XHOVANA nga Rubiku, një vlerë e shtuar e teknologjisë informatike tek Hipoteka e Letrave me Vlerë

Nga Pirusti News
1 931 Shikime

(Xhovana Lusha është një vajzë e zakonshme, që vjen nga një familje e thjeshtë në Rubik. Tani punon në një pozicion me rëndësi dhe “delikat”  në një sipërmarrje ne Tiranë ku primar është “truri elektronik”, ndaj si inxhiniere e mirëshkolluar në këtë degë, ia ka dale më së miri.

Eshte interesant nje fakt qe vjen nga Rubiku i vogël. Vazhdon te mbetet qyteti që i pergatit dhe i frymezon te rinjte, edhe pse jeta ekonomike dhe sociale aty eshte tejet e veshtire. Por ama, te rinjte qe dalin nga shkolla, dhe qe vazhdojne edukimin e tyre akademik brenda apo jashte vendit, shkelqejne gjithandej,gje qe flet per punen pasionante te mësuesve dhe epjen e pazakontë te prinderve per t’i shkolluar maksimalisht femijet. Ndaj nga Rubiku kemi inxhiniere te mire ne metropol, urbaniste apo arkitekte,sportiste apo ekonomiste te zot e profesore ne fakultete te veshtira gjithandej.  Profili i mëposhtëm na sjell 28 vjeçaren Xhovana Lusha, një resurs profesional mirditas që i shërben tregut financiar në Tiranë)

Xhovana, pyetja e pare lidhet me vendlindjen dhe shkollimin rishtar, ku?

Ju falenderoj paraprakisht per vëmendjen qe jepni per te rinjtë e Mirditës . Une jam lindur dhe rritur ne Rubik ku kam kryer shkollen fillore dhe gjimnazin.

Duket se keni ndjekur edukimin tuaj akademik në lëmin e Inxhinierive. Mund të na rrefesh pak me gjate, perse kjo epje juaj në këtë fushë?

Po, kam kryer studimet e larta prane univeristetit Politeknik te Tiranes – dega Inxhinieri Informatike. Zgjedhja ime nuk ishte rastesore pasi për kohën është një ndër degët më të kërkuara ne tregun e punës pasi informatika ka prekur te gjitha fushat e jetes.

Si e filluat punen tuaj te pare dhe ku?

Puna ime e parë ne profesion nisi para disa vitesh ne Gjimnazin jopublik ne Lezhe ku jepja lenden Teknologji Informacioni. Per tu pasuar me nje tjeter pune ne Credins Bank ne departamentin e Projekteve. Eksperienca ime vazhdon me punesimin tim prane Burses Shqiptare te Titujve ALSE duke u ndjekur me pas ne pozicionimin tim aktual prane ALREG.

Çdo te thotë të punosh me një Bursë me kapital privat (siç është Bursa ALSE), kur jemi mësuar vetëm me Bursën shteterore, fillimisht në Bankën e Shqipërise e me pas si institucion i pavarur, por që nuk arriti dot të jetë e suksesshme, eksperienca juaj? 

Është nje sfidë e vertete. Edhe pse s’kam pasur rastin te jem pjesë e stafit të Bursës se Tiranës (me kapital shteteror), ekspertët argumentojnë se ajo nuk dështoi për shkak të mungesës së specialistëve, por për shkak të mosmbeshtetjes reale te aksionerit (shtetit) ndaj ketij institucioni kaq të rëndësishëm për ekonominë e një vendi. Per t’u kthyer tek pyetja juaj, kam pasur fatin te jem pjesë e stafit, që ka ngjizur bursën e parë private që kur ishte projekt brenda Bankës Credins, dhe gjykoj se pikerisht ne Bursen Shqiptare te Titujve ALSE kemi pikerisht cdo gjë qe i ka munguar bursës shteterore për të qenë e sukseseshme. Me fjale te tjera, në ALSE kemi mbeshtetjen financiare, e cila eshte kushti kryesor. Aksioneret jane banka dhe institucione financiare revolucionare, te cilat nuk ngurrojnë te investojne në teknologji dhe informacion. Jetojmë në kohën e internetit dhe tashmë bursa nuk mund te konsiderohet pa teknoligjinë, e cila jo vetem redukton kostot për qytetaret, por rrit dhe lehteson ne menyre te konsiderueshme flukset e volumet e tregtimit. Ne kete kuader, duhet te them se bursa ALSE ka nje sistem softëare-ik mjaft te zhvilluar, i cili ezekuton deri ne 1.000 transaksione në minute mes qindra ndermjetesve financiare, me nje saktesi te habitshme te vlerave monetare, duke krijuar besim ne treg.

Le të qendrojme pak ketu Xhovana. Nisur nga backgroundi juaj si eksperte e IT-se, na shpjegoni pse eshte kaq e rendesishme teknologjia dhe informacioni per bursen, sepse eshte intrigues ky korelacion?

Duhet te kuptojme qe bursa eshte nje treg, dhe teknologjia, interneti apo informatika e kanë kthyer kete treg ne nje mekanizem ku ka humbur koncepti gjeografik. Me fjale te tjera, ne ndryshim nga disa dekada me pare ku bleresit dhe shitesit e cdo produkti financiar duhej te takoheshin fizikisht ne nje vend te caktuar per te ekzekutuar transaksionin, sot kjo situate duket e kaluar kohe (demode). Sepse sistemet kompjuterike dhe softëarike e kane bere shume te thjeshte takimin e bleresve dhe shitesve, te cilet mund te jene edhe ne kontinente te ndryshme. Sot nje qytetar nga nje qytet i thjeshte i vendit (psh. Rresheni apo Rubiku), mjafton te kete internet ne kompjuter apo ne celular, si dhe te kete fonde disponibel per te investuar, dhe mund ta beje kete lehtesisht nga kafja. Mund te aksesoje llogarine e tij ne banke, t’i jape nje urdher brokerit te burses qe te bleje aksione per llogari te tij (qytetarit) ne Bursen ALSE ne Tirane, por edhe ne Bursen e Milanos, Frankfurtit, Neë Yorkut, Tokios apo çdo burse ne rruzullin tokesor. Edhe pse per qytetarin, tashme ky eshte nje proces shume i thjeshte, duhet te dini se kjo eshte nje pune e jashtezakonshme e mijera njerezve qe punojne pas kuintave (back-stage) per te menaxhuar dhe mirembajtur sistemet kompjuterike dhe softëarike qe e mundesojne kete lehtesi ne ofrimin e sherbimeve financiare online. Mjafton t’ju them që per transaksionin e thjeshtë qe ju përmenda me lart, duhet të funksionojne me dhjetra sisteme elektronike te nderthurur me njeri-tjetrin duke filluar qe nga lidhja e qytetarit me brokerin e tij, sistemi qe brokeri lidhet me llogarine e bankes se qytetarit, me sistemin e burses, me sistemin e insititucionit qe ruan te dhënat për aksionet e kështu me radhë.

Sikur te mos mjaftoje kjo, nje nder sfidat me te rendesishme te ketij mileniumi eshte mbrojtja e privacise dhe te dhenave personale. Per rrjedhoje, askund ky rrezik nuk eshte me i rendesishem se sa ne transaksionet financiare, ku niveli i sigurise per mbrojtjen e te dhenave duhet te jete ne nivelin me te larte, sepse preket direkt mireqenia e qytetareve (llogarite bankare, llogarite ne aksione apo letra te tjera me vlere etj.).

Kjo është risia që sillni ju dhe kolegët tuaj në punën qe bëni pranë një institucioni aq të rëndësishëm sa ç’është Bursa dhe tregu i kapitalit?
Tashme per mua dhe koleget e mi kjo eshte pune rutine, e mbushur me sfida, me terrene te panjohura, me te papritura dhe me risqe qe mbartin ne vetvete pergjegjesi te jashtezakonshme, por parë me kembe ne toke, po. Jemi nje grup modest ekspertesh te trajnuar ne Shqiperi dhe jashte vendit (Slloveni,Turqi, Serbi, Mal te Zi) për te sjellë ne Shqiperi frymen revolucionare qe sjell zhvillimi i burses ne ekonomine e vendit. Jemi gjithe kohes ne bashkepunim brilant me rregullatoret shteterore qe mbikqyrin tregun financiar siç jane Banka e Shqiperise dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me qellim krijimin e besimit tek qytetaret, tek investitoret, tek bankat dhe institucionet e tjera financiare. Pavaresisht sfidave qe kemi kaluar apo me te cilat perballemi perdite, mendoj se ia kemi dale me sukses. E padyshim qe ne kete sukses, modestisht dhe me krenari kam firmen edhe une si eksperte e IT (te tjeret jane financiere dhe eksperte bursash).

 Eshte një Bursë e drejtuar me shkathtësi dhe dije të thella financiare nga profesori Artan Gjergji, i cili eshte nga nga Rubiku, por dhe Xhovana nga Rubiku, kjo do të thotë se Rubiku nxjerr profesionistë të zotë sidomos në fushat e shkencave ekzakte?

 Rubiku ka nxjerre disa profesionist te kualifikuar ne fusha te ndryshme dhe qe kane kontribuar ne Shqiperi ashtu sic eshte z.Gjergji. Besoj qe eshte akoma heret per mua qe te mund te krahasohem, por di te them qe Rubiku na ka dhene hapat e pare te nje karriere të gjatë, dhe sigurisht i jam mirënjohëse çdo personi qe ka ndihmuar ne formimin tim profesional qe nga shkolla fillore deri më sot.

 Cila është puna që beni aktualisht?

Aktualisht punoj tek ALREG apo Hipoteka e Letrave me Vlere ne rolin e ekspertes se Sistemit, Monitorimit dhe Shlyerjes. Hipoteka e letrave me Vlere ALREG nisi ne 2014 dhe u themelua ne mars te 2016 nga nje ekip ekspertesh ne letrat me vlere dhe tregut te kapitaleve si nje projekt ambicioz me mbeshtetjen e Credins Bank dhe nje institucioni tjeter financiar ABI Bank. ALREG u Licensua nga Autoriteti i Mbiekqyerjes Financiare ne fillim te ketij viti dhe eshte ne prag te licensimit nga nje tjeter Autoritet sic eshte Banka e Shqiperise.

Objekti i veprimtarise se ALREG eshte te ofroje sherbimet e nje depozitari qendror te letrave me vlere per letrat me vlere te korporatave, duke pasur parasysh mungesen ne tregun e brendshem shqiptar. ALREG do te behet plotesuese per depozitarin e letrave me vlere te qeverise ( te quajtur AFISAR), qe funksionon nga viti 2014 dhe administrohet nga Banka e Shqiperise. Pervec kesaj ALREG ofron sherbime te Klerimit dhe Shlyerjes per transaksionet qe ndodhin ne Burse dhe jashte saj.

Sherbimet qe ofrohen ne ALREG kryhen nepermjet nje sërë procesesh të ndërlikuara te cilat ofrohen nepermjet sistemit te saj elektronik per te cilin vlen te theksoj qe eshte nje nder sistemet me te kompletuar per sa i perket industrise se letrave me vlere. Aktualisht ky sistem i ideuar dhe krijuar nga nje kompani kanadeze perdoret ne Depozitaret me te rendesishem te rajonit sic jane Lubjane (Slloveni), Damask, ne Islande, Sarajeve edhe me gjere ne disa vende te Afrikes perendimore, Siri etj,

Teknologjia dhe siguria jane elementet kyç ne një Hipoteke ku regjistrohen dhe mirëmbahen letrat me vlere të dematerializuara dhe nje nder rolet qe unë kam eshte te ofroj nje sistem te sigurtë, mbarëvajtje te proceseve si dhe monitorim te veprimeve. Sigurisht qe te arrija nderthurjen e te gjithë roleve qe unë mbart ne këtë kompani me janë dashur një sërë trajnimesh në Depozitarët më të rendësishëm te Rajonit dhe më gjerë.

Interesat e Xhovanes pertej “algoritmave” dhe punes me sisteme komplekse !…

Përditshmeria ime nuk mbyllet ne ambjentet e punës por vazhdon si çdo i ri tjetër me takime me shoqërinë, për tu ndjekur më pas me fitness dhe se fundmi duke shijuar nje kafe buze liqenit ne darken e vone ku mundohem te gjej ate pak natyre qe me mungon nga Rubiku. Me pelqen te organizoj udhetime, te cilat i frekuentoj pothuajse çdo fundjave brenda vendit, ndërsa jashte vendit mundohem çdo 6 muaj te kem vizituar një shtet ku nuk kam qenë më përpara.

Dhe ne mbyllje me pak fjalë perkufizimi juaj per nje të ri apo të re student mirditas, krahasuar me krahinat e tjera!

Çdo i ri student Mirditas pavaresisht sakrificave dhe veshtirësive me bindje te plotë e them qe i ka të gjitha mundësite te jetë me i miri ne çdo fushë. Mirdita na ka dhënë kulturën, formim arsimor te kënaqshëm dhe mbi të gjitha zgjuarsinë natyrore për të ecur përpara në çdo fushë ku na besohet një detyrë a specialitet. Çdo gjë mund te arrihet me pak vullnet.

(Intervistoi: gjergj marku)

 

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan