35 vjetë në skenë, artdashës të shumtë vlerësojnë kontributin në koreografi të z. Fran Gjergji. Një koncert recital me këtë rast

Nga Pirusti News
1 676 Shikime

Nga: Aleksandër Ndoja.

Ansambli “Mirdita” (Mjeshtër i Madh) ndër vite ka pasur në përbërje të tij edhe grupin e valltarëve. Janë të shumta aktivitet, historitë e suksesit por edhe çmimet e shumta të nderit në këtë gjini të rëndësishme të artit dhe kulturës. E padyshim koreografia mirditase ka protagonistët e saj të cilët e themeluan dhe e zhvilluan për tej, madje e mbajnë gjallë duke e transmetuar në brezat e tanishëm.

Njëri prej tyre është koreografi pasionant Fran Gjergji i cili 35 vite më parë u ngjit sëpari në skenën e pallatit të kulturës, për të vijuar me përkushtim në qindra aktivitete brenda dhe jashtë Shqipërisë. Madje ai mbetet një ndër koreografët e përkushtuar në përcjelljen e traditës drejt brezave më të rinj, teksa prej vitesh është në rolin edukatorit pranë QKF Rrëshen, dhe prej vitesh ka nxjerrë grupe mjaft cilësorë valltarësh.

Pikërisht kur sapo ka mbushur plot 35 vite në skenë si koreograf dhe instruktor i koregrafisë, salla e pallatit të Kulturës në Rrëshen është tejmbushuur me artdashës dhe miq të koreografit Fran Gjergji, i cili ka organizuar një koncert recital me numrat më të zgjedhur nga arti i tij koregrafik. Në këtë koncert recital kanë qenë të ftuar edhe këngëtarë të mirnjohur si Mark & Tone Gjoka, Gjin Dona, Nikoll Dedaj, Ronaldo Mesuli, Viola Taçi, Prena Beleshi, Fran Preçi, Anton Pulaj etj.

Në fillim prezantuesja Ardita Beqiri, nga Rubiku ka paraqitur një prezantim të shkurtër të aktivitetit kulturor e koreografik të Fran Gjergjit, ku theksohet se ai e ka nisur karrierën e tij në vitin 1984 ku edhe u specializua si koreograf në Tiranë. Prej atij viti ai ka vënë në skenë mbi 100 valle. Po ashtu mbi 100 valltarë në mënyrë sistematike janë janë pjesë e produktit të tij, përmes valles mirditase e më tej, asaj shqipe.

Nëse kthehemi në histori, Fran Gjergji ka qenë solist në Ansamblin “Mirdita” në koncertet jashtë vendit, në disa shtete si Itali, Zvicer, Bullgari, Maqedoni, Kosovë etj, duke dhënë një kontribut të spikatur në përcjelljen e vlerave kulturore të krahinës së Mirditës. Ka marrë pjesë në shumë festivale artistike dhe folklorike në Shqipëri dhe në treva të tjera mbarëkombëtare, ndërsa në Austri ka shfaqur talent të spikatur si solist dhe koreograf, ndërsa punon pa u lodhur me mjaft përkushtim me grupet zinxhir të moshave për trainimin e tyre në artin e koregrafisë, dhe për të mbajtur gjallë traditë, si instruktor i jashtëm, pranë QKF-Mirditë.

Më tej artdashësit e shumtë kanë ndjekur disa numra koreografikë rradhazi të artistëve të rinj, të përgatitur nga koregrafi Fran Gjergji.

Aktivitetit i ka dhënë kolorit këngëtari i ri, mjaft premtues me një zë karakteristik Ronaldo Mesuli si dhe këngëtari tjetër i preferuar nga rinia, Anton Pulaj.

Në skenë është ftuar vetë protagonist i mbrëmjes koncertale z. Fran Gjergji i cili ka falenderuar fillimisht sponsorët e këtij aktiviteti, restorant “Arbri” me president z. Petrit Prendi dhe WesternUnion në Rubik. Duke folur mbi historikun e kërcimit në Mirditë ai ka veçuar bashkëpunimin e hershëm me Margarita Nikollin, Dava Gjinin, Jolanda Macaj, Age Deda, Etleva Kërtulla, Roza Gjeѯi nga Rubiku, Liza Ndreca, Luigj Buraku, Dod Prendi, i ndjeri Leonard Fetahu, Agustin Kola dhe Petrit Ukaj. Këto ishin të parët me të cilët kam nisur kërcimin në valet e Mirditës. Më pas bashkëpunova me këta që duken ne fotografi si Roza Gjeçi, Gjon Karagjozi, Gjergj Lleshi, Ludovik Ceka, Sandër Leka, Martin Paçuku nga Rrësheni, Drita Kaçorri, Afërdita Lusha, e me rradhë.

Një bashkëpunim mjaft të thellë kam pasur Sandër Laskën të cilin e përshëndes. Z. Fran Gjergji ka përmedur edhe drejtuesit me të cilët ka punuar duke nisur nga Bardhok Sulejmani, Ndrec Doda, Paulin Tushën, Lin Locin, Tom Lleshin Pjetër Markun dhe Gjergj Markun. Ai ka veçuar bashkëpunimin me maestro Kol Picakun. Në fund ai ka përshendetur këngëtarët e ftuar në koncertin recial.

Më tej është vijuar me numra koreografikë të realizuar nga koreografi Fran Gjergji, ndërsa herë pashere edhe këngëtarët e ftuar si Mark & Tone Gjoka, Gjin Dona, Nikoll Dedaj, Ronaldo Mesuli, Viola Taçi, Prena Beleshi, Fran Preçi, Anton Pulaj kanë ndezuar atmosferën në Pallatin e Kulturës. Ndërsa Akademia e Kulturës, Shkencës dhe Letrave i ka akorduar çertifikatën e mirënjohjes me motivacionin:

 “Për kontribut të çmuar 35 vjeçar si koreograf, për ruajtjen dhe përcjelljen e traditës tek brezat pasuses, të artit të koreografisë”.

Të pranishmit kanë vlerësuar evoluimin dhe angazhmin artistik të koreografit Fran Gjergji duke i uruar suksesë në vijim.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan