Si i priti Mirdita qytetarët e Kosovës në eksodin biblik të 20 viteve më parë, emra, ngjarje dhe data.

Nga Pirusti News

Nga: Aleksandër NDOJA.

E ndërsa këtë vit, pra viti 2019 koincidon me 20 vjetorin e eksodit biblik të një pjese të kombit, Kosovës e madje aktit më historik të 100 viteve, çlirimin e saj, përkujtimet janë nga më të shumtët. Në Kosovë sidomos kujtohen betejat heroike, të rënët e kësaj lufte, por mbi të gjitha fitorja përfundimtare ndaj një pushtuesi, ndër më barbarët në historinë e Europës.

Ndërkohë eksodi ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në memorien tonë të përbashkët, por dhe në dokumenta që çdo ditë e më shumë marrin vlera historike.

Siç dihet mijëra kosovarë të detyruar nga dhuna dhe genocidi serb lanë vendin e tyre trashëguar prej shekujsh, duke u larguar masivisht në drejtim të Malit të Zi, Maqedonisë e sidomos në drejtim të Shqipërisë. Pika kryesore hyrëse për në Shqipëri ishte Kukësi, përmes pikëkalimit të Morinës. E nëse mijëra shqiptarë të Kososovës u ndaluan dhe u trajtuan në Kukës, një pjesë e madhe e tyre udhëtuan në drejtim të pjesës tjetër të Shqipërisë, nga Shkodra e deri në Sarandë.

Pas Kukësit, karvanet në udhëtimin e tyre hynin në Mirditë për të udhëtuar në drejtim të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit etj. Autobuzët ndalonin për një pushim të shkurtër, ndërkohë qindra a qytetarë të Mirditës kryesisht gra, shkonin pranë autobuzëve dhe shpërndanin pako me ushqime dhe ujë, ndërkohë që ftesa e përhershme ishte që të ndalonin edhe në Mirditë.

Pikërisht për t’i paraprirë kësaj situate, Bashkia Rrëshen, bazuar në urdhërin nr. 14 të dats 28 mars 1999 urdhëron ngritjen e Shtabit të Mbrojtjes së rrethit Mirditë. Ky ishte fillimi, pasi urdhrat pasues janë nga më të shumtët, për ngritjen e pikave të trajtimit të të ardhurve nga Kosova në objektet si më poshtë: Konvikti i shkollës së mesme, Palestra e shkollës së mesme, Kopshti i fëmijëve, Çerdhja e fëmijëve, Qendra Kulturore e fëmijëve, Pallati i Sportit, Pallati i Kulturës, Palestra e shkollës 8-vjeçare nr. 2 etj.

Nuk vonoi shumë dhe të gjitha këto pika u mbushën me shqiptarë të Kosovës, ndërsa është një histori më vete puna dhe përpjekja me një vullnet të jashtëzakonshëm të punonjësve të institucioneve, por edhe të qytetarëve të zakonshëm që vullnetarisht gjendeshin në çdo moment, në ndihmë të të ardhurve.

E nëse shteti kishte vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e veta akomoduese, nevojat ishin shumë të mëdha. Numri i kosovarëve që kishin kërkuar të jetonin në Mirditë ishte gjithnjë e më i madh. Por kjo u plotësua nga qindra familje të cilët ishin vendosur në rradhë, për të marrë në banesat e tyre kosovarët që ndalonin në shesh e merrnin trajtimin e parë në Pallatin e Kulturës.

Janë të shumtë ata mirditas që morën në familjet e tyre kosovarë me të cilët jetuan sëbashku deri në çlirimin e Kosovës. Ishte një akt i pashembullt vëllazëror e qytetar në ndihmë të një pjese të kombit. Mirdita padyshim ka pjesën e saj të kësaj krenarie, në këtë 20 vjetor të ngjarjeve historike në Kosovë. Në dokumentat arkivorë janë renditur shumë emra familjesh që pritën kosovarë, por dhe emrat e familjeve kosovare që jetuan në familjet mirditase, ndërsa disa prej tyre janë të listuar si më poshtë:

 Nikoll Bushulli:

-Gëzim Hymridin Beqiri, 2 persona

 

Nikoll Gjon Ndoj:

-Xezair Rexhep Korfuzi, 4 persona

 

Dod Ndrelalaj:

-Fyxhiri Halil Shala, 5 persona

 

Preng Ndrec Simoni

-Sherif Nebi Hoxha, 8 persona

 

Gjergj Preng Xhaferraj

-Ardjana Feiz Kryeziu, 3 persona

 

Pashk Gjon Dushi:

Afrim Ismail Ismaili, 4 persona

 

Andrea Gjergj Paçuku:

-Gani Ferid Mulaku, 9 persona

 

Gjon Gjergj Paçuku,

– Rexhep Ferid Mulaku, 10 persona

 

Edmon Gjergj Paçuku:

-Xhemajl Ferid Mulaku, 6 persona

 

Nikolin Ndue Paçuku:

-Seat Safet Veseli, 9 persona

 

Albert Ndue Paçuku:

-Xhaferr Sherf Ameti, 6 persona

 

Lek Ndue Paçuku:

-Alush Rexhep Alushi, 9 persona

 

Ndue Gjin u:

-Skender Ferat Imeri, 7 persona

 

Ndue Zef Reçi:

-Halit Ferat Imeri, 7 persona

 

Tom Llesh Kaçorri:

-Isa Hasan Fejza, 7 persona

 

Dila Pjetër Taçi:

-Hava Abdi Hoxja, 5 persona

 

Gjela Zef Tuci:

-Gjon Pashk Gjergji, 6 persona

 

Lek Gjet Beci:

-Frrok Mus Gojani, 2 persona

 

Marie Zef Syziu:

-Mereme Ferat Hasani, 7 persona

 

 Ndue Gjoni:

-Veli Hysen Pretenti, 9 persona

 

Ndue  Gjoni:
-Abit Zenel Haxhia, 7 persona

 

Kol Pjetër Përgjoni:

-Jahir Hysen Kotori, 4 persona

 

Gjergj Ndue Mandreja:

-Bedri Jonuz Hyseni, 7 persona

 

Arben Zef Syziu:

-Abit Ferat Imeri, 12 persona

 

Zef Nikoll Përgega:

-Sejdi Veli Canaj, 9 persona

 

Gjin Nikoll Përgega

-Zenel Veli Canaj, 5 persona

 

Pjetër Llesh Haçi:

Fitim Shaban Feka, 6 persona

 

Bardhok Gjet Ndoj:

-Fixhyri Halit Shala, 5 persona

 

Gjet Ndue Ndoj:

-Gafurr Mustafe Breznica, 5 persona

 

Ndue Nikoll Përgega:

-Bajram Shefqet Bujari, 7 persona

 

Pashk  Bardhoku:

-Asllan Mehmet Hajrizi, 8 persona

 

Dod Frrok Doda:

-Frrok Pashk Ndreca, 4 persona

 

Mhill Dod Paçuku:

-Meleq Bajram Bahtjari, 4 persona

 

Gjin Nikoll Gjini:

-Muharrtem Shaqir Balaj, 8 persona

 

Marte Fran Paçuku:

-Luljeta Samedin Balaj, 4 persona

 

Zef Frrok Picaku:

-Rifat Murtez Kryeziu, 7 persona

 

Nusha Ded Biba:

-Shkëlzen Xheladin Hoxha, 10 persona

 

Fran Frrok Gjoci:

Violeta Isak Hoxha, 4 persona

 

Gjon  Preçi:

-Hanife Nebi Gashi, 7 persona

 

Gjon  Ndoj:

-Nazmi Hylmi Shala, 5 persona

 

Ndue Pjetër Biba:

-Zenun Kadri Kasumaj, 9 persona

 

Kol Zef Kola:

-Shefqet Ismail Zekaj, 7 persona

 

Pjetër Preng Prenga:

-Sinan Jakup Halili, 9 persona

 

Agim Kol Shurbi:

-Simoza Shefqet Begaj, 2 persona

 

Gjergj Pjetër Malaj:

-Mehemet Mustafë Llugaliu, 7

 

Vladimir Ndue Jushi:

-Bahtir Halim Istrefi, 9 persona

 

Nikoll Gjon Deda:

-Astrit Arf Tolaj, 4 persona

 

Gjin  Prendi:

-Marjan Ndoc Ndrekaj, 6 persona

 

Viktor Llesh Kaçorri:

-Ismet Ferat Imeri, 7 persona

 

Tonin Ali Sulejmani:

Enver Xhemali Morina, 6 persona

 

Kujtim Gjon Dona:

-Afrim Faik Shala, 8 persona

 

Gjon Preng Dona

-Lulëzim Faik Shala, 3 persona

 

Nikoll Preng Biba:

-Isterf Demush Ramaosaj, 6 persona

 

Preng Nikoll u:

-Et’hem Asllan Begaj, 7 persona

 

Preng Nikoll Shtinja:

-Marjan Ndoc Ndrekaj, 6 persona

 

Liza Mati Deda:

-Shaban Asllan Kuqi, 9 persona

 

 Ndue Prenga:

-Adem Rexhep Korpuzi, 5 persona

 

Kol Ndue Deda:

-Ismet Sali Kuqi, 6 persona

 

Fran Nikoll Brozi:

-Ismail Ali Ferhati, 3 persona

 

Lekë Nikoll Shtinja:

-Ton Martin Kabashi, 9 persona

 

Maksim Zef Deda:

-Hamza Rexhep Korpuzi, 9 persona

 

Nikoll Preng Biba:

-Istref Demush Ramosaj, 8 persona

 

Pashk Gjon Dushi:

-Afrim Ismail Ismaili, 6 persona

 

Kapllan Osman Vladi:

-Muhamet Habib Korpuzi, 4 persona

 

Sandër Zef Maca:

Baftjar Hamdi Shala, 6 persona

 

Bib Beleshi:

Lulzim Avdullah Berisha, 10 persona

 

Bib Frrok Skana:

-Ferat Shaban Bytyçi, 12 persona

 

Mak Ndue Prenga:

-Adem Rexhep Korpuzi, 5 persona

 

Nikoll Gjon Ndoj:

-Xhezair Rexhep Korpuzi, 4 persona

 

Prena Kol Keli:

-Sadri Azem Kokollari, 6 persona

 

Preng  Ndoj:

-Bajram Zenel Zeneli, 9 persona

 

Gjovalin Zef Tusha:

-Lulëzim Hajri Beshiri, 12 persona

 

Gjok  Gjoka:

-Mehmet Garip Kashmi, 11 persona

 

Nikolin Ndue Paçuku:

-Seat Safet Veseli, 9 persona

 

Albert Ndue Paçuku:

-Xhaferr Sherif Ahmeti, 6 persona

 

Lek Ndue Paçuku:

-Alush Regjep Alushi, 9 persona

 

Bardhok Gjet Ndoj:

-Fyxhiri Halil Shala, 5 persona

 

Gjet Ndue Ndoj:

-Gafurr Mustaf Breznica,5 persona

 

Kol Pjetër Përgjoni:

-Jahir Hysen Kotorri, 4 persona

 

Andrea Gjergj Paçuku:

-Gani Ferat Mulaku, 9 persona

 

Gjon Gjergj Paçuku:

-Regjep Ferit Uka, 10 persona

 

Edmond Gjergj Paçuku:

-Xhemajl Ferid Mulaku, 6 persona

 

Ndue Zef Reçi:

-Halit Ferat Imeri, 7 persona

 

Nikoll Preng Biba:

-Istref Demush Ramosaj, 8 persona

 

Pashk  Lleshi:

-Qerim Ibrahim Kollolli 4 persona

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment