Sferat prej guri të gjetura në Mirditë, a u krijuan nga natyra…apo një qytetërim i humbur?!!

Nga Pirusti News

-Disa gazetarë vendorë e më pas përfaqesues te bashkisë u lajmëruan për këtë fakt, shkuan dhe i panë në vend këta gurë, por duke qenë që ishte e pamundur një shpjegim i tyre thirrën dhe disa historianë dhe gjeologë të njohur, dhe sot e kësaj dite nuk është arritur në një konkluzion të qartë, të paktën zyrtarisht që të jetë i njohur për publikun-

Para disa vitesh gjatë kohës kur po ndertohej rruga e kombit, gjate gërmimeve për hapjen e trasesë së rrugës, poshtë kodrës së Gëziqit në thellesinë 4 metra nën tokë, u zbuluan dy gurë të çuditshëm në formë vezake, me përmasa të ndryshme nga njeri-tjetri. Guri i madh me perimetër 380 cm dhe lartësi 110 cm, dhe guri tjetër me perimetër më të vogël. Me ngjyrë gri, të lëmuar dhe jo të daltuar, me përbërje homogjene, strukture konforme, dhe me peshë të madhe specifike. Guacka ne të cilën u gjeten, i ngjante nje vazoje te madhe. Kështu përshkruheshin ato, në kohën qe u gjeten.

Kompania që kryente punimet ne atë segment rruge kishte rregulla strikte dhe nuk lejonte askënd qe te shikonte apo te filmonte në brendesi te saj. Disa gazetarë vendorë e më pas përfaqesues te bashkisë u lajmëruan për këtë fakt, shkuan dhe i panë në vend këta gurë, por duke qenë që ishte e pamundur një shpjegim i tyre thirrën dhe disa historianë dhe gjeologë të njohur, dhe sot e kësaj dite nuk është arritur në një konkluzion të qartë, të paktën zyrtarisht që të jetë i njohur për publikun. Janë hedhur hipoteza nga më të ndryshmet, por asgjë nuk është bërë e qartë deri më tani.

Po të shikojmë histori te ngjashme të këtyre gurëve te gjetur ne krahinen tonë, me histori të njëjta në shtete të ndryshme të botës, dhe që për hir të së vërtetës në ato vende ku ato janë gjendur pa marrë parasysh që çfarë është historia e tyre zyrtare, gurët kanë kapur kuriozitetin e globit, madje duke u bërë te njohur ne Trashegimine Botërore, siç eshte rasti i gurëve të tillë në Kosta Rika që kanë hyrëe në Trashegiminë Botërore në 2014, por dhe guri i gjetur ne vitin 2016 ne Bosnjë dhe që është vizituar nga qindra turistë nga e gjithë bota. Ja si e pershkruan agjensia e njohur Reuters gjetjen e gurit në Bosnjë: Një top prej 10 këmbësh, guri i zbuluar kohët e fundit në një pyll të Bosnjës, po prek një debat të nxehtë në qarqet akademike: A u krijua nga Nënë Natyra … apo një qytetërim i humbur?

E vendosur në afërsi të qytetit të Zavidovicit, sfera gjigante – më e madhe e një grupi të objekteve të tilla – është pjesërisht e fërkuar nga toka dhe sipas arkeologut Sam Semir Osmanagich, i cili zbuloi gurin në mars, mund të ketë përmbajtje shumë të lartë hekuri dhe peshon mbi 30 ton.

Në një blog të shkruar muajin e kaluar për Parkun e tij Arkeologjik: Piramida Boshnjake e The Sun Foundation, Osmanagich sugjeron se topi boshnjak mund të jetë topi më i madh i bërë nga njeriu në Evropë. Ai thotë se shumë të tjerë që gjenden në të gjithë botën mund të nxjerrin në pah “qytetërimet e përparuara të kaluara nga e kaluara e largët dhe nuk kemi të dhëna të shkruara për to.

“Së dyti, ata kishin teknologji të lartë, ndryshe nga jona. Së fundmi, ata e dinin fuqinë e formave gjeometrike, sepse sfera është një nga format më të fuqishme së bashku me forma piramidale dhe konike, “vazhdon ai.

Sipas UNESCO-s – Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara – sfera të ngjashme guri janë gjetur në disa vende në Kosta Rika.

Domethënia, përdorimi dhe prodhimi i objekteve mbesin kryesisht një mister. Sferat dallojnë për përsosjen, numrin, madhësinë dhe dendësinë e tyre, dhe vendosjen në vendet origjinale. Ruajtja e tyre nga plaçkitja që ndodhi në shumicën dërrmuese të vendeve arkeologjike në Kosta Rika i është atribuuar shtresave të trasha të sedimenteve që i kanë mbajtur të varrosur për shekuj me radhë. “

Zbulimi i Osmanagich ka ndezur polemika midis studiuesve dhe akademikëve të tjerë me pretendimet e tij se përveç topave të mëdha guri disa kodra në Luginën e Visoko të Bosnjes dhe Hercegovinës kanë tunele dhe piramida të lashta nëntokësore. Sferat e Kosta Rikës – Ivar Zapp

Në librin “Atlantis në Amerikë: Navigatorët e Botës së Lashtë”, Ivar Zapp dhe George Erikson sugjerojnë se sferat ishin rregulluar si instrumente lundrimi nga një garë e përparuar detare që ndikoi filozofi grek Platon të shkruante për tokën e humbur të Atlantidës.

Megjithatë, një shpjegim tjetër ishte se sferat mund të kishin shërbyer si imazhe të kultit ose shënues të varrezave, një përfaqësim i të gjithë sistemit diellor ose ndoshta ishin të lidhura me një lloj kalendari. Megjithatë, teoria më e veçantë është se artefaktet u krijuan dhe u organizuan nga një qytetërim prehistorik jashtëzakonisht i avancuar për të funksionuar si pjesë e një rrjeti të lashtë të energjisë në mbarë botën. Megjithëse shumë teori janë paraqitur, askush nuk e di saktësisht se kur apo si u bënë këto sfera të lashta guri, nga kush, ose për çfarë qëllimi.

Deri më tani, askush nuk ka qenë në gjendje të kuptojë pse sferat e gurëve si në Kosta Rika dhe Bosnje apo gjetkë – janë të vendosura larg nga çdo shenjë e qytetërimit.

Lokacionet e tyre janë të izoluara; në afërsi të tyre nuk u gjetën rrënime apo qytete të humbura. Ne shtete si Kosta Rika dhe Bosnja i eshte bere nje jehone mjaft e madhe zbulimeve te tilla, duke bere te mundur dhe nje zhvillim te turizmit historik nepermjet pasqyrimit real te tyre, kurse te ne per fat te keq as nuk flitet dhe as nuk dihet se ku kane perfunduar keto objekte historike me vlera teper te rralla per krahinen, por dhe per vendin tone.

Përgatiti: LIN KIKU

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment