Skënderbeu në historiografinë zvicerane” me autor Mr.sc Murat Ajvazi, në optikën e televizionit të mirënjohur në diasporë, Syri Blue Switzerland

Nga Pirusti News
2 062 Shikime

Viti që kaloi, pra viti 2018 nga qeveria shqiptare u shpall si viti i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo sepse ky vit koincidonte me 550 vjetorin e kalimit në amshim të kryeheroit të kombit, kudo në hapësirën mbarë kombëtare.

Një rast i tillë shërbeu si një indicie e fortë që faktori shkencor, kulturorë, historik e patriotik të kthehej në gurrë të pashtershme frymëzimi për vepra të shumta kulturore dhe artistike. Në këtë aspekt shqiptarët anë e mbanë botës u njohën me ceremoni të ndryshme përkujtimore, konferenca shkencore dhe evente të ndryshme jo vetëm në hapësirën mbarëkombëtare, por edhe në shumë vende të botës ku ka organizime shqiptarësh.

Natyrisht janë të shumtë ata që u frymëzuan për të derdhur vargje për poezi e këngë, ndërkohë nuk munguan shkrime historike në shtypin e shkruar dhe atë online, por u shkruan edhe libra të shumtë. Kjo i dha një dimension të veçantë vitit të Skënderbeut, por edhe vetë figurës emblematike të heroi tonë kombëtar.

Natyrisht fundi i vitit do të vinte, ndaj shumë nga këto aktivitete u arkivuan për të mbetur në fondin përkatës të një viti historik, kushtuar një figure të pakonkurueshme që ka nxjerrë kombi ynë.

E ndërsa shumë prej prodhimeve të krijuesve shqiptarë janë drejt arkivimit, një produkt i konsideruar si më i veçanti nga analistë të shumtë, vijon të jetë prezentë e madje shumë i kërkuar nga lexuesi, por edhe televizione apo mediume të ndryshme.

Bëhet fjalë për botimin “Skënderbeu në historiografinë zvicerane” me autor Mr.sc Murat Ajvazi. Natyrisht autori nuk ka pretenduar të prodhojë nga vetëdijësimi apo përceptimi i tij, siç ka ndodhur me shumë botime për Gjergj Kastriot-Skenderbeun, por me një punë këmbëngulëse në arkivat zvicerane ku punon e jeton, ka sjellë një “Skënderbe” të vërtetë, pa folklorizma dhe sofizma të kuptueshme të shumë prej autorëve shqiptarë.

Murat Ajvazi ka mundur t’i sjellë lexuesit shqiptar perceptimin e një shkrimtari shumë me famë të viteve 1800 në Zvicër si Jean Charles Leonard Simonde de Sismondi, por  dhe Ernst Münch.

Këta historian të mirënjohur zviceranë, pra Jean Charles Leonard Simonde de Sismondi dhe Ernst Münch, përcjellin para lexuesit shqiptar një Gjergj Katriot-Skendërbe, pak më ndryshe, por më të vërtetë, më madhështor dhe heroik nga sa e kemi ditur. Në faqet e këtij libri ku është përkthyer historia e Gjergj Katriot-Skendërbeut, rrëfyer nga historianët zviceranë të viteve 1800, Gjergj Katriot-Skendërbeu paraqitet si një diplomat i vërtetë, një takticien në luftë, një atdhetar i flaktë, por edhe mik e bashkpunëtor me drejtuesit e kombëve të tjera të cilët ishin në një barikadë kundër murtajës osmane.

Kjo e ka bërë mjaft tërheqës këtë libër i cili po promovohet ende dhe kësaj dite në shumë qytete europiane, pas promovimeve të sukseshme në Prishtinë e Tiranë.

Ndërsa një ndër televizionet e njohura dhe mjaft të ndjekur në diasporë, RTV Syri Blue Switzerland me Address: Bielstrasse 80, 4500 Solothurn, i ka kushtuar një emision të veçantë librit në fjalë dhe autorit Murat Ajvazi, emision të cilin ju ftojmë ta ndiqni.

Përgatiti: A. NDOJA

 

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan