Reportazh nga arkiva..Drejt Spaçit shoqëruar mes ish të burgosurve politikë

Nga Pirusti News
1 603 Shikime

Arkiva/Reportazh nga burgu famëkeq, botuar më 22 shtator 2007 (Koha Jonë)

Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968-n, thotë ish i dënuari Agim Musta. Ndërtimin e tij Ministria e Punëve të Brendshme e bëri me të burgosur ordinerë, ku u rrethua një sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh dhe u hapën galeritë e bakrit dhe piritit (rërë e trashë nga ku del acidi sulfurik). Me përfundimin e burgut, 600 të burgosur politikë i shpërngulën nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit për në Spaç. “Në Fushë-Krujë na takuan qëllimisht me të burgosurit ordinerë që ndërtuan Spaçin, të cilët nisën të bërtisnin: “Jua bëmë varrin”, thotë Agim Musta, duke rikthyer edhe një herë ndër mend pamjen e kampit të tmerrshëm. Sipas tij, kampi përbëhej nga disa barraka të vogla të ndërtuara nga drejtoria gjologjike në 1956-n, ndërsa qielli pa kufij nga Spaçi dukej sa një tepsi.

Puna në galeri bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik. Norma e punës ishte 4 vagonë për dy të burgosur e, ai që s’e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive. Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. “Ngritëm në kamp flamurin e kuq me shqiponjë, por pa yll, që u përgatit nga piktori Mersin Vlashi dhe po kështu hodhëm parulla kundër diktaturës. Kishim shtënë kështu në dorë kampin e brendshëm”, vijon ish-i burgosuri politik. Agim Musta na shpjegon se alarmi dhe paniku i qeverisë ishte mjaft i madh dhe si pasojë ata urdhëruan korpusin e Burrelit për rrethimin e kampit të Spaçit me forca të shumta e tanke. Operacioni drejtohej nga drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu. Pas tri ditësh revolta u mposht mes përdorimit të shufrave të hekurit e zjarrit. 200 veta u arrestuan, ndërsa 100 prej tyre u dënuan me 1700 vjet burg.

Spaç. 34 vite nga revolta e të burgosurve te Spaçit. Ngjarja që tronditi rëndë shtetin, në kujtesën e protagonistëve.

Mirditë. 34 vite më parë, pikërisht më 21 maj të vitit 1973, të burgosurit e Spaçit të cilët ishin afërsisht 1200 veta, mundën të trondisnin shtetin i cili nga ana e vet u kundërpërgjigj me të gjitha bateritë e dhunës. Pikërisht kjo datë tashmë është shënuar si e veqantë jo vetëm ka protogonistët e asaj ngjarje, por edhe nga të gjithë të dënuarit e diktaturës. Të burgosurit të cilët çdo ditë në tre turne punonin pa pushim nën kërcënimin e kamxhikut të policit, nuk mundën të duronin për më tej barbarinë e policëve të cilët masakronin bashkëvuajtësin e tyre të quajtur Pal Zefi, nga Sukthi i Durrësit, por me origjinë nga Mirdita. Për më shumë se tre ditë kampi kalon në duart e tyre, ndërsa radiot e huaja njoftonin për një sinjal lirie ne oazin e diktaturës. Por liria brënda burgut nuk zgjati për shumë kohë. Policë të ardhur nga shumë qytete të vëndit, nën thirrjet kërcënuese dhe me armët më të sofistikuar të kohës, mundën ta shtypnin atë.

Vetë Feçor Shehu, ekponenti më i lartë në Ministrinë e Brëndshme të kohës, ka drejtuar të gjihë operacionion deri në shuarjen totale të saj. Gjykata e lartë  e cila instalohet brënda kampit të Spaçit, dënon dhe egzekuton në mënyrë të menjëhershme 4 të dënuar të cilët ishim më aktivët. Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko do të merrnin dënimin kapital, ndërsa dhjetra të tjerë do të ridënoheshin. Revolta do të shtypej, por jehona e saj do të zgjaste jo pak. Vetëm 14 vjet më pas asaj dite, të burgosurit do të dilnin për tu kthyer vetëm në raste të pakta përkujtimesh.

Drejt Spaçit

Një autobus nga Durrësi, është nisur që në orët e para të ditës për në drejtim të Spaçit. Shoferi i cili nuk e njeh mirë këtë vend, ndalon në të hyrë të urës së Repsit. Ai thotë se nuk mund të vijojë për më tej, në ato terrene tejet të vështira. Shumë gra që shoqëronin të afërmit e tyre për në drejtim të Spaçit, thonë se këtë rrugë në shumë raste e kishin bërë në këmbë. Ndërsa vetë ish të dënuarit shfajsoheshin, duke thënë se sa herë kishin bërë këtë rrugë e kishin bërë me autoburg. Autobuzi nuk pranon të ecë më tej edhe pse shumë ish të burgosur mundohen të pastrojnë rrugën me një lopatë. Megjithatë një banor i zonës, si në kohë të largët, me kamionin e tij ngarkon të gjithë të burgosurit nga Durrësi, në karroceri dhe i ndalon në të hyrë të burgut. Më përpara këtu kanë mbërritur disa ish të burgosur nga Shkodra. Të gjithë takohen përzemërsisht dhe fillojnë të tregojnë pafundësisht. Godinat edhe pse qëndrojnë në këmbë, janë të shkatërruara. Pak fonde dhe ato mund të kthehen në muze të vizitueshëm. Këtu ka një histori të gjatë. Mijëra vetë kanë kaluar vite të gjata burgu. Tortura dhe tmerre.

Vëndi është tejet i izoluar. “Mekuç” quhet vëndi. Kujt i kishte shkuar ndërmend për të ngritur një burg?. Ndoshta nisur nga emri i këtij vëndi që për mirditorët përkthehet me një enë të hershme zierje ushqimi me grykë të ngushtë.  Vëndi është i rrethuar nga kanione të shumtë dhe gryka të thella të cilat janë tejet të rralla në vënd. Të burgosurit gjejnë dhomat e tyre, grykat e minierës, ndërsa mblidhen në sheshin ku dikur bënin rrjeshtimin. Për inerci, në kor thërrasin poshtë komunizmi. Ndërsa përballë tyre, në mur ende duken qartë parulla të diktatorit i cili u bënte thirrje për edukim përmes punës.

Ylli Mançe, nga Durrësi:

Kam ardhur këtu për të përkujtuar greven e Spaçit në 33 vjetorin e saj. Unë jam anëtar i senatit të shoqatës së bashkuar autonome të Durrësit. Ajo çfar dua të them ka të bëjë më faktin se ë gjithë të persekutuarit e Durrësit jemi bashkuar në një shoqatë të vetme nga tre që ishim. Ne presim që edhe drejtuesit më të lartë të shoqatave si Kurt Kola, Adem Allçi dhe Afrim Haçi të bashkohen si edhe ne, pasi ka qënë politika e partive në pushtet që na ka ndarë. Ndërsa për dëmshpërblimin qeveria deri më tani nuk ka marrë asnjë masë për ne. Berisha është prononcuar se do të shërblehen por akoma nuk është marrë një vendim as për masën as edhe për datën.

Asllan Patrioti, nga Durrësi:

Protesta nisi fillimisht kur një i burgosur Pal Zefi, në shënjë protetë për mbajtjen me të padrejtë në birucë erdhi me shpejtësi në oborrin e burgut. Policët që po e ndiqnin e kapën dhe filluan ta rrihnin barbarisht. Ne hezituam për momentin por një i burgosur në moshë të vjetër, Gjin Doçi thirri duke thënë: o burra, o burra na koriti qeni, pasi një i tillë që mbante për litari filloi të lihte me forcë duke tentuar të largonte policët. Menjeherë të gjithë të burgosurit si një ortek, janë sulur mbi policët duke i larguar jashtë burgut duke marrë të gjithë situatën nën kontroll. Pas kësaj filloi djegja e këndeve të emulacionit me citatet e dikatatorit dhe u mundësuar ngritja e flamurit për herë të parë pa yllin e kuq komunist.

Po për nismën më të fundit të qeverisë për dëmshpërblimin tuaj çmund të thoni?

Dua të them se z. Kryeministër përpara se të merrte pushtetin, tha se ne do të japim dëmshpërblim të kënaqshëm. Por në momentin që mori pushtetin ne jemi të zhgënjyer. Edhe në konferencën që u bë ai nuk e përcaktoi datën. Na premtoi se do të na bënte heronj, por unë i them z. Kryeministër, se hero jam kur të marr paratë e burgut dhe tu jap bukë fëmijëve të mi. Nuk kemi nevojë për tu bërë heronj por kemi nevojë për mbështetje finaciare, punësim dhe strehim.

Liqe Grabova, nga Durrësi:

Për sa i përket dëmshpërblimit, në çoftëse jemi në kapitalizëm ne kemi nevojë për kapital. Në çoftë se jemi në socilaizëm, ne nuk i duam ato para dhe le të vazhdojë siç ka vazhduar deri më tani. Por ne kërkojmë, që siç paguhen veteranët që luftian për të sjellë lindjen, të paguhemi edhe ne që e luftuam atë.

Fran Gega, nga Mirdita:

Në Spaç kam ardhur që me fillimin ekëtij burgu në prill të vitit 1968, dhe kam vijuar deri në vitin 1973, pra në momentin e revoltës kam qënë i pranishëm. Një konflikt me policinë, kur një bashëvujtës i joni i quajur Pal Zefi nga Durrësi, nuk pranonte me punuar pasi të burgosurit politikë nuk duhej të punonin. Për këtë atë e patën futur në birucë disa herë. Rastin më të fundit e lanë në birucë për një muaj, por që rregulli nuk lejonte për më tepër se një muaj. Për këtë ai u largua në mënyrë të dhumshme nga biruca dhe u kthye në kamp. Në mëngjes ka ardhur operativi me 12 policë me e marrë me e futur me zor në birucë. Një bashkëvuajtës i yni që ishte agjent i komandës, edhe ai u sul për ta kapur.  Por një tjetër i burgosur Pavllo Popa nga Vraka e Shkodrës, e kapi atë dhe e tërhoqi. Në kohën kur policia e vuri nëpër këmbë, përmes një skene të llahtarshme, 12 policë me një të burgosur, i gjithë kampi plasi në revoltë. Kemi bërë grusht me policinë të cilën e nxorëm përjashta.

Sa ditë zgjati revolta?

Dita e parë ka qënë e rëndësishme, ndërsa të nesërmen filloi një dezolionim të të gjithëve pasi e dinim se shteti do të hakmerrej. Në këtë kohë pa kontroll, të burgosurit filluan të hakmerreshin ndaj disa të burgosurve që ishin spiunë dhe që kishin dalë dëshmtarë në të rremë në shumë raste. Në moment policia e shfrytëzoi këtë rast, dhe filloi të merrte disa nga më aktivët. Kur po merrnin Pavllo Popën, shpërtheu njërevoltë më e fuqishme dhe gjithshka doli jashtë kontrollit. Këtu filluan përt herë të parë të shanim sistemin përmes parullave politike. Situate u bë tejet e rëndë pasi policia qëllonte pa pushim në drejtim të godinave të kampit. Ja edhe sot e kësa dite duken vëndet ku binin predhat e armëve të policisë. Për ca kohë e gjithë vëmendja e shtetit u përqëndrua këtu. Gjatë kësaj kohe në përcaktuan disa pika të një rezolute me disa pika që ja dorëzuam komandës. Këtu ishte Feçor Shehu i cili caktuar për shtypjen e revoltës.

Po ngritja e flamurit si u arrit?

Ishte pjesë e pashmangshme e atij procesi të atyre ditëve historike. Dikush u kujtua për këtë. Një i burgosur solli një beze të kuqe. Mersim Vlashi nga Mati, mundi të improvizonte një shqiponjë pa yll në të. Sëbashku me një të burgosur tjetër, Gjet Kadelin mundëm ti vinim një ristelë për ta ngritur. Shumë të burgosur mbani njëri-tjetrin deri në taracë ku ai u vendos. Ishte një natë e vrullshme që kurrë nuk na shlyhet nga kujtesa.

Ndërsa ajo pati edhe fundin e saj?

Patjetër që ajo da ta kishte një fund. Fundi ishte i hidhur për të dyja palët. Diktatura mori një shuplakë të rëndë, ndërsa nga ne u egzekutuan 4 të burgosur, dhe 8 të tjerë u dënuan me burg të përjetshëm.

Isa Isufi nga Shkodra:

Jam arrestuar në vitin 1962 dhe kam qëndruar në burg deri në vitin 1981, i akuzuar për strehim dhe përcjellje jashtë atdheut të disa diversantave në zonën time të Postrribës. Isha i martuar dhe kisha lënë një vajzë dy vjeçe të lindur. Kur dola nga burgu e gjeta vajzën time të martuar, dhe me një vajzë të vogël po 2 vjeçe. Me dukej sikur kjo ishte vajza ime dhe koha kishte mbetur në vënd.

Bukurie Muho Bala nga Shkodra:

Kam ardhur në moshën 8 vjeçe për herë të parë në këtë kamp, për të parë babain tim Muho Bala i cili më kishte lënë një muajshe gjysëm . Kujtoj se rrugën nga Repsi e deri këtu në burgun e Spaçit e mora në këmbë. Erdha dhe e pashë babain tim të cilin nuk e kisha parë kurrë, por e njoha edhe pse polici deshi të bënte një eksperiment nëse e njihja në mes tre të burgosurve të tjerë. Më lanë në takim me babin tim vetëm 7 minuta. Kam ardhur edhe një herë në moshën 10 vjeçe dhe më pas vetëm kur u kthye nga burgu. Më gjeti me dy fëmijë të rritur, pasi ai bëri rreth 27 vjet në këtë burg por edhe në burgje të tjera.

Gjok Zefi vëllai i të pushkatuarit Pal Zefi:

Ne i vendosëm një Fletë-Rrufe komitetit qëndror të PPSH, në qëndrën e fermesë së Sukthit në Durrës. E bëmë këtë të nxitur nga vetë diktatori për të thënë cili do pa frikë mendimin e tij. Në fakt fletë-rrufeja nuk u hoq për disa ditë dhe u bë një analizë ku ne na u dha të drejtë. Por vetëm një javë më pas  ne u arrestuan që të dy dhe përfunduam këtu në burgun e Spaçit, unë i dënuar me 8 vite burg, ndërsa vëllai im me 10 vite.

Cila është ndjesia që u krijohet sot pas 33 vitesh së revoltës ku humbi jetën edhe vëllai juaj që në një farë mënyre ishte shkaktari i kësj revolte?

Jam shumë i qetë për misionin që e kemi çuar në fund. Unë e kam thënë edhe në burg: Lum unë që jam në burg dhe mjerë populli që është i lirë. Edhe vetë Pali e dinte dhe e kishte parashikur se do ta vrisnin. Unë e mora njoftimin për vrasjen e Palit pas shtatë muajsh, kur isha në burgun e Burelit.

Aleksandër Ndoja  

Spaç më 22 shtator 2007

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan