Krijohet dega e Ambasadorëve të Paqes Për Mirditën, përfshinë edhe dy mirditas nga Kosova, si Prof. Dod Ndrecaj i Klinës dhe Ndue Çollaku nga Velezha

Nga Pirusti News

Në Rrëshen u krijua dega e Ambasadorëve të Paqes për Mirditën dhe u shpallën ambasadorët e rinj të kësaj zone. Ajo çfar ra në sy në këtë eveniment të rëndësishëm ishte se në listën e përzgjedhur të ambasadorëve të paqes për Mirditën, përveç intelektualëve dhe njerëzve me emër të mirë në këtë treve, ishin përfshirë edhe dy mirditas me origjinë, por me banim në Kosovë. Ata janë Dod Ndrecaj i Klinës, linguist dhe përkthyes i gjuhës angleze, si dhe Ndue Çollaku nga Velezha e Prizrenit, mësues i historisë dhe ish-luftëtar i UÇK-së.

Siç bëhet e ditur Titullin “Ambasador për Paqe” e marrin ata individë, jeta e të cilëve reflekton dukshëm idealin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit të vlerave morale universale, krijimit të një familjeje të fortë, bashkëpunimit ndërfetar, harmonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, rinovimit të kulturës dhe vendosjen e një kulture globale të Paqes. Në pjesën prezantuese të dokumentit të antarësisë citohet:

“Federata e Paqes Universale njeh për Ambasadorë të Paqes ata individë, jeta e të cilëve ilustron idealin e jetesës për hir të të tjerëve. Vlerësohen personalitetet që kontribuojnë në promovimin e vlerave universale, në bashkëpunimin ndërfetar, harmoninë ndërkombëtare dhe në rinovimin e Kombeve të Bashkuara. Me këtë titull nderohen ata njerëz, që shërbejnë si persona të përgjegjshëm publik dhe që kultivojnë kulturën e paqes, duke tejkaluar barrierat raciale, nacionale dhe fetare”

Pikërisht këndvështruar në cilësitë e lartcituara, një grup organizatorësh kishte përcaktuar me herët listën e kandidatëve përfitues nga Mirdita.

I pranishëm në këtë takim ishte Kryetari i Federatës për Shqipërinë z. Gaqo Apostoli, sekretari përgjithshëm z. Gani Roshi, Nënkryetari i Këshillit Rajonal në nivel Qarku z. Nikolin Kaçorri, etj.

Në emër të grupit nismëtar për Mirditën z. Pjetër marku ka hapur këtë takim duke prezantuar të pranishmit. Në fillim e ka marrë fjalën z. sekretari përgjithshëm z. Gani Roshi, i cili ka bërë një panoramë të detajuar të Këshillit Kombëtar të Ambasadorëve të Paqes, duke u ndalur të misioni shtrirja, qëllimet dhe aktiviteti i saj.

Më pas e ka marrë fjalën  Kryetari i Federatës për Shqipërinë z. Gaqo Apostoli i cili duke e kthyer takimin në formë bashkëbisedimi ka tërhequr vëmendjen e të pranishme të shumtë, teka brenda këtij misioni i ndal te poetët Dritëro Agolli dhe Gjok Beci. Duke qenë më herët një këngëtar i mirënjohur ai ka këndur refrenet e këngëve “E kua ka si ti moj Shqiperia ime” dhe “Në raft të librave do më kërkosh”.

Në vijim të fjalës së tij z. Apostoli ka vijuar me procedimin e dhënies së titullit të Ambasadorëve të Paqes si më poshtë:

NDUE ÇOLLAKU & ZOJE ÇOLLAKU – Ndue Çollaku ka lindur ne Velezhe Prizren me 25. 08. 1961, mirditas ne origjine.  Mbaruar universitetin e Prishtines. Mesues dhe drejtor shkolle per disa vite, Ushtarak i larte ne UCK. Ruajtes i autoktonise mirditase edhe ne kushtet e represionit serb. Prej 18 vitesh ure lidhese midis mirditasve te Prizerenit me Mirditen. Pajtimtar gjaqesh dhe zgjidhjesh konfliktesh ne Kosove dhe ne Mirdite. Me integritet te larte shoqeror.

DODE NDRECAJ & HANE NDRECAJ – Dode Ndrecaj ka lindur ne Kline – Kosove me 30.05.1955 mirditas ne origjine. Linguist   mbaruar universitetin e Prishtines per gjuhen angleze,per shume vite me radhe   pedagog I gjuhes  angleze, njeri i pare i kontaktuar me amerikanet para  luftes clirimtare te Kosoves  dhe perkthyes nga ajo dite,punonjes sot ne Ambasaden Amerikane ne  Prishtine  qe ne fillimet e saj, njeriu I paqes dhe   I urtesise, trashegimtar I traditave me te mira    mirditase. Bujari   urtesi, dije dhe kulture ,  Njeri nga   me te  vendosurit per mardheneie mes e  mirditasve te Lugut te Drinit  dhe mirditasve ne  Mirdite, Me merita te vecanta  shoqerore e kulturore.

 GJON MARKU – Lindur ne Geziq Mirdite me 13. 06. 1967. Mbaruar univeristetin   Bujqesor ne Tirane per agronomi, si dhe universitetin e shkodres per kimi. Shkrimtar, publicist dhe historian me kontribute te vecanta. Mbledhes i mendimit me te shquar te intelektualeve me ne ze Shqiptare dhe miqsh te Shqiperise, si dhe mirditas per Mirditen.

GJOK GJOKA – lindur ne Blinisht Mirdite ne vitin 1966, me arsim te larte mjeksor. Farmacist per me se e 30 vjet ne sherbim te popullit. Njeri me integritet, punetor dhe human, dashamires i mardhenieve me te mira shoqerore / njeriu i vecante i mbledhjes   se vlerave me te mira te hapsires gjeografike te Mirdites. Me nje   kontakt te perditshem dhe komunikues me njerezit, i urte i ditur. Mbeshtetes i nismave me te mira per pajtim e mardhenie shoqerore te paqta.

LINDITA ZEFI – Arkiviste, kryetare  e shoqates se jetimeve Mirdite. Verpimtare, grua e nderuar me nje familjare e mire dhe femije te edukuar.

FRROK PJETRI – Kryetar i  keshillit  i fshatit Shengjin – Fane, I perkushtuar per mardhenie    te mira  shoqerore dhe pajtues e zgjidhes  se problemeve te komunitetit.

TONIN GJOKA – Biznesmen,  ish i perndjekur nga Petoqi Fane, i impenjuar per  mardhenie te mira  ne  fshatin e tij.

ATLANT PICAKU – psikolog ne shkollat 9 vjecare Rreshenit

NORA KACORRI – drejtoreshe shkolle ne qytet. Grua me integritet, e perkushtuar ne pune.

LILJANA MARKU – drejtoreshe e shkolles se mesme Rreshen. E perkushtuar per ngritjen e punes cilesore ne shkolle. Shkolla e saj, si rezultat, ka rezultate shume te mira.

ALEKSANDER LUSHA – pergjegjes i deges se postes, 3 here antar keshilli bashkiak.

MARK GJERGJI – Kaçinar, shkrimtar reportazhist i impenjuar per mardhenie te mira ne fshatin ku jeton. Gezoan respekt dhe autoritet mes banoreve te zones.

NIKOLIN MARKU – Administrator i Njesise Administrative Fan

NDOK MRRUKU – mesues ne shkollen e mesme te qytetit

PJETER MARKU – Piktor i mirenjohur.

PAL GEGA –Lindur në Bungaj, Mirditë më 17.01.1938. Mbaruar arsimimin e larte ushtrak dhe kursine larte të filozofisë. Ka kryer detyra te larta shtetërore në Mirditë si Kryetar i Degës Ushtarake Mirditë si dhe N/Kryetar i Shtabit të mbrojtjes Mirditë. I angazhuar si drejtues i Kryqit te Kuq, ndërkohe vazhdon aktivitetin si N/Kryetar i Shoqatës Kombëtare të ushtarakëve në lirim si dhe Kryetar i sindikatës së pensionistëve dhe të pa punëve në N/Prefekturën Mirditë

FRAN BROZI – Ish Oficer Policie

BARDHOK DEDA – Arsimtar, Drejtor i Shkollës 9-vjeçare Malaj

ZEF BUSHATI – Arsimtar

ANTON DEDA – Punonjës në nenstacionin elektrik

Kryesia e Këshillit të Paqes, Bashkia Mirditë me mandate 1 vjeçar u zgjodhën:

Pjetër Marku – kryetar

Nikolin Kaçorri – Nënkryetar

Liljana Marku – Nënkryetare

                                                   Përgatiti: A. Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment