Domgjoni i origjinës, priti me madhështi Homerin e shqiptarëve. At’ Gjergj Fishta në trojet e të parëve të Tij

Nga Pirusti News

Nga: Aleksandër NDOJA

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur njerëzit e shquar që i lindin kombit në kthesa vendimtare historike, bëjnë të pamundurën për t’i shërbyer misionit për të cilin vijnë në këtë univers. E sido që të ndodhë në rrjedhat e historisë, është thirrja e gjakut dhe misionit për të cilën ata erdhën, që një ditë të kthehen edhe më madhështorë e gjithëprezentë në hapësirën mbarëkombëtare.

A nuk ndodhi kështu me At’Gjergj Fishtën i cili për 50 vite me rradhë edhe se fjala i’u mbajt e izoluar, dhe se eshtrat e tij “udhëtojnë” oqeaneve, kumti i TIJ më i gjallë se kurrë endet nëpër qiejt shqiptarë, për tu ndaluar herë pas here aty, “në këmbët e malit të Munellës, mbi rrugë në anën e gurrës së lashtë, në Domgjon të Mirditës”.

Ndalet pikërisht në këtë vend për të cilin Gjergj Fishta (Paci) rrëfente se ndodheshin themelet e kullës së të parëve të tij, braktisur nga gjyshi i Gjergjit, Simoni i Ndoc Pacit, i shpërngulur nga Domgjoni dhe vendosur ne Fishtë, rreth viteve 1800, sëbashku me afërmin e tij, Llesh Pacin.

Është thirrja e gjakut i cili kurrë nuk mund të bëhet ujë, që të afërmit e tij, pasardhës së Atit të shquar, të vetëndërgjegjësuar mbi peshën e detyrimit ndaj emrit më krenar brenda gjakut, po bëjnë të pamundurën qe Fishta i munguar, të kthehet po aq fuqishëm në vendin e merituar, në vendin që aq me madhështi ja i’a la vehtes në vendin e të parëve, por dhe në panteonin e ndritur të historisë.

Janë të pamohueshme përpjekjet e jashtëzakonshme të njërit prej pinjollëve të fisit Paci, fis i padiskutueshëm i homerit shqiptar, Besnik Pacit të Domgjonit. Kësaj nisme sa historike e sociale në shërbim të vërtetës tashmë i janë bashkuar qindra apo mijëra, duke filluar nga të afërm të tjerë Noka e Paci, por dhe historianë, dëshmitarë okularë, pasardhës të dëshmitarëve bashkohës së Gjergj Fishtës, njerëz të kulturës dhe letrave, bashkëfshatarë domgjonas nga gjithë hapësirat shqiptare e deri në kontinente të tjera.

E ndërsa e diela e 9 qershorit 2019 ishte një provë e qartë vetëdijësimi, provë e faktit të madh se Fishta tashmë i është kthyer rrënjëve të të parëve. Se që t’i kthehet kombit që i përket, duhet sëpari të përcaktosh rrënjët.

Domgjoni i dhuron Atit të shquar shtatoren e tij dhe këngën lapidare. Ceremonia..!

Mbi 450 qytetarë i’u përgjigjën thirrjes së Besnik Pacit, që Gjergj Fishta (Paci) të përkujtohet me madhështi në sheshin e të parëve të tij, aty mbi rrugë, anës gurrës së lashtë të Domgjonit. Sheshi afër gurrës më shumë se kurrë dje kishte madhështinë e Gjergjit të Pacit. Kënga dhe vallet kishin pushtuar që herët malin e Munellës, ndërsa miq e të ftuar mbushnin sheshin e Pacit, pasi shumica e tyre kalonin nga gurra e lashtë me ujin e kulluar.

Besnik Paci në fjalën e tij para të pranishmëve, tha se Ju uroj mirseardhjen të gjithë ju që na nderuat me prezencen tuaj, ne këtē ditë të shenjtë, e njohur si Shën Barnaba, ose siç njihet në gjuhën tradicionale të domgjon, Shmarramej.

Kjo festë tradicionale festohet shekuj në Domgjon, aq sa eshtë historia e Kishes të Domgjonit mbi 1200 vjeçare., po aq festa janë festuar çdo vit në Domgjon, siç po e festojmë ne sot, së bashku me familjaret e gjakun e Fishtes, në trojet ku ka lindur gjyshi i fishtes, Simoni i Noc Pacit, rrazë malit të Munellës, pranë gurrës të lashtë të Domgjonit,, gurra e vetme e ktij lloji në shqipri , monumente kulture pa asnjë gurre paralele tjeter të ngjashme në ballkan.

Ai ka falenderuar për pjesmarrjen në eventin historiko-kulturor në nderim të të madhit Gjergj Fishta, kandidatit të parë Shqiptar për çmimin NOBEL, kryetar i Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, Homerit të Ballkanit.Besnik Paci ka falennderuar profesor Përparim Kabo, Dr. Pavlin Zefi, Dr. Mark Palnikaj, Dr. Tonin Çobani, Agim Doçi (Mjeshter i Madh), Poeti Ndrec Mustafa, studiuesi Gjet Ndoj, biznesmeni Tonin Alia (Mjeshtër i Madh), Dod Luli iniciuese dhe sponsporizuese i obeliskut të Qeveris së Kimzës së Mirditës, Ansamblin “Mirdita”, (Mjeshtër i Madh) pjesmarrës të shumtë nga nga Kosova, Vlora, Tirana, Lezha, Puka, Dibra, e vise të tjera shqiptare, por edhe të afërm dhe pasardhës dhe familjarë të Gjergj Fishtës, si dhe te ftuar te shumte dhe banore te Domgjonit të Mirditës. 

Besnik Paci në fjalën e tij para të pranishmëve tha se Zëri i Fishtës, poeti i madh Agim Doçi, konfirmon:- unë jam mirditas e mbi 80% e mirditorve, janë poetë në gen, di permendësh 18.734 vargje te Fishtes dhe gjithe “Lahutën e Malcis”  me 15.613 vargje.

Besnik Paci evidentoi faktin se në Domgjon sot kanë mbërritur shumë të afërm dhe pasardhës të At’Gjergj Fishtës që njohin dhe pranojnë origjinë e tyre domgjonase. Të pranishmit kanë duartrokitur praninë në Domgjon të bashkorigjinës domgjonase si Gjergj Ndoka, Mark Ndoka, Tonin Ndoka, Ndue Ndoka, Ardian Ndoka, Fabian Ndoka, Ded Ndoka, Erido Ndoka, Eugen Ndoka, Ndue Simoni, Gjergj Simoni, Gjon Zefi, Florian Zefi, Armando Zefi, Lon Agustini, Besnik Preçi e Ortensio Preçi.

Shumë prej studiuesve si Përparim Kabo, Dr. Pavlin Zefi, Dr. Mark Palnikaj, Dr. Tonin Çobani, Agim Doçi (Mjeshter i Madh), Poeti Ndrec Mustafa, themeluesi i disa museve dhe drejtues i Muzeut Historik Të Mirditës z. Mark Paci etj, kanë përshëndetur këtë evenimet historic e kulturor në Domgjon.

Festës i dhanë kolorit të fortë zërat e këngëtarëve të shquar si Mrikë Trumshi, Gjin Dona, Fran Preçi, Ndoc Lekgega, Pjetër Matusha e shumë të tjerë. Ndërsa në fund u bë dhe prezantimi i këngës kushtuar At’Gjergj Fishtë, videoklipi i të cilës do të përfundojë sëshpejti.

Me shume mbi orogjinen e At’ Gjergj Fishtes:

VATIKANI konfirmon mbiemrin PACI, të ATË GJERGJ FISHTES (PACI) mbiemër që i perket origjinës të tij, Domgjoni i Mirdites, familja Paci.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment