“REFUZIMI” I NËNËS! – Ese nga Agim Picaku

Nga Pirusti News
1 789 Shikime

Nuk është aspak e tepërt të flasim për nënat fisnike shqiptare, nënat e brezit tim! Ato na dhanë aq shumë dashuri e përkujdesje në ato kohë aq të vështira të komunizmit, ku shqiptarët vuanin edhe për gjërat më elementare të jetës së përditëshme. Dashuria e nënës të përkund në djep ëndërrash, dhe të bën të harrosh të gjitha hallet e mungesat e mëdha. Kot nuk ka thënë e mrekullueshmja Shën Tereza:

                                                                                 Uria për dashuri,është më e madhe se uria për bukë!

Për hirë të së vërtetës në kullën ku u linda dhe u rrita, nuk më ka munguar kurrë dashuria e nanës e as buka, e falë Zotit as mysafirët që kurrë nuk e lanë bosh odën e miqve. Mysafirët janë bekim e krenari! Më ka mbetur në mendje një varg brilant nga Eposi i Kreshnikëve: Ku han miku, aty e shton Zoti!

E titullova këtë shkrim “Refuzimi” i Nënës,sepse në një farë mënyre, nëna ime e dashur dhe e shtrejntë e ka bërë vërtetë një gjest të tillë në rininë time, dhe sot i jap plotësisht të drejtë, e vlerësoj dhe e çmoj pa masë atë gjest të nënës time të bekuar. Sapo isha diplomuar dhe kisha filluar punë në Tiranë, në fund të muajit shkoj me një frymë në vendlindje. Si i ri që isha, më pëlqente të vishesha bukur e të tregoja që kisha filluar një jetë të re. Natyra e punës që kisha filluar ishte se duhej të isha i veshur me kostum dhe kravatë.

I shkova nënës i veshur “shik” ,me kostum, kravatë e me këpucë në lustrën e të cilave mund të shihje fytyrën…! Kur mbërrita në oborrin e shtëpisë, instikti i lindur më shtyu sëpari drejt nënës, dhe shkova me padurim ta përqafoi. Për çudinë time, ajo më “përpiu” me një shikim nga koka te këmbët, më dha dorën me mospërfillje dhe nuk më përqafoi!

Unë u habita dhe gati ngriva nga ky gjest dhe këmbëngula për të më treguar se ku isha “ftohur” me nënën që e doja dhe adhuroja si Shejntore! Ajo ma kthen me fjalë të prera e krenari : Çke bërë kështu mor bir, ti vjen këtu i veshur si Ministër, kur në gardh i ke peliçet e setrat e tua të arnuara nga duart e nënës? A i shikon kushtet në të cilat jetojmë? U preka thellë…,vështrimi më ngriu në horizont…,e në ato çaste nuk peshoja as sa një pupël…! Pas pak çastesh,nëna mu hodh në kraharor, më puthi e më përqafoi me mallë…!Eh nënë e dashur! Sot,nuk jam më ai adoleshenti i dikurshëm. Sëbashku me qumshtin e gjirit, ti më mësove ta dua familjen, farefisin e ti respektoj njerëzit jo nga pasuria,veshja e pushteti, por nga fisnikëria e shpirtit të tyre. Shpresoj se në këto vite e kam marrë këtë mesazh tëndin dhe e kam bërë lajtmotiv të jetës time!

Mendoj se kam bërë njëfarë autokritike për “gabimin” e shumë viteve më parë. Në dasmën time, unë dhe Princesha e shpirtit tim Mirela, i puthëm me dashuri e përultësi duart tua të bekuara dhe të Babait që sot është në Parajsë…!

Faleminderit Nënë për atë “refuzim” i cili mu bë mësim i jetës. Ti më rrite me shumë halle e sakrifica, e unë të dhurova thinjat…!

Faleminderit Nënë! Faleminderit edhe Nënave Mirditore dhe atyre Shqiptare! Jeni Princeshat tona!

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan