Mirdita dhe roli i saj ne mbrojtje te identitetit shqiptar, nga Konferenca e Paqes deri në ditët e sotme

Nga Pirusti News

Nga Artan Lleshi, Gjomarku.

Po e filloj këtë shkrim duke cituar disa rrjeshta nga fjala e mbajtur nga Kryetari i Republikës se Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, Ahmet Zogu, në mbledhjen e Sesionit të Parë të Legjislacionit të Parë, nën drejtimin e Kryetarit te Senatit, z. Eshref Frasheri.

                                        “Zoterinj!.
Parlamentin e Parë të Shqipnis Republikane te mbledhun këtu, vij me e salutue me gaz dhe kënaqesi. (Duartrokitje). Midis të tjerave në fashikullin që kam nder duar me ra ne sy nje deklarate se cilës shumë studiues i jane shmangur dhe kanë përtuar politikisht t’i hynë valles së zgjidhjes. Ne këtë fjalim thuhet; “Punët e caktimit definitiv të kufinjve me shtetin Serb, Kroat dhe Slloven shpresojme dhe urojme  me gjithë zemër te zgjidhen pa vonime”

“Me Turqinë e Re hymë ne relacjone zyrtare dhe nënshkruem një traktat të vendosjes së pergjallun të miqësis” Fjalimi përfundon me lajmin për Arsimin dhe hapjen e Liceut te Vajzave në Durrës, në vazhdë të respektit te përparimit dhe lartësimit te figurës së gruas dhe pershendetet me duartrokitje nga të gjithë senatorët dhe deputetet. Në këtë kontekst, për mua si autor i ktij shkrimi lind pyetja !

Kush ishte Turqia e re dhe kush i rezikonte kufinjtë?

!. Miq  lexues! Dashamirës te Mirditës dhe bajrakëve te saj! Sivjet mbushen 100 vite nga vrasja e fisnikut dhe pricit me te dëgjuar te Mirditës Prenk Bib Doda. Per te ballafaquar historine me historianet qe e kanë ngatërruar atë, une zgjodha disa nga etapat historike deri ne legjislacionin e parë të Republikës se Shqiperisë. Lidhja Shqiptare e Prizerenit dhe Shpallja e Pavarësisë mbeten dy kapitalet historike shqiptare të pazevendësueshme, por në të dyja kapitalet historike, Mirdita dhe Prenk Bib Doda kanë patur rolin direkt dhe të pazëvendësueshem. Ne njerën anë prania e Dom Nikollë Kaçorrit në Qeverinë e Vlorës dhe nga ana tjetër, prania dhe autoriteti Patriotik dhe Atdhetar i Prenk Bib Dodës si Minister i jashtem në vitin 1914, direkt zevendësues i Turan Pashës dhe më vonë Ministër i Punëve Botërore, si zevendësues i Mid’hat Frashërit. Provuar nga dokumenta me burime të cituara, mësojmë se Prenk Bib Doda ka qene nënkryetar i komisisionit të Delegatëve të Konferencës se Paqes ne Paris dhe ka luajtur nje rol Vendimtar në themelimin dhe mbrojtjen e Kufinjve Kombetar.

Vrasja e Prenk Bib Dodes me 1919 penalizoi rende Mirditen dhe mbarë Veriun për tu përfaqesuar ne Dhomën e Parë të Këshillit Kombëtar të Senatit  në zgjedhjet e 31 Janarit 1920. Gjatë periudhës së Shpalljes së Pavarësisë, Prenk Bib Doda i kishte krijuar vetë ekuivalencat dhe në të gjitha bisedimet për kufinj ose luftrat, e në mungesë të tij, do te merrnin pjese një Beg dhe një Kapidan dhe dy ekujvalencat e para ishin Marka Gjoni -Avdi Beu, Prenk Llesh Gjoni- Masar Beu.

Me vrasjen e Prenk Bib Dodës, në të dyja listat për Këshillin Kombëtar të Senatit si në Listën e Kryetarit Xhemal Naipi, si në listën e Dhimitër Kacimbres mungonte përfaqësimi mirditas, ndaj për qellime tepër te rëndesishme politike për të patur një rol të rendësishëm në mbrojtjen e vendimeve te Konferencës se Paqes, Marka Gjoni dhe Prenk Llesh Gjoni si President dhe Minister Luftë gjithashtu edhe Zef Ndoci si Minister i Jashtëm, krijuan Republikën e Mirditës me 1921. Fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje kishin synuar të coptonin Shqipërinë, por moscoptimi i Mirditës ndoshta do të ruante zemrën e Kombit të paprekur nga revanshimi serbo-malazez.

Në këtë kuptim ata (togat serbo-malazeze, me mision copëtimin e trojeve tona) zbritën deri ne breshtë e Kolikë dhe masakruan e prenë djemtë e miqtë ma të mirë të Mirditës për të mposhtur qëndresen, ndërsa Qamili (Haxhi) bënte barrë për nga Jugu në drejtim të Veriut. Këshilli Kombëtar i Senatit me vonë eshte ndergjegjesuar dhe ka ndërmarrë hapa konkret duke deleguar patriotin Bajram Curri për bisedime rrafsh per rrafsh me Bajraktarin e Oroshit Preng Marka Prenga, si shtylla më e afërt e Kapidanit te Mirdites. U ra dakord që Mirdita të përfaqesohej dhe ashtu u veprua. Në fillim të këtij shkrimi kam përshkruar fjalimin e Ahmet Zogut në Mbledhjen e Parë të Legjislacionit të Parë, dhe në atë mbledhje ka qenë prezent edhe deputeti i parë për Mirditen, Prenk Llesh Gjoni.

Pra Mirdita u përfaqësua. Në vitin 1927 Prenk Llesh Gjoni  vdiq i helmuar dhe vendin e tij e mbajti i kusheriri, Mark Kapedani i cili njiheresh ishte edhe N/Prefekt i Shkodres. Mark Kapedani u vra ne Peqin me 1933,  gjithashtu në krye te detyrës. Por më e rëndesishmja është se pas ekuilibrimit të detyrave dhe të vullnetit politik të Prenk Bib Dodës, fuqitë më të besueshme ndërkombetare për të patur garanci ne zhvillimet politike shqiptare, kërkuan që Gjon Marka Gjoni te zgjidhej Senator i Përjetshem i Republikës së Shqipërise dhe ashtu u veprua. Gjon Marka Gjoni u zgjodh Senator i Perjetshëm, por këtë Senat e lau me gjakun e freskët të dy djemve ma të mirë të tij, me pushkatimin e Kapidan Mark Gjomarkut dhe të Llesh Gjomarkut në hyrje të rendit sllavo-komunist, ashtu sikur u vranë dhe u zhduken nga regjimi i biri i Preng Llesh Gjonit, major Nikollë Prengë Lleshi, si dhe kusheriri i tij i parë, Frrok Dodë Lleshi. Me këtë rast e përmes këtij shkrimi, dua të falenderoj të 12 bajrakët e Mirditës për sakrificat dhe gjakun e pastër që derdhën  krah Kapedanit te Mirditës, në mbrojtje të vlerave katolike, patriotike dhe antikomuniste.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment