“Mirdita-Dental” 25 vite shërbim bashkorë në stomatologji. “Mirënjohje” nga Bashkia Mirditë dhe Urdhëri i Stomatologëve të Shqipërisë

Nga Pirusti News
1 929 Shikime

Nga: Aleksandër NDOJA

Plot 25 vite më parë në qytetin e Rrëshenit, diku në një ndërtesë të vjetër të shërbimit publik nisi udhë “Mirdita Dental”. Ideatori i saj, mjeku Pal Dodaj nuk do të ndalej këtu në ambicien e tij profesionale, e madje shkencore. Pak vite më vonë “Mirdita Dental” do të transferohej në Tiranë në zonën e njohur si “Blloku Guintash” në Laprakë.

Pikërisht këtu do të niste një fazë e re pune e përkushtimi e cila shumë shpejt do të jepte frytet e veta, përtej parashikimeve të më optimistëve në fushën e mjekësisë dentare. Korrektësia në punë, bashkëpunimi në staf numerik gjithnjë e në rritje, por edhe kërkimet e shumta shkencore dhe me metodat më bashkohore, bënë që kjo klinikë të rankohet ndër më të cilësoret në Tiranë, dhe më tej kudo në Shqipëri. 

Ndërsa sot, pas dy dekada e gjysëm pune e përkushtimi, vjen një ditë që bën një bilanc arritjesh jo vetëm profesionale, por edhe shkencore, bilanc që ka të bëjë me njohjen dhe përqafimin e teknologjive më të fundit që ka prodhuar shkenca mjekësore botërore.

E natyrisht dr. Pal Dodaj këtë bilanc sa festiv e falenderues për pacientët, qytetarët por dhe miqtë e shumtë, ka zgjedhur ta festojë pikërisht në qytetin ku e filloi 25 vite më parë, ndërsa Bashkia Mirditë duke vlerësuar punën e një mirditasi të suksesshëm e prezantues, por edhe si mbështetës i aktivieteve kulturore e artistike, i ka akorduar Mirënjohjen, “Për kontribut të vyer në shërbimin dentar për vite me rradhë duke qenë pjesë e rëndësishme e këtij shërbimi jetësor në Mirditë dhe në mbarë vendin. Tashmë me histori të pasur 25 vjeçare, një nga klinikat më prestigjoze në Tiranë, që vazhdon ta kultivojë stomatologjinë edhe si trashëgimi familjare”.

Ceremonia

Është mbajtur sot në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës, Rrëshen, moderuar nga gazetari Gjergj Marku. E konceptuar komunikim publik mes miqsh, kolegësh, pacietësh dhe qytetarësh, aktiviteti është mbyllur me një koncert festiv nga këngëtarë të Ansamblit “Mirdita” (Mjeshtër i Madh).

Përveç qytetarëve të shumtë, të pranishëm kanë qenë dhe kolegë të dr. Pal Dodaj, mjekë që kanë punuar dikur në Rrëshen në fushën e stomatologjisë, ish-banorë të tjerë të Mirditës që sot janë në Tiranë dhe rrethe të tjera. Gjithashtu i pranishëm ka qenë kryetari i bashkisë Mirditë z. Ndrec Deda, Presidenti i Urdhërit të Stomatologëve të Shqipërisë dr. Nikoll Deda, Ipeshkëvi i Dioqezës Rrëshen Gjergj Meta, drejtues të tjerë të pushtetit vendor.

Si koleg dhe drejtues i shërbimit shëndetësor në Mirditë, Z. Aleksandër Dodaj ka bërë një panoramë të detajuar të aktivitetit profesional dhe rritjes në karrierë të mjekut Pal Dodaj

Gjergj Marku fillimisht ka ftuar doktorin e mirënjohur z. Kol Dodaj i cili sot në moshëm 87 vjeçare i cili vijon në jetë aktiv në sektorin e shëndetësisë dhe referencë për shumë stafe mjekësore, në spitalet e ndrysme private të Tiranës. Dr. Kol Dodaj i cili njëkohësisht është edhe xhaxhai i mjekur stomatolog Pal Dodaj, tha se qënia ime në sektorin e shëndetësisë patjetër që ka ndikuar në zgjedhjen e Palit, dhe jam i kënaqur për arritjet e tij. Duke shtuar më tej dr. Kol Dodaj thotë se Pali ka ecuar me kohën, është treguar shumë bashkohor në raport me profesionin e tij. Ai është treguar shumë optimist dhe i apasionuar në punën e tij si mjek stamotolog. Z. Kol Dodaj ka vlerësuar faktin se dr. Pali ka punuar me synime afatgjate teksa dy fëmijët e tij i ka drejtuar drejtë këtij profesioni dhe pas shkollimeve solide, edhe ata janë bërë mjaft të aftë dhe premtues në këtë fushë.

Doktor Ismail Dekovi është ndër të parët stomatologë që ka punuar për një kohë të gjatë në Mirditë. Ndër të tjera ai tha se unë po flas si stomatolog këtu, pasi Pali dhe shokë të tjerë si Pali janë rritur bashkë me mua. E kemi filluar punën në Mirditë me aparate shumë primitive, por me punën që bënim, nuk dallonim me ata të Tiranës, apo me ndonjë rreth tjetër. Ka lezet të hysh në klnikën e Palit, në një ambient dhe aparatura të shkëlqyera. Aty ka një rregull dhe disiplinë profesionale, është një innovator që ka vue në punë çdo lloj pajisje që ofrojnë çdo lloj shërbimi që mund të bëhet sot në stomatologji. Dhe për këtë unë krenohem me punën që ka bërë. Pra ai sot është për tu marrë shembull për të marrë më të mirat e mundshme. Në fund mjeku Dekovi i ka uruar Palit suksese të mëtejshme.

Vetë dr. Pal Dodaj ka falenderuar për të pranishmit. Ai tha se ndjehem mirë që jam para jush e ju dëgjoj që flisni për mua. Sipas Dodës, meritat janë dhe të tjerëve, jam i kënaqur me punën dhe familjen, dy xhaxhallarët që janë heronjtë e mij e që edhe në këtë moshë punojnë pa pushim, duke veçuar Dr. Kolën si themelues i spitalit në Mirditë.

Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj, në përshëndetjen e tij, tha se më lejoni sëpari të falenderoj presidentin e urdhërit të stomatologëve të Shqipërisë dr. Nikoll Deda për këtë iniciativë dhe aktivitet të veçantë në Rrëshen, për një profesion të veçantë, për një njeri të veçantë, për një mjek të veçantë dr. Pal Dodaj. Janë 40 vjetë aktivitet, përkushtim, e sakrifica pasi profesioni i stomatologut është profesion i sakrificave, i lodhshëm por që kërkon azhornim të përhershëm me shkencën. E, dr. Pal Dodaj është i tillë. Dr. Pal Dodën e njohim të gjithë këtu në Mirditë, e njohin në Tiranë e njohin në të gjithë Shqipërinë, e njohin të gjithë emigrantët që vijnë për shërbime, pasi dr. Pali e ka kthyer profesionin në art.

Më tej u kaluar në ceremoninë e akordimit të “Çmimit të Mirënjohjes” çmim të cilin ja ka dorozuar kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj.

Dr. Nikoll Deda, Presidenti i urdhërit të stomatologëve të Shqipërisë e cilësoi si një event të mrekullueshëm organizuar nga Urdhëri i Stomatologut dhe Bashkia Mirditë. Ai vlerësoi emrin “Mirdita dental” që e ka lidh me emrin e mrekullueshëm të etnisë nga vjen. Dr. Deda tha se njihej me Palin që në shkollë të mesme dhe fakultet, ku edhe pati marrë rezultate shumë të larta.

Më tej z. Deda i ka akorduar mjekut Pal Dodaj Çertifikatë Mirënjohje me motivacionin “Për kontribut të veçantë 40 vjeçar në rritjen e shërbimit stomatologjik shqiptar, si mjek stomatolog i talentuar, i palodhur dhe me etikë të shkëlqyer në shërbimin dentar shqiptar”.

Në këtë takim ka përshëndetur dhe djali i Pal Dodës, mjeku Eriold Dodaj i cili është dhe më i angazhuari në klinikë përsa i përket futjes së teknologjisë së re dhe shërbimet inovative, në fushën dentare.

Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë ka vlerësuar punën dhe aktivitetin e Pal Dodës si një mjek dhe qytetar që i bën nder trevës nga vjen. Takimin e kanë përshëndetur dhe qyetarë të tjerë dhe pacientë, ndërsa është mbyllur me një koncert festiv të ansamblit “Mirdita” (Mjeshtër i Madh).

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan