Nga Besnik PACI: Domgjon-Fishte, “gjaku therret gjakun”, për Gjergjin e Kombit.!

Nga Pirusti News

Nipat e sternipat e Atë Gjergj Fishtes ne Fishte, janë bërë bashkë me gjakun e tyre te origjines Vllaznit Domgjon, në përkrahje te ndërtimit  te sheshit dhe shtatores së Fishtës ne vendorigjinen e Homerit Arbnor, në Domgjon te Mirditës.

Pikërisht më datë 7 janar 2019, stërnipi i Atë Gjergj Fishtes, Klodi Ndoka, i cili kishte ardhur me pushime nga Italia, ku jeton si emigrant, telefonon gjakun e tij të origjines Besnik Pacin dhe e fton ne familjen e tij ne Fishtë, duke e falenderuar per inisiativen e “Vllaznëve Domgjon”, për ndërtimin e sheshit dhe shtatores së Padër Gjergjit, në Domgjonin e origjines se tij.

Në këtë takim vëllazëror u ritheksua e vërteta historike sipas të cilës domgjonasi i hershëm i quajtur Simoni i Ndoc Pacit (gjyshi i At’Gjergj Fishtës) rreth viteve 1800-të, ka lënë Domgjonin e lashtë për tu vendosur në Fishtë, sëbashku me të afërmin e tij Llesh Pacin. Historia e trashëguar në disa breza konfirmon se ishin djemtë e fisit Paci e të tjerë domgjonas që përshkonin rrugë të gjata nga Domgjoni në Durrës, Vlorë por edhe Shëngjin më afër, për të siguruar grurin, misrin, kripën dhe produkte të tjera të domosdoshme për jetesë. Rrugëtimet ishin të gjata, të lodhshme e të vështira, prandaj  ishte e detyrueshme të bëheshin ndalesa pushimi një natë apo më shumë. Pikërisht pasi përshkonin zonat fushore ndalonin në Fishtë, për të rimarrë forcën për të kaptuar malet që të çonin në Domgjon.

Por në rrugëtimet e shumta e të gjata, njërit prej pjestarëve të këtyre “ekspeditave” të mbijetesës, i lind një ide. “Pse të lodhemi aq shumë, pse të mbajmë ngarkesa buke për të çuar te barku atje përtej maleve, kur mund të afrojmë barkun te buka”. E pasi e përblujati për shumë kohë, një ndër netët e gjata në një han atje në Fishtë, këtë ide u’a përcjell bashkudhëtarëve të një gjaku e fshati, si Domgjoni. U tha, por edhe u bë. Njerëzit jo më kot kanë migruar në vende më të buta sidomos nga Mirdita. Por ngado kanë shkuar, kanë marrë me vete historinë, traditat besimin e të parëve duke i ruajtuar ato me çdo çmim.  

Pikërisht pas vendosjes së  Simon Ndoc Pacit në Fishtë, lind djali i tij i qujtur Ndokë Paci i cili dhe ai la 3 djem pasardhës. Ata ishin Çupi, (Simoni), Leka dhe Zefi më i vogli, i cili më vonë u pagëzua me emrin Gjergj, Gjergj Fishta i Kombit.

Kaq e thjeshtë, pra kaq e vërtetë është të përcaktohet origjina domgjonase, pjesë e fisit “Paci”, përtej tentativave fallsifikatore të një grupi mëkataresh të cilët nuk e kanë aq me Homerin shqiptar Gjergj Fishta, se sa më grabitjen e pronave të paraardhësve dhe bashkohësve familjarë të Tij.

Në këto biseda vëllazërore nipi i Pader Gjergjit, MARK NDOKA tregon se sa do të mundohen disa pseudo “miq të Fishtës” në fakt anti-Fishtë, askush nuk mund të devijoje faktin se origjina e Atë Gjergj Fishtes dhe e gjithë fisit te tij, është nga Domgjoni i Mirditës pra familja Paci, sepse Fishta i ka gjallë shumë nipa e stërnipa, që e dijnë me shumë se çdokush tjetër historine e origjines tyre dhe nuk do lejojnë askënd te devijojnë ket histori sipas interesave të klaneve të ndryshme, që duan te shkelin mbi imazhin e Fishtës.  Marku me lot në sy tregon për deshirën e madhe qe kishin pleqte e familjes Fishta, menjehere në vitet e para të demokracise, 91-92, që të organizoheshin për të vizituar Domgjonin e origjinës, sepse gjatë kohës te rregjimit para ktyre viteve, e kishin të privuar për shka të problematikave të kohës pothuaj të persekutuar, me pamundësi dhe kufizim lëvizje.

Nipi i Fishtes MARK NDOKA, tregon, se si gjyshi i tij MARK FISHTA, i kishte tregu disa here mbi origjen e tyre nga Domgjoni familja Paci, si dhe i kishte tregu se vete Pader Gjergji kishte perdodur mbiemrin Paci, krahas mbiemrit Fishta, si dhe tregon arsyen pse Pader Gjergji vendosi te perdorte mbiemrin Fishta ne shkrimet e tij.

Më tej nipi i Fishtës, Mark Ndoka tregon se gjyshi i tij Mark Fishta ishte përkrahur shumë nga Padër Gjergji, sepse Marku kishte qenë shume intiligjent nga natyra e genit te familjes, për këtë arsye Padër Gjergji e kishte dërgu Markun ne shkollen e Klerikëve ne Romë, por Atë Gjergj Fishta duke nuhatur se sistemi rus do fuste rrenjët ne Ballkan, e hoqi nipin e tij Markun nga shkolla e klerikeve dhe e futi ne shkolle për topograf, ku Mark Fishta mbaroi me rezultate te shkelqyera dhe kur e kthye ne Shqipëri. Mark Fishta, falë aftesive te tij, u punësua në Tiranë, ne zyrat qendrore te topografisë dhe hartave, ku përseri falë aftesive te tij profesionale, nuk e larguan dot nga puna, dhe falë njohjeve e rrespektit qe kishte ne punen e tij, Mark Fishta ju kishte mbyllur disa aktakuza shpifje, te sistemit te asaj kohe ndaj disa pjestarve te familjes e fisit te tij ne Fishte.

Nipi e sternipi i Fishtes Mark e Klodi Ndoka, falenderuan me shumë mirnjohje,  inisiativën e “Vllaznëve Domgjon” te Mirditës, Kosovës e Diasporës për ndërtimin e shtatores dhe Sheshit Atë Gjergj Fishta, ne vendorigjinen e tij, ne Domgjon te Mirdites, dhe konfirmuan se të gjithë nipat e stërnipat, fisi, familjaret e te afermit e Padër Gjergj Fishtes, do jenë prezent diten e inagurimit, te sheshit e shtatores te Fishtes, ne krah të “Vllazneve Domgjon” të origjines së Tyre..!!!

Ky vendim u mor pasi për disa vite u pengu ndërtimi  i Muzeut e Shtatores të Homerit Shqiptar, në trojet e tij te lindjes, në Fishtë. Ishin uzurpatorët e turpit, anti-shqiptarët e Franajve e Serafin Franajve, ne Zadrimë, të cilët i kanë përvetsuar, padrejtësisht ato troje, në mënyren më të pabesë, me anë të mashtrimit e fallsifikimit, duke paguar punonjësit e korruptuar, të hipotekave kanë arritur te përvetsojne për arsye perfitimi trojet e lindjes te Pader Gjergjit dhe pengojne për shumë vite investitoret nga mbarë shqiptaria, për ndërtimin e Kulles Muze, n’ato troje, ndonëse e gjithe Fishta e Zadrima, jane deshmitare, se ato troje jane prone, vetem te familjes e fisit te Atë Gjergj Fishtes. Për te justifikuar këtë uzurpim, Franajt e Serafin Franit, kanë tentuar ne menyra të ndryshme, anti-Fishtë, te devijojne historine e origjines te Homerit Shqiptarë, duke shkruar liber turpi, kinse janë miqtë e Fishtës, me autor kryeuzurpatorin, anti-Fishtë, Gjergj Frani, i cili kur ky anti-shqiptar, ishte mësues ne Zadrimë, vizatonte karikatura me imazhin e Fishtes, në derrase te zezë dhe i detyronte me dhunë nxenësit, në ate kohë, me pështy Fishtën dhe me e sha me fjalët me banale, ndërsa dëshmitare janë te gjithë ish-nxenësit e Gjergj Franit, te cilet tregojne me neveri, se  Gjergj Frani i pabese, shkruan liber kinse si miqte e Fishtes, ku ne ate liber , ka deviju çdo histori ne lidhje me Pader Gjergjin, ku pa pike turpi Gjergj Frani shkruan se eshte i gjakut te Fishtes ai me vllezerit e tij uzurpatore te trojeve e imazhit te Fishtes, kur vete fisi i i vertete i Pader Gjergjit ne Fishtë nuk i njeh per gjak te tyre, Franajt , biles ka pas lidhje martesore mes, tyre, pra sipas Gjergj Franit e Franajve te tjere te Serafin Franit, i bie të martohen me kushrinat e tyre….????!!!! Këta jane Anti-Fishtianet e turpit. me te pabese e  me te paftyre, ka globi, Franajt, Gjergj Franajt, Tonin Franajt e Serafin Franajve ne Zadrime, te cilet me nipa e mbesa jane bere nje makineri llumi, që duan te justifikojne ne çdo forme, mashtrimet e fallsifikimet mbi uzurpimin e trojeve te lindjes te Pader Gjergjit e pronave te tjera te Fisit te tij dhe për ti be sa me te besueshme mashtrimet e tyre, paguajne “gazetare” 20 eurosh, qe te shkruajne per Fishten, sipas porosive te turpit e llumit, te “librit” te kryellumit Gjergj Frani, por Franajt e pabese, harrojne se kane perballe tyre, miliona shqiptare nga mbare trojet, te cilet nuk do lejojne, asnje Serafin te Franajve, te tallet me imazhin e Viganit te Kombit Atë Gjergj Fishta.

(Besnik Paci)

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment