Bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, 50 gra nga Mirdita dhe Ulqini, tranime dhe mundësi për tregun e punës

Nga Pirusti News
1 405 Shikime

Prej disa muajsh në Rrëshen vërehet një angazhim mjaft i spikatur i një grupi të grave të cilat janë përfshirë në një projekt i cili ka si qëllim angazhimin e tyre në sipërmarrje në dukje të thjeshta, por që nënkupton vetëpunësimin apo krijimin e mundësive të reja punësimi për gratë e papuna dhe në inaktivitet.

Nga një vështrim i thjeshtë vëren se projekti është i finacuar nga Bashkimi Europian pas miratimit të ligjit nga Parlamenti Shqiptar ku u ratifikua marrveshja e financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri. Një marrëveshje e tillë u ratifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në muajin tetor të vitit të kaluar, ndërkohë nisi nga puna për zbatimin e projektit përkatës kuadër, të kësaj marrëveshje.

Në infot përkatëse mëson se Programi i bashkëpunimit Mali i Zi-Shqipëri ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të dy zonave ndërkufitare, ku projektet do të ndërlidhen me tri shtylla kryesore: nxitja e turizmit, trashëgimia kulturore dhe natyrore; mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes së lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut, si dhe nxitja e punësimit dhe lëvizja gjeografike e punonjësve, përfshirja sociale dhe kulturore përtej kufirit.

Po cili është organizimi dhe puna e deritashme në kuadër të projektit IPA II, Mali i Zi – Shqipëri?

Borana Pepa kordinatore e Bashkisë Mirditë në këtë projekt, thotë se për realizimin e tij janë përfshirë katër aktorë kryesorë të cilat janë: Bashkia Mirditë, Komuna e Ulqinit në Malin e Zi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) dhe një organizatë e mirënjohur në Ulqin  për bashkëpunimin ndërkufitar,  e njohur nën emërtimin   MogUl-Ulqin.

Në këtë projekt trainues janë përfshirë 50 gra, 25 nga Mirdita dhe 25 nga Ulqini. Puna ka nisur intensivisht ndërsa tashmë jemi në pritje të rezultateve. Fillimisht u punua në dy drejtime, thotë Pepa. Në fillim i’u kushtua vëmendje e madhe sesionit informues mbi qëllimin e këtij programi. Më pas u vijua me kurse të përshpejtuara në kompiuter përmes 12 seancave, por dhe mundësinë e zhvillimit të aftësive në mundësi të ndryshme. Siç dihet është punuar në shtresat më vunerabël të grave, për t’i bërë ato të lëvizin që të shikojnë mundësitë që kanë pranë vehtes, por edhe për të stimuluar aftësitë e tyre në prodhimin e produkteve artizanale, duke ju garantuar mundësitë për treg.

Për këtë qëllim janë organizuar vizita të ndërsjellta në grup, në Ulqin dhe Përmet, Këlcyrë e Gjirokastër, në disa sipërmarrjeve të grave të cilat janë përfshirë më herët në këtë projekt. Vetë gratë e grupit tonë kanë parë me sytë e tyre se si në Ulqin dhe Pogradec vetë grate, mbështetur nga programi bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, kanë mundur të krijojnë mundësi vetëpunësimi, por edhe punësim për gra të tjera. P.sh. në Ulqin kemi parë minifabrika të përpunimit të frutave, të mjaltit dhe produkteve të tjera sipas standarteve të BE-së, standart i cili ka mundësuar treg të sigurtë në vendet e BE-së. Fermat të mbarështrimit të gomaricave, një kafshë në zhdukje. Kjo tashme ka marrë hov edhe në Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër dhe vende të tjera, por që të ketë siguri është synuar deri tani trainimi i vetë protagonisteve. Janë raste të shumta se si sipërmarrëse gra kanë ngritur bisnesin e tyre, mbështetur nga fondet e BE-së.

Një proces i tillë trainimi dhe angazhimi ka shtuar mundësitë dhe përpjekje të vetë grave të cilat janë identifikuar si shumë të zonja në prodhimin e ushqimeve të ndryshme specifike, prodhimin e veshjeve popullore dhe punime të ndryshme artistike.

Finalizimi i pjesës së parë të këtij projekti do të realizohet me dy panaiere të mëdha në Ulqin dhe Rrëshen, ku në Ulqin do të realizohet brenda muajit gusht, ndërsa në Rrëshen pak më vonë, në vjeshtë, kur edhe është faza e vjeljes se prodhimeve tradicionale. Në fund Borana Pepa falenderon të gjithë aktorët bashkpunues në këtë proces.

Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan