VATIKANI konfirmon mbiemrin PACI, të ATË GJERGJ FISHTES (PACI) mbiemër që i perket origjinës të tij, Domgjoni i Mirdites, familja Paci.

Nga Pirusti News

Nga: Besnik Paci

Portali italian “Historia e Botes”, poston foton e Fishtes, ku poshte fotos, shkruhet emri i tij:  Gjergj Fishta (Paci) dhe në krah të fotos, është shkrimi, i nje dokumenti, të gjetur nga Arkivat e Vatikanit, që konfirmon mbiemrin fillestar Paci.

Shkrimi i përkthyer nga portali italian “Historia e Botes” si më poshtë vijon.

Gjergj Fishta (Paci) Sipas një dokumenti të gjetur në arkivat e Kishës së Vatikanit, prift, poet, shkrimtar, realist shqiptar, kishte mbiemrin fillestar Paci, por sepse Paci (Pazzo) “në italisht do të thotë” i çmendur “konsullata e ndryshoi atë në Fishta per arsye mos keqkuptimi.

Fishta ishte antarë i akademisē italiane dhe emri i tij, ishte i shkruar në Vatikan dhe në Akademinë Italiane, si nje nga intelektualet me të aftë te Evropes, ku do linte shumë shkrime në emër të tij, prandaj ju kerkua, të përdorte mbiemer tjeter e jo Paci, shkaku i moskeqkuotimit ne perkthim nga italianet, ku Paci ne italisht përkthehej i çmendur.

Emri fillestar i Fishtes, ishte Zef Paci, me vonë u pagëzua me emrin Gjergj Fishta.

Ketë fakt të arkivave të Vatikanit, në lidhjen me mbiemrin Paci, te Pader Gjergjit e ka përcjellur ndër breza, nipi i Pader Gjergjit, Mark Lek Fishta(Paci) i cili ishte i dyti intelektual mbas Fishtes, (Marku djali i vllait të Fishtes, Lekes), të cilin e afroj dhe shkolloj në Romë vetë Fishta, ku edhe Mark Fishta, ka shkuar në shkollën e klerikëve ne Romë me mbiemer Paci, por Atë Gjergj Fishta i kishte treguar, Markut, arsyen pse e nuk duhej të përdorte, mbiemrin Paci, sepse mund të këtë keqkuptime në opinionin italian, se Paci përkthehet “i çmendur” dhe Marku perdori mbiemrin Fishta, të Padër Gjergjit, por në arkivat e Vatikanit, eshtë i shkruar mbiemri Paci dhe origjina e tyre, Domgjoni i Mirdites.

Mark Lek Fishta (Paci) (djali i vllait te Fishtes, Lekes) ishte më i shkolluari, mbas Pader Gjergjit dhe deri ne momentet e fundit te jetës të tij (1987), Mark Fishta, ka percjellë tek brezat e tij, origjinen nga Domgjoni, familja Paci dhe ka treguar arsyen e ndryshimit të mbiemrit te tij dhe të Pader Gjergjit, nga Paci ne Fishta, kur ishin ne shkolle ne Romë, arsye e konfirmuar nga vete Pader Gjergji te Mark Fishta, sapo Marku ka mrritur ne Romë, ku deshmia e Mark Fishtes, eshte e njëjte, me shkrimet e arkivave te Vatikanit, të postuara nga portali Italian “Historia e Botes”.  Mark Fishta, falë intiligjences te tij që fëmijë. u perkrah dhe u ndihmua nga Pader Gjergji, që të vazhdonte studimet në fillim si klerik ne Rome e më pas shkollen e topografise.

Ne Romë Mark Fishta (Paci) u rregjistru ne shkollë, të klerikeve, por vetë Pader Gjergji e largoj dhe e rregistroj, në shkollë të topografisë, shkaku se Atë Gjergj Fishta, kishte nuhatur, se Ballkani do ndikohej nga Ruset dhe i kishte thane Markut, se Ruset janë kunder Klerikeve e Kishave, prandaj për siguri po te dergoj ne shkollë të topografise, ku Mark Fishta, mbaroj me rezultate te shkelqyera, i vlersuar nga italianet, si nje nder topografet me të zotë të Evropes.

Falē aftesive profesionale, Mark Lek Fishta , ne vitet e para te mbasluftes, u vendos ne Tirane, ne zyrat qendrore te topografise shqiptare dhe shkaku i aftesive te tij profesionale, arriti ti mbijetojë sistemit edhe kur u nis një lufte e regjimit kunder Fishtes.

Mark Fishta, falë profesionalizmit të tij, ne topografi, regjimi e la ne heshtje, pa e pëndjekur edhe në atë kohe kur perndjek, axha i tij Gjergj Fishta, që e kishte rritur e shkolluar, por Mark Fishta aftesite e tij profesionale , do i perdorte për të mbrotjur familjen e fisin e tij, ne Fishtë, që të mos internoheshin, sepse i ishin hapur, dosjet, gjithe familjes të Gjergj Fishtes, për internim, ishte aftesia e Mark Fishtes, që i mbylli keto dosje të regjimit e shpetoj, familjen e fisin nga internimi.

Edhe familjaret e Fishtes, konfirmojnë, të njetin arsyetim me arkivat e Vatikanit, te vendosjes te mbiemrit të Pader Gjergjit nga Paci ne Fishta. Nipi i Fishtes MARK NDOKA, tregon, se si gjyshi i tij MARK FISHTA ,(djali i vellait të Fishtes) i kishte tregu disa here mbi origjinen e tyre nga Domgjoni familja Paci, si dhe i kishte tregu se vete Pader Gjergji kishte perdorur mbiemrin Paci, krahas mbiemrit Fishta, si dhe tregon arsyen pse Pader Gjergji vendosi te perdorte mbiemrin Fishta ne shkrimet e tij, njejte sic po e shpjegon portali italian “Historia e Botes”

Origjina e Atë Gjergj Fishtes dhe e gjithë fisit te tij është nga Domgjoni i Mirditës , familja Paci, konfirmon Nipi i Fishtes, MARK NDOKA i cili i tregon Besnik Pacit, se si familja e fisi i tyre, kishin trashigu nga prinderit e gjysherit e tyre, origjinen nga Domgjoni i Mirdites, Familja Paci dhe Marku gati me lot ne sy tregon, per deshiren e madhe qe kishin pleqte e familjes Fishta dhe gjyshi i tij Mark Fishta, i cili ndrroj jete ne vitin 1987, qe te organizoheshin , per te vizitu Domgjonin e origjines, sepse gjate kohes te regjimit para ktyre viteve, shkaku i problematikave te kohes gati te persekutuar, nuk leviznin dot te lirshem, drejt origjines, ne menyre te organizuar.

Gjyshi i Atë Gjergj Fishtes, Simoni i Ndoc Pacit, ështe shpëngulur nga Domgjoni dhe është vendosur ne Fishtë, rreth viteve 1800, sebashku me gjakun e tij Llesh Pacin, ku ne Fishtë, ka lindur djali i Simonit, Ndoka i cili eshte i ati i Fishtes e Ndoka la tre djem. Çupi (Simoni), Leka e Zefi i cili u pagezua me emrin Gjergj dhe sot njihet Gjergj Fishta i Kombit.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment