Kur legjenda e futbollit botëror Ronaldo, vizitonte Gjakovën e sapodalë nga lufta..

Nga Pirusti News

Plot 20 vite më parë, pas mijëra tonelata armësh derdhur mbi Serbi, dhe një lufte të përgjakshme me hordhitë serbe, Kosova fitoi lirinë. Edhe pse Kosova në ato momente ndodhej në një situatë të jashtëzakonshme, me një bilanc tragjik që numëronte rreth 13 mijë të vrarë, mijëra të zhdukur dhe rreth 1 milion banorë të deportuar nga shtëpitë e tyre të shkatërruara dhe të djegura, opinioni ndërkombëtar ishte më shumë se kurrë pranë këtij populli martir.

Një ndër ta ishte edhe Nazario Da Lima Ronaldo i cili në ditët e para të çlirimit, i njohur si futbollisti më i mirë i botës, vizitoi një ndër qytetet më të masakruara të kësaj lufte, Gjakovën. Ronaldo u shfaq në një kamp humanitar në qytetin e Gjakovës, teksa sapo kishte nisur shkëlqimi tij ne futboll.

Asokohe ai ishte sulmues në ekipin e Interit në Seria A, ku pas një sezoni të shkëlqyer (1997-1998) pësoi një lëndim të rëndë duke pasuar një sezon me vetëm 19 ndeshje e 14 gola.

Vizita e Ronaldos në një kohë që konsiderohej si mit në futboll, u komentua me një entuziasëm të jashtëzakonshëm në Kosovë, ndërkohë që i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga trupat e NATO-s, Ronaldo u prit nga mijëra banorë të Gjakovës me të cilët u përshëndet me ta përzemërsisht edhe gjatë kalimit nëpër rrugët e qytetit.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment