Sot, Kosova shteti më i ri në botë me ushtrinë e cila garanton paprekshmërinë e sovranitetit të saj

Nga Pirusti News

“-Amanet na e la KATANA, kur t’na vjen liria..

                                                                              Një ushtar me i mbet Kosovës, le t’bahet ushtria..”

Një shtet në Ballkan, Kosova martire pjesë e një kombi ndarë përdhunisht, në  më pak se dy dekada rrjeshton tre data historike të jashtëzakonshme që për më shumë se 100 vite ishin vetëm pjesë e një ëndrre të gjatë, por me një fund të bukur.

Padyshim data e parë historike e ketyre dy dekadave po aq historike për pavarësinë e një kombi, ishte 12 qershori i vitit 1999, kur gjeneralët kriminelë serbë nënshkruan me pahir të ashtuquajturën “marrëveshje e Kumanovës”, çka ishte hapi i parë drejt lirisë së një pjesë kombi të shqipeve.

Vetëm 9 vite më vonë, pikërisht më 17 shkurt të vitit 2008 kombi i shqipeve në bazën e vet gjenetike e natyrale, por edhe ato shpërndarë anë e mbanë botës, mbante frymën pezull, teksa të zgjedhurit e vet hidhnin firmën në dokumentin e artë të pavarësisë.

Ndërsa sot, më 14 dhjetor të 2018-tës, shteti më i ri në botë plotëson direktivën e fundit të një shteti të mirëplotësuar, themelon ushtrinë e e vërtetë, pasardhësen e UÇK-së së lavdishme.

Kurrë nuk u kam besuar përrallave të fshatarëve serbë që nga linjat e rrjeteve sociale mundoheshin të na e mbushnin mendjen se në Kosove ushtria serbe do hyjë sot apo nesër. Jo kurrë nuk kam besuar kur personalisht kam vizituar bazën amerikane “Bondsteel” në Ferizaj. Amerikanët nuk erdhën për të ikur.

Lavidi përjetë Ushtrisë së Kosovës.

  Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment