Poetja Vera Istrefaj, vargje kushtuar At’Gjergjit. Profili artistik i kryetares se LSHA-Kukës

Nga Pirusti News

Vera Istrefaj është një prej bashkëpunëtoreve të hershme të revistës “Mirdita”. Në morinë jo të pakët të intelektualëve kuksianë të fushës së letrave dhe kulturës, Vera Istrefaj spikat me krijimtarinë e saj, kryesisht në vargje poetike, por dhe në zhanre të tjera të publicikës, si autore tregimesh e skicash.

Që në vegjëli ka botuar vjersha dhe skica në shtypin e kohës, ndërsa në në vitin 1991 është paraqitur në një “Almanak” të krijuesve me 76 poezi dhe një skicë. Prej asaj kohe ka botuar herë pas here brenda dhe jashtë Shqipërisë në shumë media të shkruara. Znj. Istrefaj Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse letrare, ku edhe është nderuar me çmime të shumta.

Është autore e disa librave dhe konkretisht  “Shiu i fundit“, “Nënqeshja e ëmbël“, “Në akuj digjem“, “U jepem udhëve” , “Qielli i shpirtit tim”, “Vese shpirti” dhe “ Lirikat e Pikëllimës

Në profesion është juriste, por spikat si aktiviste e shoqërisë civile, avokate e të drejtave të njeriut me nje experiencë 20- vjeçare por dhe koordinatore e rrjetit “Barazi ne vendimmarje” per Qarkun Kukës.

Në vitin 2009 është nderuar me “Mirënjohje për kontributin e dhënë në komunitet” dhe është përzgjedhur një ndër 10 personat më aktivë në rang kombëtar.

Falë angazhimeve të saj në fushën e letrave znj. Vera Istrefaj është zgjedhur kryetare e “Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve te Shqipërise” –Dega Kukës

Vera Istrefaj është lindur në Kukës më 1 nëntor 1975. Është e martuar dhe është nënë e dy djemve. Punon e jeton në Kukës.

Ktë rradhë për pirustinews.com, poetja Vera Istrefaj vjen me një poezi kushtuar gjeniut të letrave shqipe, At’ Gjergj Fishta:

 

Fjala e Fishtës
Fjalë e Fishtës në shpirt si heshtë
e vërtetë dhe sot ka mbetë
“Se shqiptaret kane ba be
mend me shit e mos me ble”
 
Ah o At çfarë konstatimi
thikë e mendjes zemrën mbërriti!
 
Hundëpërjetë shqiparët mes vetes
e bëjnë zero vlerën e jetës
 
Koha ikën vijnë zhvillime
jeta jonë ndër lëngime
në plagëzemër më mbërrin
fjala jote vetëtimë
 
Fjala jote peshë të vërtete
s’e fundosen stuhi e dete
 
Në çdo falje, në cdo nderim
fjala jote thek’ mendim
e ma shkund mendjen përgjumur
se kush shet është veç i humbur.
 
Udhëtoj në histori
Shoh ku ishim, ku jemi tani
 
Po ma shtrydh truri mendimin
ç’shiti shqiptari që humbi drejtimin
Ah, o At sa mirë e the
“Se shqiptaret kane ba be
mend me shit e mos me ble”

 

Vera Istrefaj, korrik 2019

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment