Prezantimi i “Akademia e Artit, Shkencës Dhe Letrave “Mirdita”, mirpritet nga faktori intelektual e kulturor në Mirditë

Nga Pirusti News

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për krijimin e “Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”, është pritur mjaft mirë në qarqet intelektuale e qytetare edhe Mirditë, ku gjashtë vite më pari nisi udhë një iniciativë e tillë kulturore e artistike. Pikërisht sot në qytetin Rrëshen, stafi dejtues i Akademisë së Artit Kulturës, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”, në një takim festiv me këtë rast ka ftuar të jenë të pranishëm njerëz të letrave, bashkpunëtorë të revistës “Mirdita” si dhe qytetarë dhe dashamirës të shoqatës dhe revistës Mirdita.

Në fillim të takimit, z. Pjetër Marku, në cilësinë e kryetarit të Akademisë ka falenderuar pjesmarrësit në këtë takim, si dhe gjithë ata që i kanë dhënë mbështetje kësaj Shoqate dhe revistës “Mirdita”. Ai ka lexuar të plotë vendimin e gjykatës si edhe ka bërë të qarta kriteret ligjore të pranimit në këtë Akademi.

Një panoramë më të specifikuar mbi aktivitetin gjashtë vjeçar të Shoqërisë Kulturore Artistike dhe të vetë revistës “Mirdita” ka paraqitur z. Aleksandër Ndoja, sekretar i Akademisë së Artit, Skencës dhe Letrave, njëherit edhe Kryeredaktor i revistës “Mirdita”. Në përshëndetjen e tij ai tha:

-Sëpari, falenderim për të gjithë ju që ndatë pak kohë nga impenjimet tuja për të marrë pjesë në këtë ceremoni të thjeshtë që ka lidhje me zhvillimet kulturore. Siç është e njoftuar edhe në ftesë, ne menduam që një eveniment të rëndësishëm që ka të bëjë me Shoqatën tonë kulturore, ta ndajmë me një pjesë të faktorit intelektual të qytetit tonë. Takimi sot vjen pas një touri mjaft të suksesshëm që patëm dje në Kukës dhe Prizren, të ftuar në dy televizionet përkatëse në emision në studio në lidhje me zhvillimet e reja në shoqatën tonë dhe revistën “Mirdita”.

Pra pas një punë të gjatë dhe një beteje ligjore në Gjykatën e Faktit në Tiranë, u arrit që shoqata jonë të kalojë në një stad tjetër zhvillimor, disi më elitar.

Pra nga “Shoqëria Kulturore Artistike “Mirdita” gjykata vlerësoi kërkesën tonë dhe prej para pak ditësh do të quhet AKADEMIA E ARTIT, SHKENCËS DHE LETRAVE “MIRDITA”.

Natyrisht, kjo nuk erdhi rastësisht, erdhi falë një pune dhe angazhimi periodik gjashtë vjeçar ku spikasin dhjetra aktivitete kulturore, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dje ka dalë nga shtypi numri i rradhës i revistës “Mirdita”, pra numri i 23 –të nga dita e themelimit, por i pari si organ i  AKADEMIA E ARTIT, SHKENCËS DHE LETRAVE “MIRDITA”.

 Sot mund të themi se qëllimi për të cilin u nis, është tejkaluar. Pra ne gjashtë vite më parë vendosëm ta quanin Revista “Mirdita”, por shumë shpejt kjo i tejkaloi kufinjtë e Mirditës, duke u bërë urë e përbashkimit mes mirditasve kudo brenda hapësirës mbarë kombëtare, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Çamëri e kudo ku ka mirditas.

Në një përcjellje të shkurtër, Revista Mirdita ka përbashkuar  853 autorë   me  me 915 shkrime të botuara deri tani. Janë shkrime historike mbi rolin dhe luftën e mirditasve kundër pushtimit osman, sllav dhe regjimit komunist. Ato janë përcjellë nga historianë të cilët kanë hulumtuar në dokumente kroate, zvicerane, të Vatikanit etj.

Në faqet e kësaj reviste janë botuar mbi 140 studime, nga  3 akademike, 63 me tituj shkencorë,  prof,  dr, dr.shkencav edhe  master shkencore.

Pjesë e revistës janë mbi 26 poete që kanë publikuar poezitë e tyre, por nuk kanë munguar tregime,  portrete reportazhe, recensione veprimtari etj. Mbi 130 piktorë të shquar kombëtar dhe nderkombëtarë, kanë punimet e tyre në faqet e saj.

Revista ka dalë edhe me numra specialë, pra të dedikuar si psh: “Me mirditoret e lugut te Drinit”, “Me  mirditasit e  Velezhes, Enciklopedia kulturore me 66 personlitete kulturore te shquara te nivelit shumë të lartë kombëtarë  e ndërkombetarë.

Vlen të përmendim sposorët e revistës të cilët janë, Preng Filopati në numrin e parë, Marjana Brozi,  Nikolin Gjaci, Gjon Jaku, Simon VorfiDod Ndrecaj nje numer te perbashket me Dom Ben Zymin dhe nje numer tjeter i vetem, Ndue Çollaku Prizren dhe Hajdar Fejzullahu Prishtine, dr Mark Nufi Kukës, Sabri Mazhuni Gjilan Kllokot.

Revista   është  promovuar 22 here si në Gjermani, Zvicer, Prishtinë, Tetovë, Tiranë, Rrëshen, Klinë, Velezhë,  Kukës, ndërsa është paraqitur ne aktivitete kombëtare e ndërkombetare, në mbi 10  raste.

Revista ka shkuar   ne mbi 30 vende te ndryshme të botës, deri në Australinë  e Kanadanë e largët, disa shtete si në SHBA,   Itali, Greqi, Maqedoni,   Serbi, Kroaci, Slloveni,  Zvicer, Suedi,  Norvegji,  Belgjike, Kosovë,  ndërsa brenda vendit  pa   limit.

Revista “Mirdita”  ka dhënë çmimin e madh vjetor “YJET E ARBERIT”,   përkatësisht  për Fatmir Sulelmani, Tetovë, Gjon Jaku, Tiranë, Murat Ajvazi Zvicer, Nikoll Loka,Tiranë dhe Hajdar Fejzullahu, Prishtinë.

Janë dhënë çmime për studime, poezi e poema tregime, portete historike e letrare,  reportazhe etj. Aktivitet promovuese kanë qenë masive. Vlen të përmendim aktivitetet në Muzeun Historin Kombëtar ku çdo vit janë dhënë çmimet e revistës për mbështetësit dhe bashkpunëtorët, në prani të mbi 200 vetave, miq të Mirditës dhe bashkpunëtorë tanë të revistës. Aktivitete të ngjashme masive janë zhvilluar në Lezhë, Tetovë, Klinë, Velezhë, Prizren, Prishtinë etj.

Nga gjithë ky masivitet aktivitetesh është arritur kontakti me mirditas kudo në të gjithë hapësirën mbarëkombëtare, por edhe në shumë shtete të ndryshme deri edhe në kontinentet e largëta. Kjo ka qënë arsyeja pse u kërkua dhe u pranua themelimi i Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”, ka përfunduar kryeredaktori i revistës “Mirdita”.

Më tej është kaluar në biseda të lira, ndërkohë që Ndrec Dedaj kryetar i bashkisë Mirditë, tha se kjo shoqëri kulturore e cila tashmë është kthyer në Akademi, ka përmbledhur elitën intelektuale e kulturore brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe po promovon vlera të rëndësishme të kulturës mirditase. Z. Dedaj tha se nuk jam i kësaj fushe, por jam i sigurtë se në një të ardhme të afërt do të ketë një mbështetje maksimale që kjo shoqatë të kryejë funksionin e një Akademie të mirfilltë mirditase.

Gjon Dedaj një ndër promotorët e kësaj akademie, i cili prej dy vitesh ka hedhur idenë e ndryshimit të statusit nga Shoqëri Kulturore në Akademi e Shkencës, tha se kjo është një aspiratë e munguar deri tani dhe për këtë përgëzoj dy drejtuesit Pjetër Marku dhe Aleksandër Ndoja, për angazhimin e tyre periodik në arritjen për të cilin jemi mbledhur sot.

Përshëndetje dhe vlerësime për punën e Akademisë kanë dhënë profesori Preng Cub Lleshi, Gjon Jaku dhe shumë pjesmarrës të tjerë, të cilët kanë kalur një orë kulture me këtë rast.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment