Në 575 vjetorin e Beslidhjes, Klina pret bustin e Gjergjit, ndërsa Haradinaj vendos “kufirin” mes dy botëve

Nga Pirusti News
1 272 Shikime

Nga Klina: Aleksandër NDOJA.

Edhe pse kanë kaluar pesë shekuj e 75 vjetë, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu themeloi Beslidhjen e Lezhës, vepra e tij e lavdishme përcjell përditshmërinë e kohës ku Ai udhëhiqte betejat kundër osmanëve. Këtë rradhë ishte |Klina në Kosovë e cila priti bustin e Skënderbeut, për të mbetur aty përjetësish në sheshin kryesor të këtij qyteti. Ishin një grup intelektualësh të mirënjohur në Klinë të cilët janë pjestarë dhe drejtues së forumit “Luigj Gurakuqi,  si Pal Canaj, Prend Buzhala, Arben Dodaj, Dodë Ndrecaj e Lekë Mrijaj, që me mbështetjen e Komunës së Klinës me kryetar z. Zenun Elezaj, bënë të mundur që dita e 1 shkurtit 2019, të ishte një ditë feste.

Pikërisht sot ky qytet, ndër më elitarët në hapësirën mbarë kombëtare dhe me kulturë të spikatur u bë “vijë ndarëse” mes dy botëve, asaj përparimtare e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo perëndimi nga i kishte sytë edhe Gjergj Kastrioti, dhe botës tjetër asaj sllavo-ruse, një fabrikë qindra shekullore që vetëm ka prodhuar armiqësi, luftra deri në tentativat më të çmendura për asimilim të kombit më të vjetër në Ballkan e më gjerë, kombit shqiptar.

Kjo u tha qartë e pa ekuivok nga kryeministri i Kosovës Ramush Haredinaj në takimin përkujtimor me rastin e ardhjes së bustit të Gjergjit në Klinë, i cili prej kohësh po përballon një fushatë frontale inicuar nga pro-rusët sipas tij, për shkak të taksës 100% ndaj Serbisë.

Haradinaj i gjendur në presion të fortë të makinerisë sllavo-ruse, duke i’u drejtuar në pranishmëve në sallën e Kulturës në Klinë tha se shumica nga ju, duke filluar nga unë kemi të vrarë e të masakruar nga serbet. Pra si mund të konsumojmë ushqimet e atyre që na kanë vrarë e po bëjnë të pamundurën për të na izoluar. Ai bëri përgjegjës rusët, pasi sipas tij janë ata që në heshtje e pa zë po punojnë për heqjet e njohjeve të Republikës së Kosovës.

Për më shumë fjala e plotë e z. Ramush Haradinaj:

Më herët qendra e Komunës së Klinës ishte mbushur me qytetarë të kësaj Komune por dhe të ardhur nga vise të tjera kombëtare. Të shumtë u mblodhën në sallën e Kulturës së Klinës, ku ishte parashikuar mbajtja e një akademie me rastin e 575 vjetorit të Beslidhjes së Lezhës, akademi e cila u moderua me kujdes dhe elekuencë nga studentja klinase Loreta L. Mrijaj.

Studentja Mrijaj ka ftuar për një përshëndetje kryetarin e Klinës prof.dr. Zenun Elezaj. Në fjalën e tij ai ka falenderuar grupin organizator duke theksuar se Gjergj Kastrioti Skënderbeu është njëri nga personalitetet më të shquara shqiptare, që la gjurmë të pashlyeshme në histori. Më tej z. Elezaj tha se  “Sot qyteti ynë i bukur, Klina jonë e dashur ka festë. Dhe, pikërisht, në këtë festë, në këtë ngjarje të madhe, kemi vendosur ta kujtojmë,  ashtu siç është  kujtuar edhe shumë shekuj më parë, njëherësh edhe  ta sjellim në qytetin tonë,  të lartësuar në bronz, bustin e Kryeheroit të kombit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i  cili përfaqëson figurën më emblematike të historisë sonë, krenarinë dhe në mbamendjen tonë kombëtare. Ky përkujtim i sotëm dhe kjo vepër e lartësimit të bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,  organizohet për nder të jubileut historik të 575-vjetorit  të  Kuvendit të Lezhës dhe krijimit të Besëlidhjes Shqiptare, të vitit 1444 në Lezhë, si ngjarje  kulmore, e cila zë vend nderi në panteonin e  historisë së kombit tonë. Mesazhet që i la si trashëgim Skënderbeu për popullin e vet, janë ato mesazhe që rrezatojnë edhe sot e kësaj dite dhe të cilat nuk janë shuar asnjëherë, por janë rikthyer fuqishëm këtu në Klinën. Ky kujtim që vjen me këtë jubile dhe ky bust të cilin po e lartësojmë në sheshin e qytetit tonë,  përjetësojnë  momente  të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, momentin kur ky Hero Kombëtar ka bashkuar kombin përballë rreziqeve të kohës.”

Më tej e ka marrë fjalën prof. Pal Canaj i cili ndër të tjera tha: “…Figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut shpreh në esencë unitetin dhe lirinë kombëtare përmes karakteristikave të rezistencës autentike të ideuar kah Perëndimi. Gjergj Kastrioti në rrugëtimin e tij të lirisë, përpos figurës së një strategu ushtarak, burrështeti dhe diplomati, tek populli shqiptar rrënjosi fenomenin e ndikimit psikologjik, përmasat e të cilit u shndërruan në një filozofi të jetës që sot mund ta përkufizojmë si kastriotizem. Koncepti i Kastriotizmit rishfaqej tek populli ynë sa herë që ekzistenca dhe identiteti i tij vinte në zgrip.

Mbështetur në këtë koncept u zhvilluan edhe ngjarjet me të fundit, në historinë më të re të Kosovës, si Filozofia politike e udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova , Lëvizja për pajtimin e gjaqeve e udhëhequr nga Anton Çetta, dhe Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku përmes idealit të lirisë e gjenin frymëzimin edhe familjet emblematike Jashari dhe Haradinaj, si dhe luftëtarët tjerë të lirisë së Kosovës. Qyteti i Klinës, nga dita e sotme e në vazhdimësi do të hijeshohet me madhështinë e figurës se Gjergj Kastriotit- Skënderbeut të derdhur në bronz. Me rastin e inaugurimit të kësaj figure, kujtojmë fjalët e Intelektuali dhe demokratit, Luigj Gurakuqi, i cili thoshte: ” Nji komb rron me tradita, me gojdhâna. Ay popull kur kujton e nderon të parët e vet, âsht’ me të vërtetë nji komb trim.”.

Pas fjalës së kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka marrë fjalën shkrimtari dhe intelektuali i Klinës prof. Prend Buzhala i cili ka vlerësuar lart figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërkohë ka folur për punën e forumit qytetar “Luigj Gurakuqi” nga ideja, deri në realizimin e e veprës, bustit të Skënderbeut.

Pas kësaj i gjithë grupi i qytetarëve prirë nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe forumi i intelektualëve, i janë drejtuar qendrës së qytetit, ku edhe kanë zbuluar bustin e heroi tonë kombëtar. Zbulimin e bustit e bënë kryeministri Ramush Haradinaj, babai i dëshmorit e heroit Mujë Krasniqi, Halil Krasniqi, kryetari i Komunës Zenun Elezaj dhe Pal Canaj, përfaqësues i qytetarëve e i Forumit të intelektualëve “Luigj Gurakuqi”.

 1 shkurt 2019

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan