“Dy BLE-Oil” një sipërmarrje multifunksionshe e dy vëllezëve emigrantë, zbukuron hyrjen e qytetit Rrëshen

Nga Pirusti News

-Ndërsa kati i dytë është pothuaj i hapur, ku kalon ngjitur lumi Fanë i Vogël. Objekti poshtë është dizenjur me kujdës, ku spikat gjelbërimi, uji i rrjedhshëm, por edhe një ambient lojrash për fëmijë. Guzhina është cilësore dhe e hapur për të gjithë klientët, ndërkohë që ofrojmë kushte të mira për dasma apo gëzime të ndryshme deri në 120 veta-

Hyrja për në qytetin Rrëshen, që tashmë pjesa më kryesore e saj mban emrin “Preng Bib Doda” është një rrugë e cila është rikonstruktuar vitet e fundit, në parametrat më bashkohorë të mundshëm.

Pikërisht në këtë segmet plot hijeshi edhe nga gjelbërimi i natyres, spikat një ndër ndërhyrjet më elitare të sipërmarrjes private. Një kompleks multifunksional i cili pritet të plotësohet në muajt në vijim, me një gomisteri bashkohore të munguar në këtë zonë, që nga Miloti e në Burrel.

Një këtë objekt shumëdimensional i konturuar në nivelin “autogrilë” kalimtarët mund të furnizohen me karburant cilësorë (naftë+benzin+gaz të lëngshmëm) nga firma e mirnjohur “KASTRATI”.

Por ajo çfar e bën më të rëndësishëm këtë objekt vetëm 1.5 km nga qyteti Rrëshen, janë ambientet relaksuese që ofron për vizitorë të shumtë të segmentit rrugorë Milot-Rrëshen-Burrel e më tej, por edhe për qytetarët e Rrëshenit.

Tom Lleshaj, sipërmarrës i këtij bisnesi thotë se ka një vit që ka nisur puna pothuaj nga zero, për ngritjen në këmbë të këtij bisnesi. Është fryt i punës së djemeve të mij, mbi 20 vite në emigracion. Ata gjithmonë kanë mendur se si të realizojnë një investim në zonën e tyre, ndaj një ditë vendosën të investonin pikërisht këtu.

Toma thotë se edhe më parë këtu ka qenë një objekt i ngjashëm, por që prej vitesh kishte pushur së funksinuari. Na u desh që çdo gjë ta nisnim nga fillimi. Falë një investimi të kujdesshëm, sot në këtë vend është përftuar një objekt mjaft i spikatur dhe relaksues.

Objekti ndahet në dy kate. I pari është dizenjur si zyra, një kafe, pajisjet për funrnizim me karburante, lavazh dhe sëshpejti do të përfundojë së ndërtuari një gomisteri, ndër më modernet në zonën afër dhe larg.

Ndërsa kati i dytë është pothuaj i hapur, ku kalon ngjitur lumi Fanë i Vogël. Objekti poshtë është dizenjur me kujdes, ku spikat gjelbërimi, uji i rrjedhshëm, por edhe një ambient lojrash për fëmijë. Guzhina është cilësore dhe e hapur për të gjithë klientët, ndërkohë që ofrojmë kushte të mira për dasma apo gëzime të ndryshme deri në 120 veta, rrëfen Tom Lleshaj, i cili nuk pushon së kujdesuri për ambientin dhe kushtet e klientëve, edhe pse rrëfen për shërbimet që ofron stafi i tij, i përzgjedhur me kujdes.

A. Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment