Tiranë, mirditorët në një Mbrëmje Gala!…

Nga Pirusti News

E organizuar nga Shoqata MIRDITA, nen drejtimin e kryetarit te saj Gjon Lleshaj, ne Hotel Tirana, shume prej mirditoreve te Tiranes e me gjere, u mblodhen ne Mbremjen Gala te fundvitit. Nje mbremje e perceptuar ne formen e nje show argetues, ku “qershia mbi torte”, edhe kesaj rradhe, ishin artistet e Ansamblit Mirdita (Mjeshter i Madh), me nje areal te pasur kengesh, vallesh, melodish etj ku pjese e harese dhe e valleve u bene dhe vete pjesemarresit.
Gjithkush pjesemarres, qw nga autoritetet apo deputetë e deri tek më i thjeshti mirditas, u ndje i barabarte ne kete mbremje super kreative, duke dale ne konkluzionin se organizimet e mirditasve nen vullnetarizmin aktiv ne dobi te vendlindjes, jane shume te domosdoshme, ama shume me tej se nje mbremje, ndaj dhe nga pershendetjet e rastit i eshte meshuar ketij qellimi, çka ne janarin e vitit te ardhshem e pas, do te kete qasje te dobishme ne kete aspekt.

Mbrëmja është hapur me një përshëndetje nga kryetari i kësaj shqoata Gjon Lleshaj. Ndërsa më pas rradhën e kanë pas artistët e Ansamblit Mirdita me këngë dhe valle të zgjedhura enkas për këtë mbrëmje festive.

Përshëndetje të rastit erdhën dhe nga disa personalitete të njohura mirditorë në Metropol, ku veçohet  ministër i brendshëm Sandër Lleshaj. Gjithashtu përshëndeti presidenti i Dhomës së Tregtisë e Industrisë Nikolin Jaka, kryetari i bashkisë Mirditë Ndrec  Dedaj si dhe njerëz të artit e kulturës, sipërmarrës etj.

Artistët e Mirditës janë ftuar dhe në mbrëmje të tjera në mjediset e Hotel Tirana si nga kolektivi i Ministrisë së Brendshme apo Ministrisë së Bujqësisë.

Mbrëmja, pos si një event festiv, shërbeu dhe për të ndarë mendime mbi organizimet e mëtejshme të kësaj shoqate, e cila pritet të ketë tonus tjetër vitin e ardhshëm.

Mbeshtetesit kryesore të mbrëmjes festive me mirditorët e Tiranës dhe më gjerë ishin sipërmarrësit Nikolin Jaka, Ndue Shpani, Violeta Gjoka.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment