Kontributi i mirditorëve gjatë kryengritjes së vitit 1911, sipas shtypit kroat të kohës

Nga Pirusti News
1 927 Shikime

Nga: Murat Ajvazi, botuar në nr. 22 të revistës “Mirdita”

Pas kryengritjes së Kosovës së vitit 1910, në Shqipëri shpërthyen dy kryengritje në vitin 1911, ajo në Malësinë e Madhe dhe në Mirditë. Kryengritja e madhe e vitit 1911, është një nga ngjarjet më të rëndësishme të etapës së fundit të Rilindjes sonë kombëtare. Ajo qe prologu i kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912.

Kryengritja filloi në Malësinë e mbishkodrës. Gjatë saj malësorët u qëndruan heroikisht për më tepër se tre muaj rresht hordhive të Shefqet Turgut Pashës. Ndërsa patriotët u përpoqën ta kthenin atë në kryengritje të përgjithshme drejtuar nga një qendër e vetme udhëheqëse kundër të gjithë armiqve të lëvizjes sonë kombëtare. Lidhur me kontributin e mirditorëve në kryengritjen e vitit 1911, në shtypin kroat gjejmë të dhëna të rëndësishme të  papublikuara deri më tash. Gjatë këtyre viteve në viset e Kroacisë botoheshin më tepër se njëzet gazeta. Ato kërkonin informata nga korrespondentët e tyre të cilat i botonin në organet e tyre dhe shkruanin në mënyrë të hollësishme për ngjarjet dhe lëvizjet kombëtare në Ballkan dhe atë shqiptare. Gjatë kësaj kohe në Mirditë sipas gazetës “Slobodna Rijec”, Abat Doçi, L. Bumçi, M. Prenushi dhe shumë të tjerë nga Mirdita, krahas kryengritjes së Mbishkodrës, filluan idenë për organizimin e një kryengritjeje në Mirditë. Për këtë Perandoria Osmane më 11 prill 1911, emëroi gjeneralin Shefqet Turgut Pasha vali  të Shkodrës në vend të Bedri Pashës. Për këtë “Obzor” shkruante:

Shefqet Turgut Pasha më 17 prill 1911, me tetë batalione zbarkoi në portin e Shingjinit, i shoqëruar nga Preng Bibdoda. Shefqet Turgut Pasha mendonte që të shuante përpjekjet për kryengritje, krijimin e administratës, rregjistrimin e popullsisë dhe rekrutimin e të rinjve për ushtrinë osmane. Ai me këtë mendonte ta shuante vetëqeverisjen në Mirditë. Për këtë “Obzor” shkruante: “Mirditasit nuk u frikësuan nga ushtria dhe gjenerali Shefqet Turgut Pasha dhe ishin të vendosur ta fillonin luftën sapo të largohet Shefqet Turgut Pasha”.

Mali i Zi sipas “Obzor” bëri përforcimin ushtarak në kufi me Turqinë me qëllim që të bënte aneksimin e Plavës dhe Gucisë. Për këtë Mali i Zi, bisedoi me udhëheqësit shqiptarë rreth Plavës dhe Gucisë që së bashku t’i shtinte në dorë dhe atëherë kur ushtria turke të nisej në rrugën e Plavës e të Gucisë do të ndeshej me çetat shqiptare dhe prej këtij momenti do të fillonte lufta për autonominë e Shqipërisë. Ndërsa sipas “Slobodna Rjec”, kryengritja filloi me sulmin e shqiptarëve ndaj ushtrisë së rregullt turke në fortifikatat turke në Rapçe dhe në Traboin, në të cilën fortifikatë qëndronin dyzet nizamë me ç`rast u zhvilluan luftime të përgjakshme. Gjatë këtij sulmi kryengritësit vranë 4 nizamë, 28 i zunë rob, ndërsa të tjerët u plagosën shumë rëndë. Në fortifikatën e Traboinit arritën që 80 nizamë t’i çarmatosin. Qeveria turke emëroi Shefket Turgut Pashën komandant të ushtrisë e cila do të luftonte kundër kryengritësve dhe i cili ishte gjakpirës i vjetër dhe udhëheqës i torturave të egra ndaj shqiptarëve dhe që kishte dëshirë që edhe kësaj radhe të vendoste qetësinë.

Kryengritja e Malësisë mbi Shkodrën dhe Mirdita

Ky sulm i shqiptarëve në këto fortifikata bëri jehonë të madhe dhe te shqiptarët e viseve të tjera të Malësisë së Mbishkodrës ku sipas “Obzor” të nesërmen më 25 mars malësorët e Kelmendit, Hotit, Grudës, Kastratit rrethuan garnizonin turk në Tuz dhe i çarmatosën ata ushtrarë, të cilët u dorëzuan kurse të tjerët i vranë dhe arritën të zinin tre topa edhe shumë municion ushtarak. Këto fitore të shpejta të kryengritjes e frikësuan shumë qeverinë turke. Sipas gazetës në fjalë, kundër kryengritësve u dërguan 8 batalione, kurse në Trapezunt qeveria mobilizoi menjëherë 8 batalione redifësh të cilët u nisën për në Shkodër, ndërsa nga Tirana u drejtua për në Shkodër batalioni i atjeshëm i redifëve.  Për gjendjen në Mirditë të dhëna interesante na jep studiuesi Nikollë Loka, në librin e tij “Prengë Bibë Doda”. Ai ndër tjera shkruan: Në Mirditë vlonte një pakënaqësi e madhe prandaj ishte dërguar një zyrtar që të bisedonte për kërkesat e banorëve i cili i raportoi Guvernatorit të Përgjithshëm për kushtet që kishin vënë mirditasit për të ulur armët. Këto kushte ishin pesë:

1.Largimi i të gjithë funksionarëve dhe administratave,

2.Emërtimi i Prengë Bib Dodë Pashës si guvernator,

3.Largimi i të gjitha trupave osmane,

4.Heqja e çfarëdo shërbimi ushtarak,

5.Heqja e të gjitha taksave e tatimeve.

Guvernatori nuk mund t’i pranonte këto kërkesa sepse në këtë mënyrë e humbiste gjithë pushtetin në atë krahinë, prandaj vendosi që t’i nënshtronte kryengritësit me forcë. Autoritetet osmane të Shkodrës nisën trupat për në Mirditë, ku ndodhën përleshje të përgjakshme, por që të dy betejat përfunduan me humbje të trupave qeveritare dhe bënë që në duart e malësorëve të binin një sasi municionesh. Kur mori këto lajme, Badri Pasha, i kërkoi Stambollit që t’i dërgoheshin si përforcime dy batalione të Vezir Quprisë dhe Lurës, që morën urdhër të nënshtronin Mirditën. Nga ana e tyre krerët e kryengritjes, pasi i bënë të pakalueshme të gjitha shtigjet që të çonin në Orosh, nga drejtime të ndryshme u tërhoqën në Fanë që u bë vatra e qëndresës në mars dhe prill të vitit 1911.

Në Fanë u mendua të thirrej një kuvend ku të përcaktohej platforma e kryengritjes dhe detyrimet e çdo pjesëmarrësi. Drejtimin e punëve e kishte në dorë Prengë Marka Prenga që bashkëpunonte me Kapidanët përmes Kolë Marka Kolës. Ishte një taktikë e zgjuar për të mos e implikuar drejtpërdrejt Derën e Kapidanit në një kauzë, që të triumfonte e do të bëhej historike, por nga ana tjetër shoqërohej me rrezikun e mundshëm të dështimit. Përgatitjet për kryengritjen i ndiqte nga afër Zef Shantoja, sekretari personal i Prengë Bibë Dodës.

Ka dokumente që provojnë lidhjen e Prengë Bibë Dodës me Prengë Marka Prengën dhe se Bajraktari ka vepruar sipas udhëzimeve që ka marrrë prej tij. At Pal Dodaj që kishte marëdhënie të mira me Bajraktarin duket që ka lexuar dhe një letër të rëndësishme që i kishte dërguar Prengë Bibë Doda: Më 17 prill 1911. Sot 23 ditë më parë, bajraktari i Oroshit, Prengë Marka Prenga mori një letër nga Prengë Pasha, në të cilën Princi i shkruante se kishte ndërmend me u largue jashtë vendit e në të njëjtën kohë e shtynte me rezistue me sa mundej. Edhe më parë i kishte pas thanë me ngritë krye. Në letrën e mësipërme i thoshte që të mos priste asgjë prej tij. Sipas gazetës “Obzor”, në Bisak të Mirditës organizohet kremtimi i Shën Markut, ku ishin të mbledhur bajraktarë dhe krerët më të rëndësishëm të Shalës, Mërturit, Berishës, Shoshit, Nikajt dhe krerët e Mirditës, krerët e Matit dhe të Dibrës, që mbajtën kuvendin në Fanë.

Pas meshës së shejtë Preng Bibë Doda, e udhëhoqi këtë kuvend si udhëheqës i kryengritjes së Mirditës që ishte formuar dy javë më parë. Pas hapjes së kuvendit nga Prengë Mark Prenga, Zef Shantoja u paraqet të pranishmëve Terenc Toçin. Kuvendi përgjigjet se nuk e mbajnë Toçin për të huaj, se e quajnë vëlla të tyre dhe pranojnë që ai t’u prijë në luftë. Toçi nga ana e tij me fjalë të thjeshta dhe të qarta u shpjegon qëllimin e misionit të tij. U flet për ndihmat garibaldine që do të vijnë sapo shqiptarët të organizohen dhe për nevojën e krijimit të Qeverisë së Përkohshme që do ta bëjë Shqipërinë  të lirë dhe të pavarur. Ai kërkoi bashkimin e të gjithë shqiptarëve pa dallim feje apo krahine rreth flamurit shqiptar. Në Kuvend u përcaktua një program i përbashkët veprimi, të cilit duhet t’i bindeshin të gjithë pjesëmarrësit. Pastaj të gjithë krerët lidhën besën. Ndërsa Nikollë Loka, më tutje shkruan: Të krishterët u betuan mbi Bibël dhe muslimanët mbi Kuran se do të luftonin deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Mbas betimit ngrihet flamuri shqiptar. Mark Frrok Bajraktari, dëshmitar i ngjarjes shkruan: Flamuri i madh shqiptar i prumun prej Malit të Zi, valavitet i lirshëm te kisha e Fandit, i mbrojtur prej burrave të lidhur besa – besë rreth tij.

Nganjëherë veprimtaria kryengritëse në Mirditë është parë në këndvështrim të gabuar si vepër e disa nacionalistëve ekstremistë. Kështu në një relacion të konsullit austro–hungarez të Shkodrës Zambaur shkruhet: …Në Mirditë, shumica e popullsisë është korrekte dhe u bindet këshillave të Prengë Pashës, Marka Gjonit, Abatit dhe kësaj konsullate. Por një numër jo i vogël i mirditorëve “korrektë” po kompromentohet nga bajraktari i Oroshit, Prengë Marka Prenga dhe mësuesi i Spaçit, Zef Ndoci. Me këto fjalë diplomati austro–hungarez i ndante udhëheqësit mirditas në të  bindur dhe të pabindur. Një analizë më e thelluar e faktorëve politikë në Mirditë tregon se midis këtyre grupimeve nuk kishte asnjë kundërshti dhe gjithçka ishte rregulluar në atë mënyrë që të funksiononte ashtu sepse në bazë të Kanunit që rregullonte marrëdhëniet shoqërore, autoriteti më i madh në vend ishte Prengë Bibë Doda, prandaj gjithçka bëhej me pëlqimin e tij. Sigurisht që autoritetet osmane të Shkodrës e dinin këtë fakt prandaj ishin të pakënaqura me rolin e Pashës së Mirditës në zhvillimin e ngjarjeve por nuk kishin se çfarë t’i bënin si rezultat i mbrojtjes ndërkombëtare që ai gëzonte. Por kishin në dorë të pengonin realizimin e aspiratave të tij dhe të mirditasve, pavarësisht nga shërbimet që u kishte bërë xhonturqve si rezultat i presionit që kishte patur nga austro–hungarezët, francezët, italianët për ruajtjen e status quo –së.

Shefket Turgut Pasha, sipas “Obzorit” i kërcënoi kryengritësit me dëbim nga vendi nëse nuk i  pranonin lëshimet, për arsye se frikësohej nga konflikti që ishte në prag sepse Abdullah Pasha, kishte përqendruar 60.000 ushtarë në kufirin me Malin  e Zi. Kjo situatë e krijuar ishte shkaku që kryengritësit u detyruan të pajtoheshin me lëshimet nga qeveria turke dhe u detyruan të ktheheshin në atdhe. Sipas “Obzor” deri në nëntë gusht të vitit 1911, 8000 njerëzit u kthyen në atdhe, ndërsa të tjerët ishin në rrugë. Kundër këtyre lëshimeve të qeverisë turke u ngritën edhe shqiptarët  e Vilajetit të Kosovës. Sipas “Slobodna Rjec”, shqiptarët nga rrethi i Pejës, afro 2500 njerëz u grumbulluan dhe hartuan një memorandum të cilin ia dërguan në Vlorë konsullit austriak, dhe në të cilin kërkonin kërkesat e “Librit të kuq”, dhe deklaronin se për këto do të luftonin gjer në vdekje. Ndërsa sipas gazetës në fjalë, në Shqipërinë jugore kryengritësit ende vazhdonin luftimet. Shqiptarët e Vilajetit të Janinës mundoheshin në çdo rast ta përzinin ushtrinë turke.

Për të gjitha këto pakënaqësi me të drejtë “Slobodna Rjec”, shkruante “Shqiptarët dëshirojnë autonominë e Shqipërisë”. Sipas “Ozbor”,  të gjitha këto lëshime ishin vetëm mashtrime, sepse premtimet e lejuara nuk do t’i mbanin turqit si herët e tjera dhe kjo së shpejti do të shihej. Edhe pas të gjitha përpjekjeve që bëri pushteti osman për shtypjen e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ajo nuk pati sukses sepse si shihet vitin e ardhshëm kryengritja shqiptare do të marrë përmasa të përgjithshme, dhe do të arrijë të shpallë pavarësinë e vendit pa ndihmën e askujt. Sipas shtypit në fjalë mund të përfundonte se në pranverën e ardhshme si çdo pranverë turqit do të kishin prapë ngatërresa me shqiptarët. Si u përshkrua më lart kontibuti i mirditasve në këtë kryengritje ishte i madh.

BURIMET:

 Fondi i gazetave kroate “Obzor”, 1911; “Slobodna Rjec”, “Hrvatsak”, 1911; “Hrvatsko pravo”, 1911; “Hrvatska Sloboda”, 1911; “Hrvatski Pokret”, 1911; “Hrvatski dnevnik”, 1911; “Dom i svjet”, 1911; “Crvena Hrvatska”, 1911; “Narodni list”, 1911.

Literatura e konsultuar:

Aptiev  S.J Das Deutche Reich und die Matedonische frage 1908-1912,  Munchen 1985;

Ajvazi Murat, “Shtypi kroat ndaj çështjes në shtypin kroat 1881-1912”, Prishtina Press – Prishtina 2012;

Ajvazi Murat, “Kryengritja e shqiptarëve 1909-1910”, sipas shtypit kroat, Prishtina Press – Prishtinë 2015;

Bart Peter, “Die Albanischen muslime zur zeit der nacionalen unabhangigkeits bevegung 1878-1912, Ëeisbaden 1968;

Cana Zekirija, “Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë 1908-1912”, Prishtina 1979;

Dobra Islam, “Angazhimi diplomatik i shteteve ballkanike dhe evropiane rreth çështjes shqiptare 1908-1912”, Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike, 18-1988, Prishtinë 1989;

Ernst Nolte, “Geschichte Europas 1848-1912”,  Munchen 2002;

Ferenc Majoros – Bernd Rill, “Das Osmanische Reich 1300-1922”,  Ëeisbaden 2004;

Gazmend Shpuza, “Përmasat e kryengritjeve të mëdha shqiptare të viteve 1910-1912”, Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike, 23-1993;

Harald Heppner –Zsuzsa Barbarics –Hermanik, “Turkenangst und Festungsbau”, Neue Forschungen zur ostmittel – und südosteuropäischen Geschichte, Bern 2009;

Kosta Milutinoviq, “Vojvodina i Dalmacija prema makedonskom pitanju”, Istrazivanja 6, Novi Sad 1978;

Mehmet Hacisalihoglu, “Die Jungturken und die Mazedonische Frage (1890-1918)”, Munchen 2003;

Milan Rakiq, “Konsullska pisma 1905-1911”, Beograd 1985;

Mbi lëvizjen kombëtare shqiptare, Tiranë 1962;

Michael Saleëski, “Geschichte Europas”, Munchen 2000;

Mirjana Gross, “Hrvatska Politika u Bosni i Hercegovini od 1878-1914”, Historijski Zbornik godina XIX –XX,  1966-67, Zagreb 1968;

Nikollë Loka, “Prengë Bibë Doda –  dritëhijet e një burrështetasi”, Tiranë 2017;

Romeo Gurakuqi, “Shqipëria 1911-1914”, Tiranë 2012;

Shukri Rrahimi, “Kryengritja shqiptare në Kosovë me 1909-1912”, Prishtinë 1972;

Shulek Vladimiri, “Diplomatska historije  centrallni sila 1882-1915”, prvi svezak Zagreb 1938.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan