Ne XHUXHË të Fanit, diçka me vlera historike trashegimore po vjen!…

Nga Pirusti News
2 437 Shikime

Gjetjet në Xhuxhë, në mes realitetit dhe enigmës!…

Nga: Gjergj MARKU

Para dy ditëve më erdhi një foto nga miku im, infermieri legjendë, Frrok Bardhi, bir i fshatit Xhuxhë, pikërisht nga fshati i tij ku ishte gjetur një rrasë e çmuar me plot informacion shkëmbor mbi të. Piktograme apo ideograme, një dilemë që natyrisht një amator nuk mund t’i japë përgjigje, por ama si njeri i kulturës ne institucionin e bashkise Mirdite dhe i medias, më duhej ta përcillja për tek “mendjet e duhura”. Ndaj biseda e parë ishte me prof. Shpend Bengu, drejtoreshën Rajonale të Kulturës në Shkodër, Majlindën dhe miq të mij studiues Nduen dhe Bardhokun në Mirditë. Më pastaj ia therëm rrugës për Fan, me Altinin dhe Kolinin si dhe miqtë e mij gazetarë për ta parë atë nga afër.
Më ka mahnitur mënyra sesi është shkruajtur mbi të, por vështirë ta dëshifroja, ndaj është i nevojshëm specialisti i fushës. Hamendjet e mija shkonin tek ato që theksojnë studiuesit për prehistorinë.

Mos janë piktograme si ato të Rubikut?!

E atëhere i referohesh profesor Dh. Shuteriqi, i cili pasi bën përshkrimin e pikturës, të shoqëruar me dy foto dhe një skicë, arrin në përfundimin se kemi të bëjmë me dy simbole: kryqin, domethënë feja, dhe harkun domethënë lufta, të cilat flasin për luftën fetare që bëhej midis kishave të Perëndimit e të Lindjes. Por ama para disa viteve shtimi në mënyrë të ndjeshme i pikturave shkëmbore të zbuluara në Shqipëri e bëri të nevojshme rishikimin e pikturës shkëmbore të Rubikut të publikuar tre dekada më parë, ndaj në pranverë të vitit 2007 u bë një dokumentacion i ri, vëzhgime të hollësishme, si edhe një sërë krahasimesh me pikturat e tjera të artit shkëmbor, të cilat çuan në një interpretim, në një datim të ri.

Figurat e pikturës së Rubikut janë bërë me vija të trasha 2-3 cm jo shumë uniforme, ku është përdorur bojë e bardhë. Më mirë jane ruajtur 3 figura, kurse figurat e tjera janë të dëmtuara e mund të plotësohen mbi bazën e gjurmëve që kanë mbetur në faqen e shkëmbit. Figurat antropomorfe të shoqëruara me pika, si dhe figura në formë rrethi me shumë të ndara e pikë në mes, e vënë në lidhje të drejtë pikturën e Rubikut me atë të Lepenicës, kurse rrathët dhe kryqi, si simbole të kultit të diellit, janë të njëjta me pikturën e Bovillës dhe me inçizimet e Reçit e të Xibrit. Me këta tregues piktura e Rubikut është një krijim i epokës prehistorike.
Ka një tezë të avancuar nga dr Shpend Bengu, duke sjellë metodat bashkëkohore në ndërtimin e gramatikës së imazheve piktografikë të Artit Prehistorik.

Koha e realizimit të piktogrameve dhe petroglifeve në Guvën e Rubikut mund të jetë në etapa të ndryshme, që i përket periudhës së kalimit nga Prehistoria në Histori, 3500 vjet p.e.r., e cila përkon me dy shpikjet më të mëdha në Historinë e Njerëzimit: shpikjen e Metalurgjisë dhe shpikjen e Shkrimit në fazën e tij pre-verbal, i cili i dha mundësine njeriut për të komunikuar me njerëzit e tjerë duke kaluar kufizimet e kohës dhe të hapësirës.

Mirëpo, pikturat këtu në rrasën ë Xhuxhës, janë me vija të thelluara, por jo me bojë të bardhë a ngjyrë tjetër si gjetkë. Që do të thotë, mos janë më të hershme se të Rubikt a tjetër!…

“…Shkëmbinjtë e zgjedhur për realizimin e pikturave shkëmbore, thotë professor dr.Myzafer Kërkuti, gjenden në afërsi të vendbanimeve, në një distancë që mund të shkohet në rastet ceremoniale! Pra çfare ka ndodh në këtë “amfiteatër gjigand natyror” të Fanit, me një shtrirje tejet të madhe. Çdo të thotë kjo në lidhje me disa toponimi si “Rrethi i Qytezës, Shpella e Batos apo gurra e lashtë e Domgjonit dhe Gradishta atje poshtë etj etj! Që kanë qendra të banuara hershëm kjo nuk ka pikë dyshimi, studiuesit e kanë thënë fjalën e tyre. Por ama gjetja e këtyre imazheve shkëmbore, na shtyn shumë e shumë më tej në kohë!

Këto cilësi të zgjedhjes së vendit, të pozicionit të shkëmbit e të vetë faqes apo strehës ku njeriu prehistorik ka realizuar veprën e artit, nuk janë të rastësishme, po rezultat i një njohje të plotë të thellë të mjedisit që e rrethonte. Duke zgjedhur ato shkëmbinj që veçoheshin nga të tjerët për madhështinë natyrore, ai ka ditur të krijojë një raport me madhështinë e forcën e tyre. Aty ato janë bërë si faqet e librit, biblioteka tempuj e hapur, ku në mënyrë të sintetizuar e tё abstraguar, njeriu prehistorik arriti të fiksojë e të përjetësojë në faqet e shkëmbinjve konceptet mistiko-religjioze, të flasë me gjuhën e artit monumental me piktograme e ideograme).
Në përmbajtje, në motivet e mjetet shprehëse, në ideogramet, veprat e artit shkëmbor të epokës së holocenit janë të njëjta ose mjaft të përafërta. Kështu, rrethi me katër a më shumë rreze është ideogrami kryesor që i bashkon, ai është i pranishëm në Rubik, në Reç, në Xibër, në Bovillë. I tillë është edhe motivi i kryqit, i realizuar në përmasa të ndryshme në Reç, në Xibër e nё Rubik.
Figura antropomorfe qё zë një vend qendror në pikturën e Lepenicës, është kryesore edhe në pikturat e Rubikut dhe pjesërisht në mënyrë të zbehtë në incizimin e Reçit. Përdorimi i pikave në plotësim të figurave është piktogrami që e ndeshim në Lepenicë e Rubik.

Figurat e shrregullta gjeometrike janë piktograme që vёnë në lidhje të drejtpërdrejtë Lepenicën me Rubikun dhe me Reçin. Shenja të këtij piktogrami ka edhe në Reç. Ideograme të veçanta ka piktura e Vlashnjes, me motivin e spirales apo të spirales dyfishe.

Prezenca e figurave zoomorfe është në paraqitjen e drerit në Vlashnje dhe në Tren.
Në realizimin e veprave të artit shkëmbor janë përdorur dy teknika, ajo e pikturimit me bojë të kuqe (Lepenicë-Vlashnje) e bojë të bardhë (Rubik, Bovillë, Tren) dhe teknika e incizimit e përdorur në Reç e Xibër.

Midis shtatë realizimeve të artit shkëmbor ka edhe veçanti që shprehen në konceptimin e përmbajtjes dhe në cilësinë e realizimit. Kështu, piktura e Lepenicës veçohet për karakterin kompleks e monumental të saj dhe për mjeshtëri në realizim. Edhe piktura e Rubikut, me pak motive, ka një përmbajtje të thellë. Vizatimi i Reçit jo vetëm për nga numri i madh i motiveve por edhe nga zgjidhja kompoziocionale vendosja e figurave në grupe ka tё veçantat e veta. Piktura e Vlashnjes ka të veçantë uniformitetin e simbolit të spirales të bërë në përmasa monumentale e cilësore, që nuk i ndeshim as në një nga pikturat e tjera.
Piktura e Trenit veçohet nga të gjashtë pikturat e tjera
, sepse është një kompozim, një skenë e plotë gjuetie me figura reale, kalorësit me qentë, që ndjekim drerin. Si e tillë ajo përfaqëson fazën më të zhvilluar të artit prehistorik të realizuar brenda kritereve që kërkonte bërja e një vepre të artit shkëmbor.

Për të kuptuar e interpretuar më mirë dhe për të datuar artin shkëmbor të vendit tonë, na vijnë në ndihmë elementet e përbashkëta që vihen re, të pranishme edhe në artin shkëmbor të vendeve të tjera. Gjeografikisht më afër është piktura e Lipcit, po jo vetëm kaq. Afëritë pёrkojnё në zgjedhjen e vendit (shkëmbit) për pikturim, në paraqitjen e figurave në siluetë (dreri), në praninë e figurave gjeometrike etj., si dhe në realizimin me të njëjtën bojë të bardhë.

Më në veri, në Bosnjёn Perëndimore është piktura e Zlijebit, gjithashtu e konceptuar e realizuar me të njëjtët parametra. Eshtë bërë në faqen e një shkëmbi ku shkohet me vështirësi e që ka në përmbajtje figura të njëjta antropomorfe si Lepenica, të kombinuara me ideograme dhe të bëra me bojë të bardhë. Në territorin tjetër të Ballkanit (për aq sa e njohim) figurat antropomorfe të Lepenicës e Rubikut kanë analogji vetëm me figurat antropomorfe të Tsoga-rit në Maqedoninë greke.
Me vlerë të veçantë janë padyshim ngjashmëritë me artin shkëmbor të Valcamonica në Italinë e Veriut, ku gjatë epokës së neolitit, eneolitit, bronzit e hekurit, lindi, u zhvillua e lulëzoi një art shkëmbor i përfaqësuar nga dhjetёra e mijëra motive e figura të thjeshta e të kompozuara, me skena nga më të ndryshmet. Dhe në këtë shumësi ideogramesh e piktogramesh të artit të Valcamonica gjejnë simotrat e tyre motivet e figurat e artit tonë shkëmbor si figurat antropomorfe
, figurat gjeometrike me shumë ndarje, përdorimi i simbolit të pikës, kryqi me krahë të barabartë, rrethi me shumë rreze, motivi i spirales dhe figura zoomorfe, si dreri dhe kali. Tërësia e këtyre ngjashmërive është shprehje e koncepteve mistiko-religjioze të përbashkëta, dëshmi e stadit të njëjtë të zhvillimit shoqëror.
Piktura e Lepenicës, e Rubikut, e Bovillës, e Trenit, e Vlashnjes, incizimi i Reçit e i Xibrit, si edhe piktura e Lipcit dhe ajo e Zhlijebit karakterizohen nga një tog elementesh të përbashkëta, janë vepra të artit shkëmbor të bëra në kufirin kohor nga mijëvjeçari i katërt në mijëvjeçarin e parë p.e.re. Në vështrimin gjeografik të kohës antike, ato i takojnë territorit të Ilirisë së Jugut….” 

Këto i thekson prof.dr. Myzafer Kërkuti në studimet e tij për imazhet shkëmbore. Dhe vazhdon më tej: Arti prehistorik, në të gjithë format e tij që ka mundur të mbёrrijë deri në ditët tona është pjesё e memories sё popujve, e banorëve prehistorikё, është pjesë e evolucionit të shoqërisë njerëzore. Ai ashtu su edhe “muzika prehistorike (tingujt e harmonizuar) e ekzekutuar në fillim me gurë e pllaka guri, me guacka, me brirë, kocka a drurë të përpunuar, kanë qenë faktorë transfromues të shoqërisë. Arti dhe “muzika prehistorike” bëjnë pjesë në rrënjët e qytetërimit, janë kapital intelektual i njerëzimit. Arti nuk fillon në epokën klasike po shumë më herët. Në Afrikë e Australi arti shkëmbor i ka fillimet 50000-40000 vjet më parë, në Europë (Francë, Spanjë) ai fillon rreth 30000 vjet më parë me kulturën Aringacien e Magdalenien, kurse në Itali fillimet e kёtij arti i takojnë periudhës 12000-10000 vjet më parë me artin shkëmbor në Valcamonika (Italia e Veriut). Në Shqipëri, sot për sot, veprën më të hershme të artit shkëmbor kemi pikturën e Lepenicës, që i takon epokës së neolitit të vonë dhe eneolitit (afërsisht 3500-2500 p.e.re). Ndërkohë që prof.Shpend bengu, artin shkëmbor në Rubik e daton para 3500 viteve.

Atëhere, për Xhuxhën, sa të përbashkëta ka në mes gjithë këtyre detajeve?!
Nuk mund të them asgjë, si person
jastë fushës por me epjen e fortë për ta dashur fort historinë e të parëve, qoftë dhe të parët prehistorikë, uroj të jetë një gjetje historike për Mirditën dhe Trashëgiminë Kulturore Kombëtare…

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan