Zef Ndoc Ndreca bajraktar i Spaçit, nën fokusin historik

Nga Pirusti News

Zef Noc Ndreca i njohur si Zef Noci  personalitet me influencë dhe peshë në Mirditë, një person përkrahës i disa nismave të mëdha patriotike dhe atëdhetare në vend.

Familja e tij kishte influencë jo vetëm në 12 bajrakët e Mirditës, por edhe më gjerë.

Zef Noci njihet si një filo-austro–gjerman, pra orientimi i tij dhe i familjes së tij ishte perëndimor, por nuk duhet harruar se interesat austro-gjermane  përputhen me interesat kombëtare.

Janë austriakët dhe qeveria e tyre që mbështesin klerikët mirditorë në  hapjen e dhjetë shkollave të para në Mirditë.

– Familja e Zef Nocit bëhet mbështetëse në financimin e katër librave të parë  për shkollat shqipe në Mirditë,  të cilët dërgohen në vjeshtën e vitit 1889 për tu shtypur në Austri. Libra të cilët nuk dihet se çndodhi me to, ndërsa autori i tyre ishte Abat Prend Doci.

– Është njëri ndër nismatarët  e nismave të mëdha në periudhën e viteve 1912 kur Mirdita kthehet në kryefjale  e kryengritjeve për Liri.

Është njëri ndër Hartuesit e projekt kushtetutës  se paraqitur  në Kuvendin e Rubikut përpara krerëve të këtij kuvendi historik. Njëri ndër projekt kushtetutat më të mira të ralizuara në vend, i njohur si projekt kushtetuta ose projekt Statusi i Rubikut, i pranuar dhe nga  krerët e ardhur nga Tirana, Durrësi, Elbasani por dhe Kosova .

– Zef Noci dhe familja e tyre  ishin mbështetës dhe bashkëpunëtorë të  nismave atdhetare të të gjomarkajve për ruajtjen e njëfarë autonomie të Mirditës, autonomi të cilën më luftë e diplomaci e kishte ruajtur edhe gjatë pushtimit të gjatë turk.

– Njihet si njëri ndër përkrahasit dhe mbështetësit më të mëdhenj të Abat Prend Doçit, Dom Ndoc Nikës  dhe e lëvizjeve patriotike që ndërmer kleri dhe klerikët në atë periudhë.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment