KULTURA, Ese: Koha ikën & Puhi si ajo e një pasditeje. Nga Albana Raci dhe Donika Reqica

Nga Pirusti News

Nëpër faqet e revistës “Mirdita nr. 22”.

Koha ikën..!”

Është e frikshme se sa shpejtë ikin ditët, bëhen javë, muaj e deri sa pa kuptuar bëhen vite… Mendon se asgjë nuk ka ndryshuar, por papritur kur kthen kokën pas, e vë re se asgjë nuk është si më parë, gjithçka ka ndryshuar. Sekondat, minutat, orët e kështu me radhë ikin, vrapojnë, të gjitha gjërat vërtiteten rreth nesh dhe nganjëherë të vjen të ulërish:

‘Stop’ dhe të mendosh: e gjithë kjo kohë është shpenzuar në mënyrën e duhur! Do të doje të riorganizoje gjithçka dhe pastaj të vazhdosh. Por, ç’e do, koha ikën nuk pret fluturon… E çuditshme, ironike, dredharake , në fund të fundit nuk është as e mirë e as e keqe, është thjeshtë origjinale…

Jeta është e vështirë. E çfarë pastaj? Kështu është për të gjithë , kush thotë që është e lehtë gënjen. Jeta të lë letrat ne dorë dhe të thotë luaj, duhet të mësosh të luash, duhet të mësosh të ngrihesh pas çdo rënie, pas çdo përplasje me tokën të ngrihesh, të shkundesh nga pluhurat dhe të fillosh përsëri më e fort se kurrë. Duhet të jetosh në çdo fragment të saj që ikën me nxitimin e kohës. E pra jeto, buzëqesh dhe gjithmonë mendo se dhimbja nuk vjen vetëm, është lumturia që pret pas dorës që do hyjë papritur, ashtu sikur pas shiut që del dielli. Jeto fuqishëm dhe mëso të shkëlqesh në errësirë!

Albana Raci, Fushë-Kosovë.

 

PUHI SI AJO E NJË PASDITEJE

Në flladin e lehtë të një pasditeje vere kuptova që bota që e njihja si të vrazhdë dhe si një dimër i pafund u fundos, ndërsa në të njëjtën kohë po ngrihej një tjetër më e begatë, më e bukur e më shpresëdhënëse. Fillova sakaq një pranverë me lule të shumta e diellin që dukej se rrezonte edhe për mua. Fillova të shoh botën ndryshe dhe s’mundesha të ngopem, sepse të them të drejtën më kishte munguar vetja ime e buzëqeshur si jashtë edhe brenda. Shpirti im kishte lulëzuar edhe pse nuk e kuptoja përse. Mos vallë kam qenë në një ankth dhe tani u zgjova? Mendime të pafund me poshijoja në atë fllad dhe në atë lumturi. Për çudi erën e lehtë sot e dashuroja me tërë qenien time si asnjëherë tjetër. Më dukej sikur endesha bashkë me të në qiellin e pafund blu, në qiellin e kthjellët dhe sikur isha unë ajo puhija që tundëte lehtas dhe hareshëm gjethet në degët e pemëve, lulet në fushat e gjëra dhe kallinjtë e pjekur të grunajave në ara. Një ndjesi e pamasë dhe e pakuptueshme lumturie kishte pikuar papritur në zemrën time dhe një qast dëshirova që ajo të mos shqitej më asnjëherë nga unë. Uroja pafund vetën time për atë që jam sot edhe pse ndoshta nuk jam plotësisht ajo që e kasha menduar. E di, arritja më e madhe e njeriut është të jëtë vetvetja dhe sot po ndjehesha pikërisht ajo goca që ka një un të vetin, që synon të ndërtojë një profil unik me gjurmë meritore të punës së vet. Sa mire kur gjenë kodin e hapërimit tutje drejtë suksesit! Sa mire kur ndjehesh e fuqishme dhe e vlefshme!  Një pasdite si ajo do të doja të zgjaste për gjithënjë. Ishte gati si një vision për të ardhmen time të ndërtuar me dashuri për jetën njerëzit dhe natyrën.

Nuk e kuptoj as vet përse zura ta doja veten time dhe të tjerët ndryshe, më bukur dhe më fuqishëm. Jeta është me rënie dhe ngritje njëkohësisht. Ajo është e tëra një sprovë pë rnjeriun dhe ai duhet të zgjedhë si do ta ndërtoja të.

Çaste dëliri ishin ato të asaj pasditeje por që mu bënë si një udhërrëfim për rrugëtimin tim jetësor. Sa mire të ngjaj gjithnjë si një puhi e lehtë që valëvitë lehtas dhe këndëshëm gjethet, lulet, që ledhaton me dashuri fytyrat e njerëzve!

Të kuptosh që ke një mission të bukur për të përmbushur është të mësosh ta duash veten në radhë të parë, ndërsa ta duash veten do të thotë ta kuptosh që ke një vlerë dhe kur e kupton që ke një vlerë ke mësuar si të ecësh tutje drejt sukseseve.

Jeta është e bukur dhe ajo të jap atë që ia jep ti asaj. Po i dhe dashuri dhe mirësi priti ato të trokasin në zemrën tënde dhe e kundërta. Ato çaste më dhanë sy të tjerë për veten dhe botën, për njerëzit që më rrethojnë dhe për çdo gjë që ka të bëj me jetën. Dritare me shikime agimesh të trëndafilta më mbuluan zemrës dhe si kur tërë kjo kishte ndodhur edhe tej në syprinën më qiellore dhe atë tokësore.

Imagjinoni si ndjeheni kur e kuptoni që ju keni kuptimin që i duhet botës. Imagjinoni se si ndjeheni ku kuptoni që mund të bëni gjëra të bukura që i duhen botës ja si kjo puhi e këndëshme që duke m’i ledhatuar flokët e faqet si kur më shndërroj edhe mua vet në një puhi ledhatuese që shtrinë krahët dhe ledhaton freskët çdo gjë.  Bota ka nevojë për puhi të tilla dhe sa më shumë puhi të tilla aq më shumë ekuilibrohet ajo.

Unë dua të jemë gjithmonë një puhi e tillë si ajo e asaj pasditeje dhe e di që mundem sepse jam vetvetja e forte që nuk pranoj humbjet, që fatin e ndërtoi vet dhe shembulli im do të jetë i vlershëm për të gjithë.

Donika  Reqica.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment