Revista “Mirdita” e pranishme në festivalin e XII-të të “Pavarsia Poetike 2019” në Offenbach.

Nga Pirusti News

Në këtë festival poetik paraqitet libri “Skenderbeu ne historiografine zvicerane” i Mr.sc Murat Ajvazi nga Zvicra dhe nr. 22 i revistës artistike “Mirdita”.

Lidhja e Krijuesve Shqiptare ne Mërgatë (LKSHM) e udhëhequr nga Hasan Qyqalla prej pesë vitesh vepron dhe punon pareshtur në promovimin e kulturës mbarëkombëtare. Ajo është themeluar dhe vepron në mërgatë, por aktivitetet e saj të shumta e kanë bërë mjaft të njohur jo vetëm në hapësirën mbarkombëtare, e pothuaj në të gjithë Europën madje dhe tej Atlantikut. Mjafton të aplikosh një search të thjeshtë në internet për të parë aktivitete pafund, orë letrare, promvime vlerash apo dhe festivale poetike nga më cilësorët.

Në këtë linjë ishte edhe mbajtja e fetivalit të XII-të “Pavarësia Poetike” me datë 23 mars në Offenbach të Gjermanisë. Në këtë aktivitet kanë qenë pjesmarrës  dhjetra krijues, nga Gjermania, Austria, Franca, Greqia, Holanda, Zvicra, e vende tjera të Evropës, ndërsa nga Prishtina kanë udhëtuar poeti i mirënjohur Dan Ibrahimi dhe shkrimtari Lan Qyqalla. Nga Kërçova ka qenë pjesmarrës Adem Xheladini. Aktivitetet e (LKSHM) janë në vëmendje shpeshherë edhe të autoriteve të Kosvës dhe Shqipërisë, ndërsa në këtë rradhë në festivalin e 23 marsit 2019 të pranishëm ishin Zëvëndëministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Afrim Bekteshi dhe kryesuesja e  Konsullatës të Republikës së Kosovës në Frankfurt, z. Fatmire Musliu.

Festivali poetik nisi me një përshëndetje nga Presidenti i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, prof. Hasan Qyqalla i cili bëri të ditur se festivali poetik do të jetë Homaz për Akademik Idriz Ajetin dhe për Familjen Jasharaj nga Prekazi. E ndërsa fesivali ka vijuar me garën mes poetëve ku është evidentuar një cilësi mjaft e lartë artistike, në fund janë dhënë edhe çmimet të përcaktuar nga një juri e krijuar nga vetë artistët.

Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe paraqitja e librit “Skendërbeu në historiografinë zvicerane” më autor Mr.sc Murat Ajvazi nga Zvicra dhe numri 22 i revistës kulturore “Mirdita”.

Për librin mjaft cilësor dhe ndër më të veçantit krijim në kuadër të vitit të Skënderbeut me autor Murat Ajvazin, ka folur poeti nga Prishtin Dan Ibrahimi. Ndër të tjera z. Ibrahimi tha se është një histori e gjatë, e spikatur mjaft e rëndësishme për historiografinë tonë e madje për krenarinë tonë kombëtare e cila flinte në “sënduqet” e arkivave zviceriane, deri një historian i apasionuar si Murat Ajvazi mundi ti gjente ato, t’i përkthente dhe me ndihmën e miqve, për ti përmbledhur në një libër-arkivë të titulluar “Skendërbeu në Historiografinë Zvicerane”, shtypur e faqosur ne shtypshkronjen e mirenjohur prishtinase “Lena Graphic”, me pronar z. Hajdar Fejzullahu.

Pas tij e ka marrë fjalën autori Mr.sc Murat Ajvazi i cili ka folur mbi librin duke evidentuar faktin se sa punë është dashur për të gërmuar në arkivat zvicerane, për të përkthyer dhe për ta bërë të gatshëm për botim. Autori u shpreh i kënaqur mbi vemendjen që ka marrë libri i tij, ndërsa flet se kërkesat për librin janë gjithnjë e më të shumta, çka dikton ribotimin e tij.

Më tej, Mr.sc Murat Ajvazi në cilësinë e anëtarit të këshillit botues të revistës “Mirdita” ka paraqitur për të pranishmit numrin e rradhës të këtij botimi, konkretisht numrin 22. Të pranishmit e kanë mirpritur këtë paraqitje, ndërsa shumë prej tyre janë bashkpunëtore ndër vite të saj. Mr.sc Murat Ajvazi ka shpërndarë disa ekzemplarë për artistët e mërgatës.

Më herët, para se të mbërrinin  në Gjermani, libri “Skënderbeu në historiografinë Zvicerane” është ndaluar në Francë. Pikërisht në zyrën e Ronsardit, gjatë promovimit të veprës “Skendërbeu në historiografinë zvicerane” nga ana e shkrimtarit Rashi Sahitaj, kryetar i LSDM në Kosovë, një shkrimtare e njohur në Francë ka shprehur gatishmërinë e saj për ta përkthyer këtë libër në gjuhën frënge. Madje një ide të tillë ajo e ka publikuar në profilin e saj në facebook. Shkrimtrja Nicole Barriere pasi ka publikuar në profilinn e saj një fotografi të Murat Ajvazit dhe Reshat Sahitajt, është shprehur me mjaft superlativa për librin, duke konfirmuar ribotimin e tij në gjuhën frënge.

Aleksandër Ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment