, Tiranë, Durrës e Lezhë, të cilët kanë qenë mbështetja jonë morale e më shumë se morale, që sot si në çdo rast janë këtu me ne, në përpjekjen tonë modeste, por me jo pak të papritura.

Akordimi një herë në vit i titullit më të lartë “Yjet e Arbrit”, tashmë është bërë traditë e misionit tonë vlerësues për ata që na mbështesin në përpjekjen tonë, traditë e cila vlerëson individët më të angazhuar, por dhe na mbledh sëbashku të njihemi edhe më shumë, pse jo të kalojmë pak orë mes njerëzve të artit e kulturës. Më herët këtë çmim të lartë e kanë marrë           Dr. Fatmir Sulejmani (Fanda) dekan i Fakultetit te Historisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, një bashpunëtor dhe mbështetës i hershëm i revistës “Mirdita”, vijuar me Gjon Jakun, botues dhe mbështetës i fortë i botimeve mirditase, e kuptohet revistës “Mirdita”, e në rradhë kur vitin i kaluar çmimi i’u akordua Z. Murat Ajvazi, bashkpunëtor dhe mbështetës prej vitesh i revistës tonë Mirdita, i cili këtë rradhë paraqitet me librin studimor dhe mjaft të vlerësuar “Skënderbeu në historiografinë zvicerane”.E natyrisht çmimi i rradhës për vitin 2018 është menduar dhe përzgjedhur me kujdes, çmim i cili do të paraqitet në vijim.

Por Shoqëria jonë Kulturore, bazuar në të drejtën e vet të njohur me vendim gjykate për dhënie titujsh nderi, ka menduar që në kuadër të vitit të Gjergj Kastriot –Skëndërbeut të akordojë çmimin special “Krenaria e Mirditës” për katër personalitete që i bëjnë nder Mirditës e më gjerë, i bëjnë nder kombit, tituj që do të jepen në vijim. Në fund ai ka lexuar emrat e fituesve të çmimeve nga fusha e letërsisë me dedikimet përkatëse e konkretisht: Rovena Vata, Tiranë, Dan Ibrahimi, Prishtinë, Vera Istrefaj, Kukës Qëndresa Sadriaj, Pejë. Ndue Dragusha, Lezhë Mark Mesuli, Gjegjan, Skënder Doda, Tiranë Yli Xhaferri, Tiranë, Oltsen Gripshi, Durrës.

Pas këtyre vlerësimeve u kalua në prezantimin e librit me autor Mr. Murat Ajvazi “Skendërbeu në historiografinë Zvicerane” prezantim të cilin e bëri z. Nikoll Loka, si edhe u prezantuan dy libra me autor z. Mark Gjergji.

Në vijim u shpallën të përzgjedhurit nga fusha e historisë, kontribues në kuadër të vitit të Gjergj Kastriotit, që me shkrimet në revistën “Mirdita” kanë sjellë një mori faktesh nga jeta dhe aktiviteti i heroi tonë kombëtar. Mirënjohje u akorduan edhe për artet figurative, kritikë arti etj.

Pas kësaj nisi pjesa kryesore e aktivitetit me shpallen e dy fituesve të çmimit të madh “Yjet e Arbrit”. Drejtuesi i Panelit z. Aleksandër Ndoja ka ftuar në skenë dy fituesit e viteve të kaluar z. Gjon Jaku dhe Murat Ajvazi për të dorëzuar çmimin e madh “Yjet e Arbrit”, për fituesit Mr.sc Nikoll Loka historian dhe autor i një numri të madh librash me karakter historik, si dhe Hajdar Fejzullahu pronar dhe drejtues i shtypshkronjë “Lena Graphic” në Prishtinë. Dy fituesit kanë vlerësuar dhe falenderuar SHK-Mirdita, për titullin e lartë akorduar.

Në pjesën e dytë të aktivitetit e ka marrë fjalën z. Pjetër Marku, kryetar i SHKA i cili ka folur mbi ecurinë e revistës Mirdita dhe për punën që bëhet që kjo revistë most ë ketë të ndalur. Duke thënë se SHKA Mirdita din edhe të vlerësojë zërat më të spikaur në fushën e kulturës, ai ka shpërndarë mirënjohje për Nikolin Gjaci, Lin Kiku, Llesh Llesha, Ilir  simoni, Kolonel Mark Marku, Xhavit Lashi, Ali hasani, Ndue Tusha, Arta Zeneli, Zef Mark Pershqefa. Ndërsa nën emërtimin Personalitet e shquar i Mirditës, janë ndarë çmimet për Kolë Picaku, Hasan  Hasani, Gjon  Marku, Dodë  Ndreca, Zef Ndoci.

Pjesa e fundit i është rezervuar cmimi i madh “Krenari e Mirditës” akorduar për herë të parë në aktivitetet vjetore të SHKA-Mirdita. Drejtuesi i këtij paneli z. Pjetër Marku ka ftuar katër personalitete të mirnjour në fushat e tyre si Fatmir Sulejmani (Fanda) Dekan i Fakultetit të Filologjisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, akademikun e mirënjohur Mark Tirta, gjeneralin Ded Prenga dhe gazetarin Frrok Çupi. Ky i fundit në përshëndetjen e tij teksa mori çmimin e lartë vlerësues tha se është koha që shoqëritë kulturore ti akordojnë çmimet kulturore, pasi imagjino sikur Nobelin ta akordonte De Goli.

Pas mbylljes së aktivitetit të pranishmit kanë kaluar disa çastë në një coctail festiv, me verë nga Malajt e Mirditës dhe Suhareka.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share