Kosovë. U bëre njëmbëdhjetë vjeçe burneshë..!

Nga Pirusti News

(Meditim në pavarësinë e Kosovës)

Nga: Nikoll Loka

U bëre njëmbëdhjetë vjeçe burrneshë,
e s’po di si të quaj:
Mis apo luaneshë!
Shumëkujt si mis ia kishte ënda,
dhe emrin tënd “Liri”
ta zgjedhë dhuratë për vajza.
Si luaneshë
ti vjen me pamje tjetër,
Mbretëreshë Teutë,
burrneshë e egër.
Në këtë Ballkan që fle mbi gjëmba,
Liri, ende vazhdon të thyesh pranga.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment