TV-Kukësi prezanton Akademinë e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” në një emision të zgjeruar.

Nga Pirusti News

Kalimi në një stad tjetër më të lartë i profilit të SHKA-Mirdita, Akademia e Artit, Shkences dhe Letrave “Mirdita, por dhe dalja e numrit të rradhës së revistës “Mirdita”, nr.23 i vijimsisë, i pari si numër i AASHL “Mirdita” ka ngjallur një interes të shtuar tek bashkëpunëtorët, mbështetësit e kësaj nisme, dashamirësit, por dhe një opinion më i gjerë.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e AASHL “Mirdita” ndërmorën një tour prezantimi në disa televizione dhe radio brenda dhe jashtë kufinjve administrative të vendit. Në prezantimin e rradhës AASHL “Mirdita” u ndal në qytetin e Kukësit ku ka një numër të konsiderueshëm bashkpunëtorësh dhe emra të shquar të kulturës tonë kombëtare, të cilët vijnë nga kjo trevë.

Për afro 20 minuta drejtuesit e  AASHL “Mirdita” Pjetër Marku, Aleksandër Ndoja dhe Nikollë Loka ishin në studio e TV-Kuksësi me president z. Lutfi Meçka dhe drejtor z. Baudin Murati. Në emision pjesmarrës ishte edhe gazetari i Radio – Kukësit z. Sulejman Dida, si dhe një prej banorëve të Kukësit i cili ka shërbyer si drejtues i arsimit dhe mësues në zonën e Fanit, z. Hakik Visha.

Paneli u drejtua me mjaft kompetencë nga Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kukësit, poetja Vera Istrefaj.

Ju ftoj ta ndiqni:

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment