Fushë-Arrës, një memorial madhështor për Terenc Toçin e Qeverinë e Kimzës, realizuar nga biri i kësaj zone, Dod Luli

Nga Pirusti News

Nga: Aleksandër Ndoja

Jo në pak raste, në shfletim të librave të historisë apo shkrimeve historike, kemi lexuar apo jemi njohur me Qeverinë e Kimzës e shpallur më 26 prill të vitit 1911, pra18 muaj para qeverisë së Vlorës. Për ata që nuk e dinë mirë, Kimza është një fshat në trevë mirditase, por nën administrim të Komunës së Fushë-Arrëzit, rrethi i Pukës.

Në pak fjalë, qeveria e Kimzës lidhet piksëpari me një emër të shquar, arbëresh i lindur në Itali, e i mirënjohur me emrin Terenc Toçi. Një akti i shquar historik, një shpallje e Pavarësisë së Shqipërisë, pas një besëlidhje të fuqishme të lidhur një ditë më parë, para Kishës së Fanit në Mirditë.

Nikollë Loka, historian shkruan se  ditën tjetër, pra pas besëlidhjes së Fanit, në Kimëz formohet Qeveria e Përkohëshme, që ka hyrë në histori si Qeveria e Kimzës. Terenc Toçi e mori detyrën e Kryetarit të Qeverisë me propozimin e Prengë Marka Prengës, ndërsa Zef Shantoja, sekretari i Prengë Bibë Dodës u zgjodh sekretar dhe autor i shkrimit të aktit të krijimit të Qeverisë. Akti i krijimit të Qeverisë së Përkohëshme të Shqipërisë i’u bë i njohur të gjithë opinionit publik europian, nga Shkodra dhe Kozenca.

Ndërsa studiuesi i mirënjohur Dr. Aurel Plasari është një studiues i mirëfilli i aktit patriotik të Kimzës, elementëve që çuan në atë vepër kombëtare, themeluesin dhe drejtuesin e asaj qeverie që në kohë rekord mblodhi 4000 luftëtarë për të nisur ofensiven drejt trevave tjera shqiptare, për të shporrur pushtimin turk 500 vjeçar, por që pati një fund tragjik nga lukunia komuniste në ditët e para të çlirimit. Pushkatimi i tij kanibalesk, pa pyetur nje dekret që shtetasit italianë nuk do prekeshin por do ktheheshin drejt vendit të tyre, kishte brenda urrejtjen ndaj njeriut që kishte shkruar historinë e lavdishme të një treve e komuniteti i cili shkallmoi çallmat turke, në një kohë kur “çlirimtarët e 1912” ishin ofiqarë dhe shërbëtorë të rrangjeve më të larta, të perandorisë pushtuese….

.Me shume per qeverine e KIMZES   

QEVERIA E KIMZES, nga Nga:Dr.Aurel Plasari

Për Terenc Toçin dhe luftëtarët e shpalljes së pavarësisë në Fanë e Kimzë një vepër monumentalenë përkujtim të veprës së shquar.

Edhe pse për qeverinë e Kimzës, Terenc Toçin e dhjetra burrave të shquar mirditas që morën pjesë në këtë vepër kombëtare, pas viteve 90-ta me rënien e komunizmit filloi të flitej e të shkruhej e vërteta historike, në gjithë zonën ku lindi dhe u zhvillua ky aktivitet, nuk kishte një vepër përkujtimore.

Kjo deri ditën e sotme kur një intelektual dhe patriot i shquar i zonës, me iniciativën e tij ideore dhe financiare, bëri të mundur realizimin dhe vendosjen në qendër të qytetit të Fushë – Arrësit të një memoriali përkujtimor për veprën e tyre. Ai është Dod Luli, bir i kësaj treve i cili pas një angazhimi disa mujor e në bashkëpunim me Bashkinë Fushë-Arrës, ja doli që qyteti i vogël mes malesh të larta me një natyrë të admirueshme, të kishte sot një ditë feste.

Në ora 10.00 realizuesi veprës Dod Luli dhe nënkryetari i bashkisë Fushë-Arrës, z. Klementin Syla në prani të nipit të Terenc Toçit, i quajtur Terenzio D’Alenna Toçi,  e që mban emrin e gjyshit  ardhur enkas nga Italia, kanë shpalosur flamurin për të shfaqur memorialin me emrat e artë si Terenc Toçi arbëresh, kryetar i qeverisë, dhe pjesamrrësit e tjerë si: Preng Tuc Doda-Fanë, Ded Frroku-Kushnen, Ndue Përdeda-Gojan, Dod Bardhoku-Kthellë, Kola Mark Kola dhe Preng Mark Kola-Orosh, Marash Nika-Shalë, Gjelosh Kola-Shosh, Pren Uka-Berishë, Frrok Kola-Thaç, Sadri Luka-Theth, Gjon Difi-Mërtur, Mark Sokoli-Nikaj, Qerim Nou-Toplanë, Prel Tuli-Mërtur, Nue Marka Lleshi-Fanë, Ndue Frrok Deda-Spaç, Zef Ndoi-Kimëz, Nue Ndrec Lazri-Dibërr, Ndue Gjon Ndoci-Kuzhnen, Geg Filip Çuni-Shkodër, Preng Marka Gjeta-Kthellë, Ndrec Gjegja-Kthellë.

Të pranishëm ishin Beqir Meta, Historian, akademik Maringlen Verli, Xhemal Meçi-Mjeshtër i Madh, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti,  Mark Pal Nika-studiues, Paulin Zefi-Historian, përfaqësues të familjes së Homerit shqiptar Atë Gjergj Fishta, si Pjetër Noka dhe Besnik Paci, ish ministri i bujqësisë Rexhep Uka,  si dhe shumë të tjerë të ardhur nga zona të tjera të Mirditës, Shkodrës e Tiranës.

Në ceremoninë e shpalljes së memorialit ka përshëndetur historian Beqir Meta i cili tha se e kam për kënaqësi që sot marr pjesë në përurimin e këtij memoriali në nderim të qeverisë së parë shqiptare, e cila i parapriu qeverisë më të madhe shqiptare, asaj që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Banorët e këtyre zonave ishin në pararojë të luftës kundër perandorisë osmane, ishin në pararojë të betejave për shqiptarinë për pavarësi e mëvetësinë dhe ata nuk lanë rast pa luftuar dhe përpjekur për të arritur qëllimin e tyre. E ky memorial pikërisht atë dëshmon.

Më tej në një atmosferë festive, tubimi përkujtimor është zhvendosur në qendër të qytetit, ku të pranishmit i ka pëshëndetur N/kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz z. Klementin Syla, i cili evidentoi rolin historik të Terenc Toçit e qeverisë së Kimzës si dhe angazhimin e birit të kësaj treve, Dod Luli.

Më tej e ka marrë fjalën Dodë Luli i cili ka falenderuar bashkinë Fushë-Arrës për mbështetjen e treguar në vendosjen e memorialit. Zoti Luli ndër të tjera tha:

Studiusi Mark Pal Nika ishte mjaft i qartë në rolin historik të kësaj qeverie e cila përbëhej nga të krishterë, por u mbështet edhe nga muhamedanë. Më tej z. Mark Pal Nikaj:

Kanë përshëndetur edhe historian si Xhemal Meçi, Mark Mesuli etj, ndërkohë që u prit me mjaft interes fjala e nipit të Terenc Toçit, z. Terenzio D’Alenna Toçi i cili u shpreh:

Aktiviteti u mbyll me një koncert artistic të grupeve të ndryshme të Pukës dhe Mirditës, ku i ftuar ishte edhe këngëtari i mirënjohur Gjin Dona. Të pranishmit kanë vlerësuar me nota shumë të larta iniciativën e z. Dod Luli, që kjo vepër e shkëlqyer e patriotëve mirditas të jetë e memorizuar në qendër të qytetit të Fushë-Arrësit.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment