Ndërtimi i shtatores së Fishtës në Domgjon, nipi i tij Simon Noka udhëton nga SHBA për të ofruar bashkëpunimin

Nga Pirusti News
1 295 Shikime

Ideja për ndërtimin e shtatores së Homerit shqiptar padër Gjergj Fishta në Domgjonin e rrënjëve të hershme të tij, ka nxitur shumë faktorë, familjarë, miq dashamirës dhe studiues të Fishtës. Njëri prej tyre është Simon Noka i cili sapo ka mbëritur nga SHBA. Simoni e ka Gjergj Fishtën, xhaxha të babait të tij. Me statusin e familjarit të Fishtës, Simoni ka organizuar një takim njohës me disa nga organizatorët e kësaj nisme të rëndësishme, sic është Besnik Paci pasardhës i fisit origjinë të Fishtës, Paulin Zefin drejtues i muzeut të Gjergj kastriotit në Lezhë, njëherit dhe mik dhe kumbar i hershëm i familjes Paci, por edhe të tjerëve si rapsodit “Qytetare Nderi” Gjon Frroku, autorit të qindra teksteve të këngës shqiptare Fran Laska, prof. Pjetër Prendi dhe zerit të Fishtes, 6 vjeçarit Nikoll Prendi, Nipi i At Gjergj Fishtës.

Në këtë takim njohës u vendosën ura të forta komunikimi dhe mbështetje të ndërsjelltë ku kryefjalë ishte ndërtimi i shtatores së Fishtës, në Domgjonin e origjinës. Në takim i konkludua se po bëhet një punë e shkëlqyer, ndërsa Simon Noka në emër të familjes Fishta, Simon Noka ka falenderuar Vllaznit Domgjon, origjinë e Fishtës në Mirditë, Kosovë e Diasporë, dhe të gjithë kontribuesit e tjerë, që do jenë pjese e investimit te shtatores për At Gjergj Fishtën, në vendorigjinen e tij, në Domgjon të Mirditës.

Kush është Simon Noka, dhe lidhja e tij me atë Gjergj Fishtën

Simon Noka ka lindur dhe është rritur në Fishtë të Zadrimës, në Lezhë. Gjatë kohës ka punur si mësues, por edhe si drejtues në sistemin bujqësor në Lezhë. 21 vite më parë një program i llotarisë amerikane e ka përzgjedhur si fitues dhe pas filtrimit korrekt që ka ai sitem, Simoni është pranuar të jetë qytetar me të drejta të plota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Simon Noka është i biri i Mark Lekë Noka (Paci). Ndërsa gjyshi i tij Leka, është vëllai i Homerit shqiptar, Gjergj Fishta. Pra Simon Noka prej 21 vitesh nënshtetas amerikan, Atin e shquar të kombit, të papërsëritshmin e letrave shqipe, Gjergj Fishtë e ka xhaxhain e babës.

E vërteta e Gjergj Fishtës, si e udhëzoi nipin e tij Markun, (babain e Simonit) ne rrugët e jetës

Vetë Simoni i ardhur për pak ditë qëndrim nga Amerika e din më mirë se askush historinë e babait të tij, dhe të xhaxhait të babës, Gjergj Fishta. Simoni ka konfirmuar se Gjergji duke qenë prift, ishte shumë i lidhur pas fëmijëve të vëllezërve apo motrave. Në këtë këndvështrim, kur nipi i tij Marku, ishte fëmijë dhe në udhëkryqet e jetës, por duke qenë mjaft i zgjuar padër, Gjergj Fishta e nis për shkollim në një shkollë Jezuitësh në Romë, me drejtim për prift.

Ishte koha kur idetë komuniste kishin filluar të gëlonin në Rusi, e këtë më mirë se Atë Gjergj Fishta nuk mund ta dinte. Duke e ditur mirë se komunizmi do të kishte punë me Kishat, e orienton Markun që të ndiq një shkollë për topograf, shkollim të cilin e mbaroi me shumë sukses, duke u bërë një topograf shumë i zoti dhe i kërkuar për kohën.

Pasi mbaron shkollimin në Romë me rezultate të shkëlqyera, kuptohet për topograf, nipi i Gjergjit kthehet në Shqipëri. Ishte koha kur në vendin e tij, sapo ishte cliruar dhe po instalohej një rend i ri, ai komunist. Megjithëse dihet qëndrimi që komunizmi mbajti ndaj Gjergj Fishtës, Markun, nipin e tij, as nuk e larguan nga pozicioni i topografit dhe as nuk gjetën ndonjë mundësi për ta dënuar. Ishte profesionist i madh në fushën e tij, por edhe njeri i urtë e që nuk donte të binte shumë në sy. Falë diplomacisë së tij, por edhe nevojës që kishin për të, ai mundi të shmangte shumë sulme ndaj familjes e fisit të tij, sulme që mund të vijonin prej faktit se në atë derë kishte lindur dhe formuar një ndër korifejtë më të shquar të kombit, por edhe kundërshtar i rrymës komuniste.

Simon Noka, rrëfen për babain e tij Markun, nip i Gjergjit.

Simoni kujton se babai i tij Mark Fishta, ka jetur deri në vitin 1987. Ishte njeri nostalgjik i jashtëzakonshëm për xhaxhain tij Gjergj Fishtën e madh, por në cdo rast para fëmijve, nipave dhe familjarëve, përsëriste pa fund deri në momentet e fundit të jetes të tij, faktin e origjinës domgjonase. Ai i edukoi brezat me dashurinë për vendorigjinen, Domgjonin e Mirditës, duke përsëritur herë pas here saktësisht kur stergjyshi i tij Simoni i Ndoc Pacit (gjyshi i Fishtes) është larguar nga Domgjoni dhe eshte vendosur ne Fishte, biles deshira e Mark Fishtes ishte që të vizitonte Domgjonin e origjines, por në kohën e diktaturës, familjes të Fishtës, ju kufizu çdo levizje dhe në çdo moment ishin të rreziku nga regjimi.

Simon Noka duke rrëfyer për babain e tij kujton se si ai, dhe vetë Pader Gjergji, në fillimet e tyre ishin rregjistruar me mbiemrin Paci, në shkolle në Romë, por për arsye se fjala Paci, në italisht kishte përkthim jo të përshtatshēm, për arsye moskeqkuptimi nga italianet edhe Pader Gjergji e më vonë edhe nipi i tij Marku, e ndryshuan mbiemrin në Fishta, emrin se fshatit ku banonin.

Lidhja mes brezave

Simon Ndoka, mban emrin e gjyshit të Fishtës, Simon Ndoc Pacit, i cili në vitin 1800, u largua nga Domgjoni i Mirditës duke u vendosur në Fishtë të Zadrimes, ku aty lindi i ati i Fishtes Ndoka, i cili la tre djem e nje vajzë, Lek Paci, vellai i madh i Fishtes, Zef Paci i cili pagëzu me emrin Gjergj Fishta dhe Çup Paci, vëllai i vogel i Fishtës, të cilin e vranë ne moshë të re dhe ai plumb që i ra Çupit, i ra dhe stergjyshit të Paulin Zefit, por që fati ishte se ai mundi të shpëtonte.

At Gjergj Fishta ishte prift rreth 27 vjeç, kur i vranë vellain Çupin, i dëshpëruar shumë për atë ngjarje, drejtoj ceremoninë e varrimit të Çupit dhe ne at dhimbje që kishte, Fishta shkroi poezinë “Gjaksor”,  ndërsa pas një viti  At Gjergj Fishta, mblodhi familjaret e tij dhe ju kërkoj atyre, që ta falnin gjakun.

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan