Si mbërritën dhe u sistemuan në Dalmaci (Zadër, Kroaci) shtatë familje mirditase, në vitin 1726

Nga Pirusti News
1 076 Shikime

Kronikë e përcjellë në gazetën “Abania” 115 vite më parë.

Që shqiptarët e ndër ta mirditasit kanë lëvizur ndër vende të tjera shekuj pas shekush, kjo është e ditur. Janë shumë shqiptarë që e ruajnë identitetin në Kalabri, miliona në Turqi, Siri etj, që kanë vështirësi me identitetin e tyre, por edhe në SHBA, Australi e pothuaj në çdo kontinent.

Natyrisht shqiptarët kanë shkuar larg, por edhe afër. Këtë rradhë na vjen në ndihmë gazeta Albania e vitit 1902, e cila i ka mbijetuar prej 115 vitesh kohës në një arkivë. Gazeta më numër 6 në vitin e gjashtë-të botimit i përket muajit korrik të vitit 1902. Ajo çfar tërheq vëmendjen në artikujt e botuar, lidhet me faktin se si shtatë shpija kishin mbërritur në Zadër, Kroaci në vitin 1726.

Artikulli është shkruar prej prof. Tullio Erber, në rubrikën “faqe historie” dhe titullohet “Shcyptart e Borgo – Erizzos. Por nga kërkimi me emërtimin “Borgo – Erizzo” autori nënkupton arbëreshët, pra shqiptarët e Arbërisë.

Artikulli flet për shtatë shpija shqiptarësh të ardhur në vjetin e 1726 në Dalamaci, dhe janë vendos në Zadër, po në atë vjetë. Artikulli i gazetës me autor prof. Erbet, citon emrat e të mbërriturve në Zemunik, si më poshtë:

Ghon Ghoka, vete i dheti                 Gjon Gjoka (shen. Im)

Gjech Nnreu, vete i shtati                Gjergj Ndreu

Pjeter Marku, vete i pesti                 Pjeter Marku

Ghon Vuka, vete i pesti                      Gjon Vuka

Ghon Prechi, vete i tremdheti           Gjon Preci

Nikolle Ghoni, vete i katermdheti    Nikolle Gjoni

E ndërsa profesori gazetar, Tullio Erber përcjell emrat që në dukje të parë janë nga bajraqet e Mirditës, vijon me faktin se në vitin 1902 kur është shkruajtur artikulli, thotë se: “Sot jane nimen 35 shpiia shcyptare ne Zemunik, port ë shkumit e tyne ne Zemunik do keete noollun maa vone, athere kur disa shpiia sheyptare u bajtne prej Borgo Erizzos e shkeune me u ngule në Zemunik afer tokve te veta”.

E ndërsa atao shqiptarë kanë lëvizur për një jetë më të mirë, autori i shkrimit përcjell faktin se si ishin pritur këta emigrantë të hershëm. Në shkrim gjen faktin se si i pari i vendit ku ata kanë mbërritën në Dalmaci, u ka siguruar mundësinë e jetesës duke i pajisur me tokë dhe me disa të drejta që kishin edhe vendasit.

Në 30 nëntor, sapo mirditasit kanë mbërritë në Dalmaci, është urdhëruar i pari e vendit të shkojë në çdo familje për tu dhënë nga një ditë arë për krye, për me mbjellë drithë. Por një vit më vonë në vitin 1828 të zotët e këtyre shpijave i ishin lutur të parit të vendit për të mbjellë përveç drithit, edhe bimën e melit. Kjo bëri që i pari i vendit ti pajise ata më “tri ditë arë” për kokë, pra ta trefishonte tokën në dispozicion të të ardhurve.

Në artikull flitet më tej edhe për leje dhe mbështetje “për të pre dru” dhe përmirësue jetën e tyre. Nga pushteti i vendasve ju kërkua të ardhurve të njihnin si të parë kapedanin e Borgio Erizzos pasi sipas tyre, kjo do ti mbante shqiptarët e mbërritur aty, të bashkuar me njëri-tjetrin.

Inxhinieri Camozzini kishte ndrequr shpijat e shqiptarëve në Zemunik dhe në vizitën më vonë i kishte dhënë me dekret tokat e shqiptarëve, siç e patën kërkuar vetë shqiptarët.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan