Shitje OKAZION … Bujtina Preçi në Katundin e Vjetër në Rubik në start..

Nga Pirusti News
1 420 Shikime

Nëse vëren tabelën në rrugën hyrëse të fshatit Katund i Vjetër, spikat njëra prej tyre që lajmëron edhe Bujtinën “Preçi”. Por nëse vijon pikërisht aty ku është dhenë leja për ndërtimin e saj, vëren një tabelë tjetër që lajmëron shitjen e saj.

Gjovalin Preçi, pronar i tokës ku është dhënë leja për ndërtimin e Bujtinës thotë se kam vendosur ta nxjerr në shitje. Janë disa plane të mija dhe fëmijëve për të lëvizur nga ky vend, ndonëse është vend i rrallë dhe mjaft i kërkuar në veri.

Janë rreth 5 dynymë tokë bujqësore mjaft pjellore që kufizohen me rrugën kryesore të fshatit. Janë edhe 170 metra2 ndërtim banese dhe truall në në shpatin e malit të gjelbëruar dispozicion, ku mund të ndërtohet bujtina. E gjithë prona është me çertifikatë pronësie dhe pa asnjë mundësi konflikti, përfundon Gjovalin Preçi.

Gjovalini thotë se çmimi është i diskutueshëm dhe mjaft i favorshëm për të interesuarit të cilët mund të komunikojnë në, nr: 00355 68 43 76 489

Po çfar e bën interesant një bisnes të tillë, në fshatin Katund i vjetër..!?

Rruga nga Rubiku e cila merr në të djathtë sapo kalon Kishën Historike të “Shëlbuemit” ajo e fshatit Katund i Vjetër, është ndër rrugët më të frekuentuara nga automjetet dhe vizitorët, pothuaj në gjithë Shqipërinë e Epërme. E nëse ka fshatra të braktisuar apo gjysëm të braktisur që rrallë vizitohen, rrugës për në Katundin Vjetër duhet të jesh i vemendshëm, përsa i përket qarkullimit.

I vendosur në luginën mes maleve të larta siç është Molungu nga njëri krah e mali i Velës në krahun tjetër, Katundi i Vjetër ofron një klimë dhe ambient të rrallë, mjaft të kërkuar nga vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria, por shpeshherë edhe nga Kosova. Jo vetëm bukuritë e fshatit, por edhe kulinaria e gatimi në disa lokale dhe bujtina malore, ka bërë që ky fshat të jetë i mjaft njohur në hapësirën tonë mbarëkombëtare.

Shtoji dhe faktin se Katundi i Vjetër është përzgjedhur në 100 fshatrat turistikë që do të kenë mbështetje te veçantë infrastrukturore dhe faktin se nuk është më shumë se 2-3 km nga rruga e kombit e bëjnë këtë fshat mjaft të veçantë përsa i përket turizmit natyror.

SKEDA E PRONËS:

Adresa: Katund i Vjetër, Rubik. Shqipëri

Prona: Tokë bujqësore me lejen e miratuar për Bujtinë.

Sipërfaqe: 5 dynymë tokë bujqësore.

Sipërfaqe truall: 170 m2 banesë funksionale

Pozicioni: Afërsisht 2 km nga rruga e Kombit

Avatazhe; Kufizohet me rrugën kryesore të fshatit

Pronari: Gjovalin Preçi

Kontakt: 00355 68 43 76 489

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan