“Krenari e Mirditës” për dr. Mark Nufi, domgjonasin që prej 46 vitesh është në shërbim të jetës së kuksianëve

Nga Pirusti News

Nëse flet me një kuksian, të çdo moshe apo profesioni mëson pafund për dr. Mark Nufi. I lindur dhe rritur në Domgjon të Fanit, për 46 vite punon dhe jeton në Kukës si mjek infeksionist. Dr. Marku ka shëruar qindra pacientë, por ka përgatitur një armatë mjekësh dhe infermierësh në fushën e mjekësisë. Një qytetar model i cili edhe sot në moshë të thyer punon pa u lodhur në shërbim të shëndetit të kuksianëve. Pikërisht sot, në një nga sallat e Pallatit të Kulturës në Kukës, qindra banorë të këtij qyteti dhe zonave përrreth ishin në “garë” kush të tregonte sa më shumë për dr. Mark Nufin, mirditasin nga Domgjoni të cilin tashmë e konsiderojnë si fat në krahinën e tyre. Jo më kot poeti kuksian Riza Vata shkruan:

“..Punoi do kohë në vendlindje,

Kukësi i vjetër e thërret

mirëupafshim nana ime

Mos kij gajle, vij apet.

……………………..

Një jetë tan’ dhe si banor

këtu n’Kukës për shumë vjet

në punë e shpi shëmbullor,

Kukësit tonë i jep lezet

 

Ceremonia.

E programur në detaje, Shoqëria Kulturore Artistike më herët kishte vendosur për t’i akorduar titullin e lartë “Krenari e Mirditës” me motivacionin “Për 46 vjetë në shërbim të qytetarëve të Kukësit e më gjerë, ka demonstruar karakteristikat më të mira të mirditasit”.

Ndërsa nga Mirdita dhe Tirana kanë udhëtuar drejt Kukësit drejtuesit e SHKA Mirdita dhe shumë bashkpunëtorë të kësaj shoqate, në Kukës ishin mbledhur dhjetra kolegë të Dr. Mark Nufit, miq të tij kuksianë e pacientë, familjarë e bashkqytetarë. Nga Kosova kishin udhëtuar për të marrë pjesë në këtë event shkrimtari Frrok Kristaj i Zymit, Mifail Bytyqi drejtor i televizionit të Prizrenit, veprimtarja Remzie Berisha e të tjerë.

Në një sallë të ngrohtë që rrezatonte kulturë në çdo detaj, poetja kuksiane, Vera Istrefaj, fituese e çmimit për poezinë nga revista “Mirdita” për vitin 2018, në emër të SHKA Mirdita, ka falenderuar të pranismit e shumtë për pjesmarrjen, ndërkohë që ka ftuar kryeredaktorin e Revistës Mirdita z. Aleksandër Ndoja për të marrë fjalën.

Në fjalën e tij para auditorit z. Ndoja ndër të tjera citoi: Në përbërje dhe në drejtim të aktiviteteve të shumta të SHKA Mirdita, kemi udhëtuar në shumë vende të hapësirës tonë mbarkombëtarë. Kemi kaluar në jo pak raste nëpër Kukës, teksa kemi udhëtuar në drejtim të Prishtinës, Kacanikut, Gjilanit, Klinës, Suharekës, Pejës, Gjakovës,  Tetovës, Dibrës së Madhe etj, etj.

Kemi kaluar, dhe në shumë raste jemi ndaluar në këtë qytet, për një pushim të vogël, një kafe me miq të shumtë të kësaj ane. Por ndalesa e kësaj dite ka një kuptim dhe peshë të veçantë.

Ka peshë të veçantë se jemi përballë e mes burrave të Lumës së shquar, të njohur në histori për besë e burrëri, si trima dhe luftëtarë të shquar për mbrojtjen e kombit, njerëz punëtorë dhe të urtë, miq të mirë e bashkpunëtorë të shkëlqyer.

Ne nuk vijmë nga larg natyrisht, gjithmonë kemi qenë fqinj të mirë dhe bashkpunues në historinë tonë të përbashkët. Kukësi në Mirditë ka qenë i njohur gjithmonë, edhe në atë kohë kur 7 malet na ndanin në mes, ndërsa rrugët ishin të mjeruara dhe për të mbërritur nga qendra e Mirditës në Kukës e anasjelltas, na duheshin 7 orë të plota.

Por Kukësi dhe kuksianët ishin në mes tonë në tregimet e prindërve tanë apo në fjalorin e përditshëm, por edhe në rrëfimet për njerëzit e mëdhenj të kësaj treve duke filluar nga Islam Spahiu e Muharrem Bajraktari, e deri tek martiri i fundit i një rregjimi, si Havzi Nela.

Por gjithësesi angazhimi ynë në fushën e letrave dhe kulturës na ka njohur me miq të shumtë nga Kuksësi e padyshim në perceptimin tim, pa dashur të anashkaloj anjë nga miqtë tanë të shumtë kuksianë, bashkpunëtore në revistën “Mirdita”  rendis z. Petrit Palushi, Shefqet Hoxha, Izet Duraku, Isa Halilaj, Xhavit Lashi, Sulejman Dida, Vera Istrefaj, Ramazan Memishaj, Kujtim Shehu, Bashkim Shala e shumë të tjerë.

Ndërsa sot SHKA Mirdita vjen në pozicionin e saj më falenderues për qytetarët Kuksianë, për mbështetjen dhe bashkepunimin me mirditasit jo të pakët ndër vite. Siç dihet Krahina e Fanit në Mirditë si krahinë që ndan me Kukësin, për shumë vite ka qenë nën juridiksionin Tuaj. Janë të shumtë banorët e Fanit që kujtojnë me respekt dhe nostalgji atë periudhë, por janë të shumtë mirditas të tjerë që erdhën këtu, ndërtuan familje dhe jetuan për mbi 40 vite që edhe pse janë larguar, kujtojnë më nostlagji të jashtëzakonshme atë periudhë që ishin mes kuksianve.

Pikërisht duke qenë në korent dhe vlerësues dhe në këtë aspekt, SHKA Mirdita, e cila në rregjistrimin e saj në Gjykatën e Tiranës e ka të cilësuar të drejtën për të akorduar tituj nderi, ka vendosur që në këtë auditor të respektuar, që të ndajë disa mirënjohje dhe tituj të tjerë më të lartë.

Më pas z. Aleksandër Ndoja ka ndarë çmimet e revistës “Mirdita” për bashkpunëtorët kuksianë si Petrit Palushi, Sulejman Dida, Besjana Gërmizi, Kujtim Shehu, Musli Lleshi e Ramazan Memishaj. Ndërsa çmimi “Mirënjohje e Artë” ju dorëzuan Radio Kukësi, Kukës Televizion dhe Bashkia Kukës.

Në pjesën e dytë të aktivitetit e ka marrë fjlanë Kryetari i SHKA Mirdita z. Pjetër Marku. Ai ka njoftuar të pranishmit se SHKA Mirdita ka vendosur që Dr. Mark Nufi të nderohet me titullin e lartë “Krenari e Mirditës”.

Duke bërë një përshkrim të shkurtër të dr. Mark Nufit, Pjetër Marku tha se:

“Mark Nufi u lind me 1948 ne lagjen Gjakëz Domgjon Fanë në  Mirdite, ne nje familje te varfer e bujare por shume shoqerore, dashamirës  e të  urte. I rritur  ne kushte te veshtira ekonomike, Marku mes tre vëllezërve tregoi cilësi inteligjencë që  në moshë të vogël, kështu ai mbaroi shkollën fillore e shtatvjeçare në qender te Fanit, Zalle Xhuxhe.

Pas mbarimit te shkolles regjistrohet dhe mbaron gjimnazin bursist ne  Kukes  me rezultate te larta e per kete dergohet per studime ne fakultetin e mjeksise ne Universitetin e Tiranes, te cilin e mbaron me 1972 nga ku titullohet mjek, por më pas kryen edhe specializimin e  mjekut infeksionist, profesion te cilin e  vazhdon prej 46 vitesh. Dr Marku eshte akoma aktiv  ne  profesionin e tij, Sa kemi mundur te bejme nje perllogaritje, konkludojme qe ka bere mbi  130000 vizita e mjekime.

Kurdohere i gjendur në gadishmëri ditë e natë me prokupacion teper human dhe vullnet të hekurt. Janë te rralla familjet kuksiane  e hasjane por edhe nga Fani qe nuk kane ndjere sherbimin e dr.Markut. Nuk ka qytetar kuksian që nuk ka marrë shërbim cilësor mjekësor, nuk ka institucion shkollore e kulturore qe nuk ka ndjere kujdesin e  dr Markut.

Mark Nufi eshte edhe nje mik i qindra kosovarëve te cilët në ditët  e qëndrimit ne Kukës kane ndjerë dorën shëruese e mjekuese te tij. Natë e ditë  për kosovaret  ne ato dite te veshtira te vitit 1999.  Ata nuk e harrojne dr Markun i cili tashme ka shume miq  e shoke andej.

Mark Nufi eshte edhe njeri nga Mirditasit qe ka demonstruar karakterisitikat me te mirat tona si mirditas. Punetor,  dashamires, bujar, i vendosur, fjalëpak, i kulturuar i ditur, shumë shoqëror, dhe i drejtperdrejte dhe shume vetive qe ne  dhe kuksianet ja njohim. Marku eshte nga te paket mirditas ose fanes qe vazhdon te jete ne Kukes, ose është i vetmi që per 46 vjet është ingranuar plotësisht ne jetën qytetare kuksianë, ka përfunduar z. Pjetër Marku.

Ai ka ftuar z. Pjetër Pjetri, kryetari i Këshillit të Bashkisë Mirditë për t’i dorëzuar dr. Mark Nufit titullin e lartë “Krenari e Mirditës”.

I shoqruar nga kolegë dhe familjarë të tij, dr. Mark Nufi mes emocionesh të shumta ka falenderuar SHKA Mirdita dhe drejtuesit e saj për vlerësimin e lartë që i bëhet punës së tij, dhe atij vetë si individ.

Në përfundim intelektualë të njohur kuksianë si dr gjinekolog Han Baja, Ing. Feti Gjici, dr. Misin Braha, Zylfi Tola, Kujtim Shehu, Petrit Palushi, Emin Zyberi, Vera Istrefaj, Sulejman Dida, Ramazan Memishaj etj me kujtimet e tyre kanë dhënë vlerësime maksimale për kontributin e jashzakonshëm të dr. Mark Nufit në qytetin e Kukësit.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment