Arkivë 2012/Minatori, rruga e gjatë e kampionëve

Nga Pirusti News

-Nëse do tu referohesh familjve që mbanin peshën e volejbollit mirditas, padyshim njëra prej tyre do të ishte familja Arapi. E ardhur nga zajsi i Kurbneshit, kryefamiljari i saj z. Dod Arapi do të ishte ndër arsimtarët që kontribuan në shumë fshatra të Rrëshenit. Por si njeri i lidhur me sportin në përbërje të ekipit futbollistik të Minatorit, Dod Arapi do të ishte frymëzim për vajzat e tij, për të kontribuar për volejbollin. Njëra prej tyre ishte Arjana ARAPI-

Në se flitet për qytetin e Rrëshenit, padyshim ekipi i vajzave të “Minatorit” zë vendin e merituar në panteonin e artë të  këtij qyteti. Plot 26 vite nga hapja e themeleve të para për ndërtimin e Rrëshenit, pikërisht në vitin 1975, gjashtë vajza sfiduan mentalitetin e brishtë të kohës, duke nisur kështu rrugën e gjatë dhe të vështirë të kampionëve.

Haki Halili, babai i të cilit vite më parë kishte ardhur nga Shkodra për të bërë ndricimin e shtëpive të para të qytetit, i rritur në këtë qytet, bëhet traineri i parë i këtij ekipi,  i cili përgjatë pesë dekadave do të dhuronte emocione pa fund për mijëra banorë të Mirditës e zonave të tjera.

Traineri Halili atëherë djalë i ri, sot kujton se puna për  ngritjen e ekipit ka qënë mjaft e vështirë, pasi familjet refuzonin me pretekstin se vajzat anashkalonin mësimin,  teksa merreshin me sportin, por edhe mentaliteti i kohës akoma nuk ishte i përgatitur që vajzat në moshë kaq të re të dilnin me uniformë para qindra tifozëve, por dhe lëvizjet jashtë vendbanimit të tyre. Por ky mentalitet u sfumua dalëngadalë, teksa gjashtë familje pranuan që vajzat e tyre të krijonin ekipin e vajzave të volejbollit.

Ishte vjeshta e vitit 1975, kur një grup vajzash si Terezina Marku, Vitore Gjoni, Cezarina Macaj, Tereze Përkola, Dile Shqefanaku, Marte Ndoka, Marie Hyseni, Vitore Tusha, Tereze Përtena, Marie Pepa, Age Nikoli, Prena Doda, plotësuan ekipin që mori emrin “Minatori”.

Pas stërvitjeve në kushte të vështira, pa një ambient të përshtatshëm për disa muaj me rradhë, ekipi i Minatorit më 5-10 maj 1976 shënon ndeshjet e parë në historinë e një kampioni. Rezultatet ishin premtuese në kategorinë e dytë, por do të duheshin edhe dy vite që Minatori të kuadratohej në kategorinë e nderit, në kategorinë e parë.

Prej vitit 1978 Minatori gjithnjë ka qëndruar në kategorinë e parë, ndërsa nga viti në vit furnizohej më prurje të reja, më vajza që kanë lënë gjurë në historinë e volejbollit mirditas. Disa prej tyre ishin Arjana Arapi, Gjystina Përbasha, Drane Deda, Lumturie Nika,  Donika Ndreja, Lena Vokrri, Lula Vladi,  Marte Reçi.

Me këto vajza të talentuara ekipi dhuroi emocione pa fund në fushën në hyrje të qytetit, e më pas në pallatin e sportit “Arjana Arapi”.

Por vitet do të kalonin dhe në tapetin e artë të volejbollit do të kontribuonin dhe shumë vajza të tjera si Valbona Arapi, Lulije Vladi, Majlinda Hamitaj, Gjyste Picaku, Marjana Suli, Majlinda Hysa, Liri  Kurti etj.

Ndërsa në dhjetëvjecarin e fundit lojës së volejbollit do ti kontribuonin edhe më të rejat si Dalina Kola, Lindita Prenga (Hoxha), Shpresa Reçi, për të mbërritur tek ata që për dy vite me rradhë firmosën titullin e kampionit të Shqipërisë si Esmeralda Tuci, Malvina Tuci, Amarilda e Adelajda Prenga, Përgjetani etj.

Pjesë e këti kontributi do të ishin edhe drejtues të mëvonshëm të këtij ekipi që pasuan Haki Halilin si Jorgo Koculi, Ylli Dajçi, Pashk Biba, Preng Toma,  Ndue Ruçi, Mark Loci, dhe deri te drejtuesi aktual Mark Kola.

Nëse për shumë vite Minatori shënoi suksese të jashtëzakonshme, vetëm një vit më parë arriti të shpallej Kampione e Shqipërisë për herë të parë, duke e ruajtur këtë trofe edhe këtë vit.

Pallati i sportit mban emrin e njërës prej lojtareve më të spikatura të këtij ekipi.

 Nëse do tu referohesh familjve që mbanin peshën e volejbollit mirditas, padyshim njëra prej tyre do të ishte familja Arapi. E ardhur nga zajsi i Kurbneshit, kryefamiljari i saj z. Dod Arapi do të ishte ndër arsimtarët që kontribuan në shumë fshatra të Rrëshenit. Por si njeri i lidhur me sportin në përbërje të ekipit futbollistik të Minatorit, Dod Arapi do të ishte frymëzim për vajzat e tij, për të kontribuar për volejbollin. Njëra prej tyre ishte Arjana. Të gjithë bashkohësit e kujtojnë me nostalgji lojën e vajzës së imët por energjike e cila ishte shtylla kryesore e fitoreve të ekipit. Ndërsa në kulmin e aftësive profesionale në fushën e volejbollit, Arjana shuhet nga një sëmundje e rëndë. Arjana ikën për të mos u harruar kurrë, ndërsa pallati i sportit prej vitit 2001 mban emrin e kësaj lojtareje të talentuar të fillim viteve 80-të.

Kampionet mbërrijnë në Rrëshen, qyteti në festë.

Jemi mësuar ti shikojmë në tapetin e pallatit të sportit “Arjana Arapi”, por edhe në fusha të tjera sportive ku i kemi ndjekur gjatë lojës së tyre. I kemi fiksuar në aparatet tonë gazetareskë gjithnjë nën uniformën verdhë e blu. Por dy dite pas fitores se madhe i fiksuam si miss-e të vërteta, teksa hynë triumfalisht në qendër të qytetit, aty ku qindra qytetarë ishim mbledhur për ti përshëndetur dhe për të ndarë gëzimin e ligjshëm për titullin e madh, Kampionë të Shqipërisë.

Ato janë tetë vajza të cilat tashmë opinion i ka fiksuar në memorien e tyre, teksa i ka ndjekur në të shumtën e ndeshjeve me ekipe elitë të volejbollit shqiptar. Madje askush nuk e ka te vështirë të bëjë profiling teknik e sportiv të tyre.

Alda Tuci tashmë është shumë e njohur si një vajzë që ka sportin në traditën e familjes. E angazhuar prej vitesh në përbërje të ekipit të Minatorit, edhe këtë vit sportiv ishtë në rolin e kapitenes së ekipit. Gjujatjet e saj të forta dhe të sakta janë të pa përballueshme për kundërshtaret. Sidomos gjuajtjet nga këndi. Jo vetëm gjatë ndeshjes, por edhe në momente delikate Alda tregoi se ishte shylla kryesore e ekipit.

Malvina Tuci, e qete dhe shumë e kujdesshme. Gjithnjë në një lojë të admirueshme jo vetëm rezultative, por me një teknikë brilante. Blloqet e saj të pa përsëristshme linin topin në fushën kundërshtare.

Adelajda Prenga një mesfushore shpëtim për ekipin.Qindra herë sportdashësit kanë mbajtur frymën thellë teksa topi furishëm merrte drejtimin për në fushën e Minatorit. Por çuditërisht aty ku përplasej topi ishte Prenga. Me teknikën e saj sportive, tepër egzakte, topi merrte drejtimin nga ishte nisur. Sidmos në ndeshjen e fundit por edhe më parë, roli i Prengës ishte përcaktues.

Elsa Përgjetani në çdo ndeshje ka ardhur me ngjitje në lojën e saj. Ndër të rejat e Minatorit, Elsa ka ushtruar shumë mirë aksionin e saj me gjujatje të forta nga këndi, duke mos ja lënë të gjithë barrën e ndeshjes Alda Tucit.

Edhe Sema ishte mjaft e angazhur në këtë sezon. Lojtare më përvojë dhe në shumë raste përcaktuese për lojën. Xhyliu, Kaçorri dhe Harxhi nuk mbeten pas në cilësitë e tyre sportive. Të gjithë vajzat si një trupë e vetme, bënë pa dyshim më të mirën në kampionatin 2012.

Festa në “Abat Doçi.

Rreth orës 18 të mbrëmjes së dielë, qindra qytetarë kanë mbushur sheshin “Abat Doci” të Rrëshenit. Kënga kishte pushtuar të gjithë hapësirën, ndërkohë që më përpara ishin kujdesur për skenografinë. Postera gjigandë me simbole të ekipit dizenjuar nga piktori skenograf Xhovalin Kacorri kanë pushtuar pamjen ballore të Qendrës Kulturore, ndërsa flamuj kombëtarë dhe ato të ekipit ishin vendosur në anë. Në epiqendër në një tavolinë mes lulesh ishte vendosur Kupa e artë e cila më pas do të merrej në dorë njëra pas tjetrës nga lojtaret. Sheshi “Abat Doçi” ishte mbushur me qytetarë, të gjithë në pritje për tu përshëndetur me vajzat e “Minatorit”.

Në rradhë të parë ishin Kryetarët e Bashkisë Rrëshen dhe Rubik z. Ndue Gega dhe z. Gjokë Vuka, Presidenti dhe sponsori i ekipit z. Met Troplini si edhe ish deputeti i Mirditës për disa legjislatura, z. Ndre Legisi.

Rreth orës 18. 30 tetë vajzat kanë hyrë në rradhë njëra pas tjetërës, tashmë si mis-se aq sa shumë tifozë që në memorjen e tyre kanë të rregjistruar vajzat me uniformën e tapetit, e kishin të vështirë për tu orientuar. Ato janë shoqëruar deri në podium më duartrokitje të gjata nga ana e qytetarëve të “Abat Docit.Ndue Gega mes duatrokitjesh ka thënë se ndjehem i lumtur që nga ky shesh të përshëndes dhe të falenderoj ekipin e Minatorit për këtë trofe që arritën. Ai theksoi se në shumë raste kishte kërkuar me ngulm nga vajzat ekipit, por kjo kishte një qëllim të mirë, për të arritur këtu ku jemi. Z. Ndue Gega ka falenderuar trainerin e ekipit z. Hasan Gurabardhi, për të cilin tha se ishte fat për ekipin tonë përjashtimi i tij për arsye politike nga bashkia e Tiranës.

Vetë Gurabardhi në përshëndetjen e tij u shpreh shumë i gëzuar për fitoren, duke evidentuar lojën e fortë të vajzave si edhe ata që e drejtuar ekipin përpara se ai të merrte drejtimin e tij. Z. Gurabardhi tha se me mbështetjen e Troplinit nuk do të heq dorë nga ekipi i Minatorit, dhe se do të bëjmë një performancë sa më të mirë në ndeshjet europinane.

Më tej sheshi është pushtuar nga këngët dhe vallet ku janë përfshirë edhe vetë volejbollistet. Koncerti me valltarët e koreografit Fran Gjergji dhe këngëtarë të qendrës kulturore rrëshen ka vijuar deri në orë të vona të mbrëmjes.

Aleksandër Ndoja, Prill 2012

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment