QEVERIA E KIMZES, nga Nga:Dr.Aurel Plasari

Nga Pirusti News
1 081 Shikime

Sipas të dhënave që Terenc Toçi ka mbledhur, në Mirditë të bashkuar rreth 1000 pushkë, madje në Mal të Zi merr vesh se mirditasit kanë blerë 4000 mauzerë (model 91). Avokati shpresonte se me to mund të formohet një nbërthamë kombëtaren, e cila të vërë në lëvizje mbarë Shqipërinë.

Nga ana tjetër, me lidhjet që ka vendosur me gjeneral Ricciotti Garibaldi-n, ky i ka premtuar se është gati të shpjerë në vend një dëshirë të vjetër të të atit, Giuseppe Garibaldi-t, për të bërë diçka për popullin shqiptar. Por Garibaldi i ri i ka vënë në dukje se për të mundësuar një ndërhyrje të tij të armatosur në ndihmë të shqiptarëve, është e nevojshme një ftesë zyrtare, në mënyrë të veçantë për të parandaluar akuzat nga ana e Austrisë, e cila mund ta interpretojë një ndërhyrje garibaldine si ndërhyrje të Italisë zyrtare.

Për këtë arsye duket më e udhës që detashmentet e mundshme garibaldine të vihen nën komandën e një komiteti revolucionar shqipta ose një nqeverie shqiptare me program të qartë kombëtar për “liri” dhe “pavarësi”. Më 11 shkurt 1911 gjenerali i ka shkuar Tocci-t, “Duhet gjithësesi të binden shqiptarët që të formojnë një qendër çfarëdo. Qoftë ky komitet, qeveri e përkohshme apo tjetër gjë, pak rëndësi ka, mjafton të ekzistojë diçka e prekshme me të cilën të bashkëpunohet”. Më 14 mars ka ngulmuar edhe një herë. “Po të veni në Shqipëri, kujtohuni se duhet të krijohet edhe aty një qendër-qeveritare, revolucionare ose tjetërlloji, – që ti ftojë normalisht miqtë italianë për të ndërhyrë”

Në mars të të njëjtit vit Toçi zbret në Cetinë të Malit të Zi, ku hyn në lidhje me “të rinj revolucionarë” shqiptarë, mes të cilëve Zef Shantoja, Spiridon Kacarosi, Zef Jaku, Dedë Kiri, Filip Ujka, si dhe bën takime me flamurtarë e krerë shqiptarë, të krishterë e muslimanë. Mbështejen kryesore në Mirditë shpreson ta gjejë te Prenkë Bib Doda, që mbahet “princ i Mirditës”.

Çështë e vërteta, pak më ndryshe nga sa do ta përshkruajë më mbas Tocci, në Mirditë lëvizja kryengritëse kishte nisur para se të mbërrinte ai aty. Edhe në Malësinë e Mbishkodrës Dedë Gjo’ Luli, vojvodë i Hotit, më 24 dhe 25 mars ka sulmuar kaushët e rojave turke në Rapshë të Hotit e në Troboinë, duke çuar në këmbë Malësinë. Gati 4000 burra të armatosur kanë rrethuar e marrë Tuzin, kanë zënë Deçiqin, Krevenicën dhe pika të tjera të kufirit shqiptaro-malazias. Më 6 prill është mbledhur në Kimëz të Mirditës një kuvend i kryengritjes, aty është zgjedhur një komitet drejtues të cilit i prin Preng Marka Prenga, flamurtar i Oroshit. Mbrapa tij “fshihet” vetë abati i Abacisë së “Shën Llezhdrit”, Prengë Doçi, nacionalist në zë ,mirditas,shqiptar.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan