Sëshpejti memoriali i Idriz Seferit 30 metra i lartë, gdhendur në një shkëmb të Grykës së Kaçanikut.

Nga Pirusti News
1 588 Shikime

Përgatiti: Aleksandër Ndoja

-Isa Maloku një veprimtar i njohur në Kosovë që është përfshirë në projektin historik, thotë se në takimin e rradhës për këtë qëllim u diskutua mbi ecurinë e deritashme, por edhe mbi hapat e mëtejshëm. Pikërisht më 10 prill 2019  në Zhegër të Gjilanit, fondacioni “Idriz Seferi” nën drejtimin e Prof. Dr.Sabri Kadriut..-

Sëshpejti “Gryka e Kaçanikut” do të “pushtohet” nga tribuni në kufinjtë e legjendës Idriz Seferi. E nëse populli e ka përjetuar në këngën më popullore kënduar prej dekadash në mbarë kombin “Ushton gryka e Kaçanikut” një grup intelektualësh mbarëkombëtarë kryesuar nga Prof. Dr. Sabri Kadriu, prej kohësh po punojnë për ndërtimin e një përmendoreje në denjë për luftëtarin e paepur shumë dimensional Idriz Seferi.

Ntyrisht vargje të tilla si: Hej Kaçanik o shkamb’ e gur’,/ Vritesh e pritesh o për flamur, /Për flamurin e Skenderit, /Luftojn’ djemt’ e Idriz’o Seferit, nuk kanë se si të mos nxisnin projekt idenë më të veçantë në Europë, ku një faqe e tërë mali vishet me legjendën e Kaçanikut, portës së hekurt ndaj hordhivë turke e serbosllave.

Por si do të jetë monumenti historik i Idriz Seferit.

Monumenti i Idriz Seferit do të gdhendet në shkëmb. Vetë shtatorja e Idriz seferit do të jetë e gjatë 30 metra, ndërsa do të punohet në një gjerësi prej 15 metrash. Ndërtimi i kësaj përmendoreje gjigande do të jetë nën patronatin e dy presidentëve të kombit, atij të Kosovës dhe Shqipërisë. Motoja e Projektit Ideor dhe objektivit në fjalë është: përkujto, shkruaj, ndriço të kaluarën, puno, krijo vlera për të jetuar të tashmen e zhvillo vlerat më të larta humane siç janë: komunikimi, dialogu, mirëkuptimi, toleranca, solidariteti, reciprociteti dhe integrimi në nivelin kombëtar, rajonal, ndërkombëtar e global.

E ndërsa Idriz Seferi do të zbukurojë grykën e Kaçanikut, mijëra udhëtarë në ditë në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe zonave të tjera më afër e më larg do të përshëndeten nga tribuni i lirisë, luftëtari i shquar anti turk e anti serb.

Ecuria mbi ndërtimin e permendores “Memoriali i Idriz Seferit – Hero, në Shkëmb, në Grykën e Kaçanikut”

Sipas planit të hartuar me kujdes nga Këshilli organizator nën drejtimin e prof.dr. Gani Kadriu janë disa faza paraprake që do të çojnë në realizimin e kësaj vepre sa madhështore po aq të kushtueshme.

Isa Maloku një veprimtar i njohur në Kosovë që është përfshirë në projektin historik thotë se në takimin e rradhës për këtë qëllim u diskutua mbi ecurinë e deritashme, por edhe mbi hapat e mëtejshmë. Pikërisht më 10 prill 2019  në Zhegër të Gjilanit, fondacioni “Idriz Seferi” nën drejtimin e Prof. Dr.Sabri Kadriut dhe në bashkëpunim me Këshillin vendor, (Shemsedin Elezi, Rrahman Agushi, Shabi Isufi, Bajram Kadriu, shkrimtari i mirënjohur Ibrahim Kadriu etj), organizuan takim konsultativ rreth idesë së ndërtimit “Gdhendje në shkëmb” të figurës së heroit kombëtar Idriz Seferi (1847 – 1927), në Shkëmbinjtë gjigant të Grykës së Kaçanikut (monument i vetëm i këtij lloji, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë).

Në takim kishte të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare, ku një pjesë e konsiderueshme i janë përgjigjur ftesës. Në mesin e shumë të pranishmëve ndër të tjerë merrnin pjesë; ambasadori i Republikës së Shqipërisë Z. Qemal Minxhozi, zëvendës kryetari i Kaçanikut Z. Ylber Bajra, kryetari i Preshevës Z. Shqiprim Arifi, drejtori i Shtëpisë së Kulturës së Gjilanit Z. Edi Emini, Ara Gjergji, Elida Jorgani, Rrustem Berisha, Enver Boletini, Isa Maloku e shumë të tjerë.

Ideja mori përkrahje të gjerë jo vetëm nga ideatorët, por edhe nga Komunat e Kaçanikut, Preshevës, Gjilanit dhe populli vendas, të cilët ndjeheshin krenarë për veprën madhore të heroit Idriz Seferi dhe kryeveprën gjigante që do ti kushtohej asaj figure madhore të kombit shqiptar. Pas takimit, të pranishmit bënë homazhe të varri i heroit Idriz Seferit, të varri i vajzës së tij Habibe Idriz Seferi (Ramushi), e vrarë gjatë luftës së fundit nga hordhitë serbe me plumb në gojë në shenjë hakmarrjeje, në moshën 90 vjeçare. Homazhe u bënë edhe pranë lapidarit “Martirët e Llashticës 1912 – 1945.

Kush ishte Idriz Seferi, një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 i cili u shqua për aftësitë luftarake. Për më shumë:

IDRIZ SEFERI nga Karadaku që jetoi 80 vjet, luftoi e shkoi duke lënë Preshevën në Kosovë


 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan