Piktorët e vegjël të kursit “Syri i Mjeshtrit dhe të “QKF” Mirditë, zbukurojnë sheshin “Abat Doçi” me ekspozitën e tyre

Nga Pirusti News

Pas ditëve të gjata me shi, dielli i shumëpritur ka shkëlqyer më shumë sot në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen, teksa ambientet e tij u mbushën me talent fëmijnorë. Janë një numër i konsiderueshëm fëmijësh të përgatitur nga piktori Pjetër Marku, përmes kurseve një ditë në javë. Këtyre fëmijëve i’u janë bashkëngjitur dhe fëmijët e QKF- Mirditë, me mësuese Majlinda Shtjefanaku.

Pikturat e fëmijëve janë vendosur në formë mini-amfitetari në sheshin “Abat Doçi”, ndërkohë që janë vizituar nga kalimtarë të shumtë, miq të artit dhe kulturës.

Pjetër Marku thotë se kam punuar me përkushim që të mund të identifikoj apo të injektoj talentin e artit figurativ te fëmijët e qytetit tonë. Një përpjekje e tillë po bëhet prej disa vitesh, ndërkohë që them me kënaqësi se shumë nga kursantët e mij tashmë janë në shkolla arti, janë bërë specialistë në pikturë e vizatim.

Edhe këtë rradhë, fëmijë si Xhimi Çupi, Paulo Gjikolaj, Uendi Baloj, Eni Tusha, Laura Lekgegaj, Kimberli Pali, Samanta Leti, Rigela Shtjefanaku etj, kanë ndjekur kursin përkatës, ndërsa sot kanë mbushur shkallët në shesh me krijimet e tyre, shumica e të cilave janë cilësuar premtuese për të ardhmen. Ekspozita e kursit të pikturës “Syri i Mjeshtrit” ka qëndruar e hapur për disa orë dhe është ndjekur nga shumë vizitorë.

Edhe fëmijët e QKF me mësuesen e apasionuar Majlinda Shtjefanaku kanë marrë vlerësime të shumta nga vizitorët. Ata kanë paraqitur punimet e tyre duke u fokusuar kryesisht në piktura që paraqesin fruta dhe ushqimore.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment