Amerikania e Korpusit, Alaina Burck, mbaron misionin e aktivizmit vullnetar në Mirditë me përmallim!…

Nga Pirusti News

Nga: Gjergj Marku

(Alaina, mbaroi misionin si Vullnetare e Korpusit te Paqes ne Mirditë e Shqipëri, duke qenë një aktiviste fantastike sëbashku me koleget e veta, sidomos në komunitetet shkollore.

E qeshur dhe e hareshme me mjediset e fëmijëve, të gjimnazistëve apo mësues e të rritur, ajo jetoi me dinamizëm dhe energji te jashtëzakonshme për disa vite ne Mirditë, për tu kthyer në atdheun e saj Amerikë, por padyshim me Mirditen me vete, duke u ndjere mirditore ne zemër e shpirt.

Largimin e shënon me një meditim në Aeroport, teksa pret ardhjen e aeroplanit:
Uau!… Unë jam ulur në aeroport duke pritur për të shkuar në Amerikë, kam shumë emocione. Nuk di pse kam pak frikë. Kam ndryshuar aq shumë dhe nuk di nëse Amerika është tashmë kaq ndryshe nga çfarë mbaj mend?!…

tej shënon se “Ajo që më jep shpresë është se lidhjet që kam bërë në Shqipëri do të jenë përgjithmonë. Marrëdhëniet nga gjaku nuk do të thonë asgjë kur ke familje që e kuptojne zemrën tënde. Nuk më besohet që po kthehem. Më mungojnë gjithashtu miqtë dhe familja ime kaq e shtrenjtë dhe jam aq e emocionuar për të parë të gjitha foshnjat dhe martesat që kam humbur kur isha larg.

Gjithashtu, ajo falenderon të gjithë (në Shqipëri dhe Amerikë), që e kanë mbështetur dhe e kanë dashur duke qene mirënjohese për të gjitha bekimet që ka marrë.
Mbase, siç ndihet njeriu ne një “udhëkryq aeroportesh“, për të panjohurën e të ardhmes, ajo shënon në fund me përmallim: unë di një gjë, Shqipëria është e do te jete përgjithmonë në zemrën time dhe unë do të kthehem një ditë.

Të dua Shqipëri!…)

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment