Legjendat që ruhen sot e kësaj dite për Mbretneshën Teutë në ishullin Hvar

Nga Pirusti News

Nga Pjetër Domgjoni, Kroaci

Ka pak të dhana historike që tregojnë për jetën e TEUTËS, mbretneshës fundit të Ilirisë e cila ka jetue nëpër trojetë dallmatine dhe më gjerë. E quanin edhe, mbretnesha e piratnisë, kurse. Gojdhanat popullore, e nxjerrin ate:

Ma t’zgjuetë se gjarpni, ma t’fortë se luani dhe, egërsisht e bukur.

Shumë legjenda janë ruajtë për mbretneshën prej banorëve që edhe sot jetojnë nëpër ato vende ku dikur kishte jetue edhe mbretnesha Teutë, siç janë. Ishujtë: Hvar, Shollta, Vis, Svetci. Mandej, Plloçe, Jajce, Trilj, Tomisllavgrad, Široki Brijeg dhe gjiri i Bokës Kotorrit. Nëpër të gjitha këto vende janë gjetë gjurmë arkeologjike të cilat lidhen me mbretneshën, sidomos për egzistencën dhe randsinë e jetës saj, flasin edhe shumë toponime.

Teuta, ulet n’fronin mbretnorë n’vitin 231, para Krishtit, menjiherë mbas vdekjes së bashkëshortit saj, AGRONIT, udhëheq në emnin e djalit Agronit, Pinesit, ishte koha kur shteti ilir shtrihei prej lumit Neretva e deri në Epir tue përfshi këtu t’gjithë bregun e Detit Adriatik me ishujtë e tij që shtetin ilir e radhiste ndër shtetet ma t’madha e ma t’forta ushtarakisht në tokë dhe det n’gjithë Mesdheun.

Filologu, profesori kroat, dr. Marko Dragiç, ligjërues i rregulltë n’fakultetin filozofik t’Splitit, spjegon, se.

Mbas fitoreve të mdha e t’lavdishme të Agronit, Teuta fillon me u ba mjaftë arrogante tu’ lejue piratninë n’dam t’grekëve dhe rromakëve. Për shkaktimin e t’gjithë atyne padrejtësive, rromakët vijnë me bisedue me te derisa ajo e mbante t’rrethuemë ishullin Issu (Vis)

Gjatë bisedimeve, Teuta u premtonte rromakëve se, Ilirët s’kanë me u shkaktue ma padrejtësi, por askujtë s’mund ti ndalohet që prej detit me nxjerr përfitime. Kjo shprehje e Teutës, ma s’shumti e idhnon të deleguemin ma t’ri rromak, i cili thonte.

Ligjet rromake denojnë të gjithë ata që shkaktojnë padrejtësi kurse u dalin në mbrojtje gjithë atyne që u shkaktohet padrejtësi.

Vërejtja e t’deleguemit rromakë e irriton Teutën, ajo, prej idhnimit, qon njerzitë e saj dhe e mbysinë me sakicë at të deleguemë, por. Janë disa që thonë se. Njerzitë e Teutës i mbysin të dy delegatët dhe të gjithë ekipin përcjellës. Kur shef ket ngjarje tmerruese, Demetrius, i cili, mbas vdekjes së Agronit e kishte frikë Mbretneshën sepse e kishinë përgojue para saj. Ai, për me zbutë zemrimin e Romës, mbytë me sakicë të gjithë krentë e Dallmacisë. Atëherë, Teuta dërgon n’Rromë delegacionin e saj dhe mirren vesh me rromakët që Ilirët të tërhiqen prej disa vendeve dallmatine dhe t’fillojnë me i pague taksatë që i përcaktonte Rroma.

Mbas përpjekjeve të Teutës për pushtimin e ishullit Vis të cilin e mbanin grekët. Këta t’fundit thërrasinë në ndihmë ushtrinë rromake. Ishte viti 229 para Krishtit dhe mbretnesha Teutë mposhtet prej dy ushtrive. Asaj rromake dhe asaj greke, përfundon, profesori Dragiç.

N’vitin 1965, Maja Boshkoviç Stulli, për mbretneshën Teutë, kishte regjistrue disa legjenda që ruheshinë prej banorëve të ishullit dallmat, Hvar.

„Mbretnesha Teutë kishte jetue në Doll dhe aty e humb kofën e arit“ Dolljanët gjithmonë kanë qenë n’kërkim të asaj kofe. Në Doll, shifen edhe muret e kullës Teutës, kurse. N’Dollin tjetër, Teuta, ka qenë e martueme për nji banor t’vendit. Kjo asht e vërtetë.

Besohet se mbretnesha Teutë, si vendbanim kishte zgjedhë Dollin sepse, ai, jo vetëm që ishte i mbrojtun prej tramontan-ës (rrymë e ashpër ajri që frynë n’det), por edhe prej sulmeve barbare. Pleqtë e ishullit Hvar, n’vend Teuta, kanë përdor emnin Buta. Buta ishte qytet në Egjiptin e lashtë. Simbas mitologjisë, mbrojtsja e atij qyteti ishte Buta, përendesha gjarpnushë. Shtrohet pyetja. Bahei fjalë për Teutën apo kishte lidhje emërtimi dikurshëm, Buta me Butën si përendeshë? Thotë filologu i Splitit, prof. dr. Marko Dragiç.

Margarita Roiç (1921 – 2013), nji vit para se me vdekë tregonte për disa gojëdhana që për mbretneshën Teutë fliteshin në ishullin Hvar.

Kur na shkonim në shkollë n’Doll-ac, nuhatnim „CIKIN“ (monetë e Teutës). Flitei se, Teuta n’Doll, derisa ishte gjallë, kishte pas fabrikën për prodhimin e monetave. Njerzit flitnin se, Teuta, n’Gustirna (rezervuar për ruajtjen e ujit t’pishëm) kishte fundos, kofën e artë, kurse. N’katund, kishte groposë, pulën e artë me shtatë zogjë të artë.

N‘katundin tim, ka jetue mbretnesha Teutë, e cila kishte pas pallatin pak sipri shtëpisë sime, por sot, aty kanë mbetë vetëm temeletë e atij pallati, thonte Margarita. N’ katundin tonë ajo ka pas edhe fabrikën për prodhimin e monetave. Moneta e Teutës quhei CIKIN dhe prej emërtimit monetës, Cikin, katundi im quhet, Cikindoll.

Në Cikindollin e dikurshëm, edhe sot e ksaj dite, shifen themelet e pallatit të Teutës dhe përveq pallatit, në Doll, ajo kishte ndërtue edhe rezidencën verore që edhe sot janë ruajtun mure t’rrënuemë të asaj rezidence. Edhe temeletë e pallatit edhe muret e rrënueme t’rezidencës, ndodhen edhe sot, n’katundin Doll, në nji terren t’papërshtatshëm.

Kur mbretnesha Teutë vjen në ishullin Hvar, djali ma i vogël i saj mbytet në prronin e quajtun Krushvica. Mbas ksaj tragjedie, mbretnesha, s’bashku me mallkimin, gjuanë n’prrue edhe nji grumbull ari, ma vonë vërtetohet mallkimi lshuemë prej saj, me vet faktin se. Prej atëherit, n’shtratin e atij prroni, s’ka asnji pikë uji. Ai tregim m’ka ba kurreshtar sepse, edhe unë si fëmijë shkojsha te prroni me kërkue arin e Teutës, Tregonte, Ivica Paviç, n’vitin 1979.

Nji variant tjetër që poashtu ruhet në ishullin Hvar, thotë se. Në kohën kur Teuta ka mbretnue në kto anë, n’Doll ka rrjedh prroni i çuajtun Krushvica, ashtu si flitei prej pleqve rreth oxhakut. Në at prrue ishte mbytë djali ma i vogël i Teutës. Prej mërzisë t’jashtzakonshme, Teuta urdhnon njerzit e saj me e mbyllë burimin e atij prroni. Mbasi aty mbyllet burimi, uji gjen rrugtim tjetër dhe shkon e buron n’fushën e qytetzes t’çuajtun Jellsa ku edhe sot e ksaj dite del prej atij vendi. Nuk di a asht ai apo tjetër shkak, por atij burimi i kanë dhanë mbiemnin „budallë“ Burimi budallë i Jellsës. Tregonte n’vitin 1935, Llucia Shurjak.

Thamë ma naltë se,Teutën e quanin edhe mbretnesha e piratnisë, zanat që asaj i kishte shkue shumë për dore. Viktimatë kishinë qenë, tregtarët rromakë, grekë, dhjakët, patriarkët, baptistët dhe hedonistët. Plaçkitja e anijeve tregtare zhvillohei tue fillu prej Jonit e nëpër tan detin Adratik deri në ishullin Vis. Thuhei se në vendin e quajtun Suçuraj, ishulli Hvar.

 Teuta kishte pas pallatin e saj, t’mbushunë përplotë me ari, argjend, stoli t’llojllojshme, venë, voj e gjithfar gjana tjera t’vlefshme t’plaçkituna prej anijeve tregtare. Kur edhe Zotit n’qill dhe robit n’tokë u vjen n’majë t’hundës piratnia e Teutës, dërgojnë mbi te, ushtrinë ma t’pregatitun, ma t’përsosun e ma t’rrezikshme t’Rromës dhe Teuta mposhtet vetëm atëherë kur tradhëtohet prej kapitenit marinës, Demetrius që supozohei se kishte qenë edhe dashnor i saj. Mbas kapitullimit, Teutën e detyrojnë me ia dorëzue mbretnin, Pinesit kurse, ajo vet, e përcjellun prej suitës besueshme oborrtare, me pak ushtarë dhe marinarë, lundron me flotëzën liburnia dhe strehohet në ishullin Svetac. Supozohet se, prej aty fillojnë edhe luftat iliro-rromake që zgjasinë me shekuj.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment